Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1508 online users.
» 0 Member(s) | 1504 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 193
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462

 
  Tableti i parë me GLONASS arrin në Rusi
Posted by: Lizardi - 03-09-2021, 11:53 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Moskë, 17 maj - Kohë më parë u raportua se në Rusi u paraqit telefoni i parë mobil me përkrahjen e integruar për sistemin satelitor rus për navigim GLONASS, ndërsa tani në treg ka arritur edhe i pari tablet që e përkrah atë – Xpad. Ky aparat 7-inçësh vihet në lëvizje nga Froyo, ka procesor 800 MHz dhe 512 MB memorie RAM. Përveç për GLONASS aparati ka përkrahje edhe për GPS, ndërsa ofruesi rus i shërbimeve mobile pohon që përkrahja për të dy sistemet mundëson edhe shfrytëzimin e të dhënave nga të dyja sistemet dhe lokalizim edhe më preciz të pozitës, dhe shpreson që edhe prodhuesit e tjerë të pajisjeve mobile do të ndjekin shembullin e tyre.
Në Rusi ky tablet kushton 14.000 rubla ose rreth 350 euro. /koha.net/

[Image: 17-glonass_1705110952_4.jpg]

Print this item

  Canon përballë Nikon (statistikë)
Posted by: iceboy - 03-09-2021, 07:50 AM - Forum: IT Zone - Replies (2)

[Image: thumbnail.php?file=Canon_vs_Nikon_234811...cle_medium]

Mbase një numër i madh i lexuesve të këtyre rreshtave mund ta dijnë që top ndërmarrjet për kamera janë Nikon dhe Canon, por cila ndërmarrje është më e mirë? Nikon bën Digital SLR më të mirë dhe Canon e bën një përqendrim dhe kapje më të mirë. Sidoqoftë, sipas një statistike të djeshme, Canon është fituesi i qartë.

Kamerat e ndërmarrjes Nikon janë më të lira se ato të ndërmarrjes Canon dhe ju mund të merrni pothuajse të njëjtën cilësi. Nëse ju pëlqen fotoja më e brishtë, Canon mund të ishte zgjedhja më e mirë. Cilën kamerë e pëlqeni më tepër?

[Image: CanonVsNikon.jpg]

Burimi:

PcWorldAlbanian

Print this item

  Paraqiten disa detaje të reja rreth WP7 “Mango”
Posted by: RaydeN - 03-09-2021, 07:17 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: ?di=ARWT]

Microsoft ka theksuar se versioni i radhës i sistemit operativ Windows Phone 7 do të prezantohet në më shumë detaje në kuadër të TechEd 2011 në Atlantis.
Me emrin e koduar “Mango”, iterimi më i fundit i sistemit operativ të kompanisë me bazë në Cupertino, pritet që të paraqitet në treg më vonë gjatë këtij viti dhe në mes tjerash do të sjellë një numër të madh të veglave të produktivitetit.

Për shembull, Mango do t’iu ofrojë mundësi përdoruesve që me lehtësi të ruajnë dhe shkëmbejnë dokumente përmes Office 365 me bazë në loud dhe Windows LiveSKy Drive.

Veçori tjera të dukshme do të përfshijnë integrimin e përmirësuar me Twitter, Facebook, AOL, chat, e-mail dosje të avancuara, shikim të bisedave në e-mail, Lync Mobile App, mbështetje për fjalëkalim, etj. Në anën tjetër Payl Bryan një zyrtar i Microsoft ka konfirmuar se Windows Phone Marketplace do të numërojë më shumë se 16,000 aplikacione gjatë kësaj jave.

“Me më shumë veçori për zhvillues në Mango- si përkrahje për HTML5 dhe shpërndarje të aplikacioneve – ne presim një numër edhe më të madh dhe bashkësi më të gjerë të aplikacioneve për Windows Phone gjatë së ardhmes” shtoi ai. /pcworldalbanian

Print this item

  A është interneti duke ndryshuar kujdesin shëndetësor
Posted by: RaydeN - 03-09-2021, 07:16 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: ?di=XEPG]

Jeni apo nuk jeni një punëtor në industritë për kujdesin shëndetësor, është me rëndësi të theksohet rritja e ndikimit të internetit dhe rrjeteve shoqërore në atë se si njerëzit i marrim vendimet mjekësore.
Fakti që amerikanët janë duke u kthyer kah interneti dhe rrjetet shoqërore për burime në disa nga çështjet më të thella të kujdesit shëndetësor është një gjë shpotitëse në atë se shumë ide tona për privatësinë janë duke ndryshuar. Nëse dikush është duke dashur që të bisedojë për kujdesin e vet personal mjekësor në një forum të hapur, ai/ajo duhet t’u japë të tjerëve një pushim që të marrin parasysh se për çka tjetër mund të jenë të hapur për të biseduar online, duke përfshirë, mbase, informacion të fshehtë për ndërmarrjen tuaj. Duke pasur parasysh këtë, raporti “Peer to Peer Healthcare”, ilësuar nga Pew Internet dhe American Life Project, tregon q, derisa shumë njerëz vazhdojnë të këshillojnë familjen dhe shokët për problemet shëndetësore, uebi ka marrë një rëndësi të posaçme si burim i informacionit, veçanërisht për ata që kanë sëmundje kritike.

Për më tepër, raporti i Pew, “The Socila Life of Health Information”, gjen që 11% e adoleshentëve kanë përcjellur përvojat personale shëndetësore të miqëve të tyre ose përditësimet e tyre përgjatë rrjeteve shoqërore. Edhe pse ndodh kjo, pjesa më e madhe e bisedave për kujdesin shëndetësor ndodh offline: vetëm 5% e adoleshentëve tregojnë që kanë marrë informacion online për kujdes ose mbështetje nga njerëz profesionistë; 13% thonë që kanë pasur kontakte online me shokët dhe familjet dhe 5% thonë që kanë biseduar online me miqtë pacientë./pcworldalbanian

Print this item

  IPKO zbulon çmimet e telefonave Nokia dhe Samsung
Posted by: RaydeN - 03-09-2021, 07:11 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: ?di=110X]

Pas njoftimit zyrtar për lansimin e pakove të reja tarifore me telefonat e mençur mobil të Nokia, HTC dhe Samsung, telefonia mobile IPKO tashmë i ka publikuar edhe çmimet e shumicës së modeleve të telefonave që ajo i ofron.
Në uebfaqen zyrtare të kompanisë, tashmë janë publikuar çmimet e modeleve të telefonave, si Samsung S3350, Nokia E5, Samsung Corby II, dhe Nokia C3.

Kështu, sipas informatave të marra nga faqja zyrtare, të gjithë ata që blejnë modelin e ri të Samsung S3350, i njohur edhe si Samsung Ch@t, duhet të paguajnë 135 euro, ose mund ta blejnë edhe modelin tjetër të prodhuesit të njëjtë, Samsung Corby II për 150 euro./telegrafi/

Print this item

  Nokia eliminon markën Ovi
Posted by: RaydeN - 03-09-2021, 07:10 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: ?di=4G0W]

Nokia ka njoftuar se nuk do ta përdor më emrin “Ovi” për shërbimin e saj të aplikacioneve mobile.
Tani e tutje, ky shërbim do të quhet Nokia App Store, dhe aty do të mund të gjenden të gjitha shërbimet dhe aplikacionet për telefonat e këtij prodhuesi.

Me sa duket, Nokia është duke u munduar ta largojë imazhin e saj të vjetër, dhe në ndërkohë ta zhvillojë një të ri, me të cilin ajo shpreson të shesë më shumë telefona, e posaqërisht, më shumë telefona të mençur.

“Ne kemi vendosur që most a përdorim më emrin Ovi, dhe në vend të kësaj, t’i zëvendësojmë shërbimet tona me emrin Nokia. Duke e centralizuar identitetin e brendit tonë dhe shërbimeve tona me një emër të vetëm, ne do ta fuqizojmë edhe më shumë emrin e Nokia’s, dhe njëkohësisht do ta unifikojmë arkitekturën e brendit tonë me përvojën dhe mundësitë e pafundme që i ofron kompania jonë për konsumatorët e saj” thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Sipas Nokia’s, ky është vetëm një ndryshim i emrit, ndërsa thuhet se kompania do të vazhdojë ta ketë planin e saj dinamik për prezantimin e modeleve të reja të telefonave. / Telegrafi /

Print this item

  Paraqiten disa detaje të reja rreth WP7 “Mango”
Posted by: dARK-iNSPIRATION - 03-08-2021, 08:32 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=windows_phone_7_samsu...cle_medium]

Microsoft ka theksuar se versioni i radhës i sistemit operativ Windows Phone 7 do të prezantohet në më shumë detaje në kuadër të TechEd 2011 në Atlantis.

Me emrin e koduar “Mango”, iterimi më i fundit i sistemit operativ të kompanisë me bazë në Cupertino, pritet që të paraqitet në treg më vonë gjatë këtij viti dhe në mes tjerash do të sjellë një numër të madh të veglave të produktivitetit.

Për shembull, Mango do t’iu ofrojë mundësi përdoruesve që me lehtësi të ruajnë dhe shkëmbejnë dokumente përmes Office 365 me bazë në loud dhe Windows LiveSKy Drive.

Veçori tjera të dukshme do të përfshijnë integrimin e përmirësuar me Twitter, Facebook, AOL, chat, e-mail dosje të avancuara, shikim të bisedave në e-mail, Lync Mobile App, mbështetje për fjalëkalim, etj. Në anën tjetër Payl Bryan një zyrtar i Microsoft ka konfirmuar se Windows Phone Marketplace do të numërojë më shumë se 16,000 aplikacione gjatë kësaj jave.

“Me më shumë veçori për zhvillues në Mango- si përkrahje për HTML5 dhe shpërndarje të aplikacioneve – ne presim një numër edhe më të madh dhe bashkësi më të gjerë të aplikacioneve për Windows Phone gjatë së ardhmes” shtoi ai. /pcworldalbanian

Print this item

  Studentet shqiptare krijojnë robot
Posted by: RaydeN - 03-08-2021, 03:46 PM - Forum: IT Zone - Replies (3)

[Image: ?di=NLW7]


Robot që shkruan dhe njeh relievin është krijimi më i fundit i tri studenteve të Inxhinierisë Kompjuterike, Arlinda Imeri, Fjolla Iljazi dhe Mjaftime Alili. Projektin e ndërtimit të robotit e kanë realizuar në kuadër të punimit të diplomës me ndihmën e mentorit Azir Aliu. Roboti është ndërtuar duke shfrytëzuar paketën LEGO Mindstorms NXT 2.0, me qëllim të krijimit të një projekt “real” dhe “fizik” në lëmin e robotikës, duke ikur nga format tradicionale abstrakte që hasen tek projektet në përgjithësi.

“Objektivi jonë është që ky punim të jetë një nismë për hulumtimet e ardhshme që do t’i bëjmë në lëmin e robotikës, si dhe të rritë entuziazmin dhe interesimin tonë për të shfrytëzuar programimin si mjet për t’i vënë në lëvizje këto pajisje. Të mundësojmë që këto pajisje të hynë në universitetin tonë dhe tu shërbejnë studentëve të ardhshëm si vegël mësimi dhe hulumtimi në lëmenjtë përkatës, duke shfrytëzuar metoda të ndryshme zbavitëse dhe interesante”, thonë studentet, transmeton Zhurnal.

Roboti e zbulon çdo vend të mjedisit ku ndodhet, i “sheh” muret dhe pengesat para se të ballafaqohet me to dhe mandej kthehet në të majtë dhe të djathtë për të caktuar drejtimin në vazhdim. Në qoftë se rastësisht has në pengesë, atëherë sensori, që reagon në prekje (touch sensor), bën që roboti të ndalet dhe vendos nga cila anë do vazhdojë rrugën.

Duke shfrytëzuar këtë punim parashikojmë që të inkurajojmë stafin dhe studentët tjerë në shfrytëzimin e kësaj teknologjie për module dhe lëmi të ndryshme, thonë studentet.

Sipas tyre, së shpejti në Universitetin e Evropës Juglindore do të formohet një “ROBOT CLUB”, ku studentët do të kenë mundësinë t’i shprehin idetë dhe aftësitë e tyre.

Burimi Lajmi /Knninfo

Print this item

  Si të veproni nëse ju laget laptopi
Posted by: RaydeN - 03-08-2021, 03:42 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: ?di=YHDR]

Nëse nuk merrni masa urgjente kur ju laget laptopi, mund të mos ju ndizet më dhe të dalë jashtë përdorimi.

Masat e ndërmarra në situate të tilla mund të parandalojnë disa dëme të pariparueshme.

Ndërprisni menjëherë lidhjen me korrentin sapo t’ju laget laptopi juaj. Kthejeni laptopin mbrapsht dhe parandaloni shpërndarjen e lëngut në pjesën e brendshme të tij.

Pastrojeni lëngun e derdhur mbi laptop me një leckë. Hiqni baterinë dhe pajisjet tjera të jashtme. Vendoseni përmbys dhe mbajeni ashtu disa ditë.

Pasi të kullojë gjithë uji apo lëngu i derdhur sipër tij vendoseni laptopin në oriz. Kompjuteri do të thahet më shpejt me ndihmën e veçorisë thithëse të orizit.

Do të ishte mirë nëse mund të siguroni kapsula thithëse dhe t’i vendosni nën kompjuterin e kthyer mbrapsht.
Mos përdorni makinën tharëse të flokëve sepse mund të krijoni dëme elektronike.

Vendosni baterinë e laptopit, nëse punon lëreni për pak kohë të ndezur dhe pastaj fikeni. Nëse nuk punon atëherë provoni duke vendosur kabllon elektrike. Nëse nuk ju ndizet përsëri kërkoni ndihmën e servisit teknik.

Nëse mbi laptop janë derdhur pije me sheqer si coca-cola, kafe, lëngje frutash atëherë çojeni menjëherë në servis pasi të keni bërë ndërhyrjen e parë.


Burimi Lajmit /.knninfo.com

Print this item

  Në 2015, Windows Phone 7 do të jetë lider?
Posted by: ArlindXh - 03-08-2021, 03:05 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0508174721981_210.jpg]

Bashkëpunimi strategjik me kompaninë Nokia, prodhuesit numër një në nivel botëror, besohet se do t’i ndihmojë Microsoft’it të shtrijë edhe më tej ndikimin e sistemit të saj operativ për telefonat mobil, Windows Phone 7.

Pritet që ky bashkëpunim t’i ndihmojë gjigantit amerikan të softuerit të marrë ndonjë pozicion më serioz, sa i përket platformës së saj mobile, edhe pse Windows Phone 7 është pasardhës i sistemit operativ Windows Mobile, i cili gjithsesi se është një platformë shumë e mirë mobile.

Për momentin, klima e tregut nuk po e lejon shumë kompaninë Microsoft të promovojë vlerat e sistemit të saj operativ për telefonat mobil, pasi që beteja me rivalët si Android dhe iOS është shumë e ashpër.

Mirëpo, shtrirja e madhe e kompanisë Nokia në tregun botëror të telefonave mobil, pritet që t’i ndihmojë Microsoft që të zgjerohet edhe në tregun e telefonave standard mobil, dhe jo vetëm tek telefonat e mençur, të cilët kryesisht i dedikohen konsumatorëve më të pasur.

Stela Bokun, analiste e biznesit në Pyramid Research, thotë se qasja e telefonave të mençur mobil deri në vitin 2015, do të rritet nga 27 në 53 për qind.

Sipas studimit të kësaj firme, thuhet se kërkesa për telefonat e lirë që bazohen në Android do të rritet, dhe e njëjta do të vijë nga shtetet e Afrikës dhe ato në zhvillim, por edhe në një pjesë të Evropës, Lindjes së Mesme, Azisë dhe Amerikës Jugore (gati gjithë botës).

Por, edhe përkundër faktit se Android OS do të jetë platforma kryesor e zhvillimit, Boku thotë se Windows Phone 7 do të jetë në vendin e parë, dhe se ky kryesim do të ndodhë në vitin 2015.

Natyrisht, se ky parashikim vjen si pasojë e marrëveshjes që Nokia ka me Microsoft, por edhe popullaritetit në rritje të platformës së kësaj të fundit. / Telegrafi /

Print this item