eSportsKosova - Gaming Community
IPKO zbulon çmimet e telefonave Nokia dhe Samsung - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: IPKO zbulon çmimet e telefonave Nokia dhe Samsung (/thread-4313.html)



IPKO zbulon çmimet e telefonave Nokia dhe Samsung - RaydeN - 03-09-2021

[Image: ?di=110X]

Pas njoftimit zyrtar për lansimin e pakove të reja tarifore me telefonat e mençur mobil të Nokia, HTC dhe Samsung, telefonia mobile IPKO tashmë i ka publikuar edhe çmimet e shumicës së modeleve të telefonave që ajo i ofron.
Në uebfaqen zyrtare të kompanisë, tashmë janë publikuar çmimet e modeleve të telefonave, si Samsung S3350, Nokia E5, Samsung Corby II, dhe Nokia C3.

Kështu, sipas informatave të marra nga faqja zyrtare, të gjithë ata që blejnë modelin e ri të Samsung S3350, i njohur edhe si Samsung Ch@t, duhet të paguajnë 135 euro, ose mund ta blejnë edhe modelin tjetër të prodhuesit të njëjtë, Samsung Corby II për 150 euro./telegrafi/