eSportsKosova - Gaming Community
Nokia eliminon markën Ovi - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Nokia eliminon markën Ovi (/thread-4312.html)



Nokia eliminon markën Ovi - RaydeN - 03-09-2021

[Image: ?di=4G0W]

Nokia ka njoftuar se nuk do ta përdor më emrin “Ovi” për shërbimin e saj të aplikacioneve mobile.
Tani e tutje, ky shërbim do të quhet Nokia App Store, dhe aty do të mund të gjenden të gjitha shërbimet dhe aplikacionet për telefonat e këtij prodhuesi.

Me sa duket, Nokia është duke u munduar ta largojë imazhin e saj të vjetër, dhe në ndërkohë ta zhvillojë një të ri, me të cilin ajo shpreson të shesë më shumë telefona, e posaqërisht, më shumë telefona të mençur.

“Ne kemi vendosur që most a përdorim më emrin Ovi, dhe në vend të kësaj, t’i zëvendësojmë shërbimet tona me emrin Nokia. Duke e centralizuar identitetin e brendit tonë dhe shërbimeve tona me një emër të vetëm, ne do ta fuqizojmë edhe më shumë emrin e Nokia’s, dhe njëkohësisht do ta unifikojmë arkitekturën e brendit tonë me përvojën dhe mundësitë e pafundme që i ofron kompania jonë për konsumatorët e saj” thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Sipas Nokia’s, ky është vetëm një ndryshim i emrit, ndërsa thuhet se kompania do të vazhdojë ta ketë planin e saj dinamik për prezantimin e modeleve të reja të telefonave. / Telegrafi /