| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1509 online users. » 0 Member(s) | 1505 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462
|
|
|
| HTC Flyer vjen në Evropë |
|
Posted by: ArlindXh - 03-08-2021, 02:56 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
HTC ka njoftuar se tableti i saj HTC Flyer, i cili bazohet në sistemin operativ Android së shpejti do të jetë në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, ky tablet do të shitet përmes Best Buy UK dhe Carphone Ëarehouse, si dhe përmes faqes zyrtare të HTC’së.
Versioni i këtij tableti vetëm me WiFi është në dispozicion për shitje, për një çmim prej 479 funtash, ndërsa modeli tjetër me WiFi dhe 3G shitet për 599 funta britanike.
Mirëpo, ky është çmimi i tabletit pa lidhur kontratë me ndonjë operator të caktuar mobil, sepse operatorët e subvencionojnë çmimin e kësaj pajisje për përdoruesit e tyre.
Për të gjithë ata që kanë harruar karakteristikat e tabletit, HTC Flyer ka një ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucion me 204 x 600 piksel, Android 2.1 Gingerbread, dhe procesor 1.5GHz Qualcomm. / Telegrafi /
|
|
|
| HTC Sensation për 500 funta? |
|
Posted by: ArlindXh - 03-08-2021, 02:53 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Modeli më i ri i telefonit të HTC’së në platformën Android, HTC Sensation, tanimë është i gatshëm për para-porosi në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo përsëri kjo do të thotë se një blerës potencial do të duhet të nënshkruajë kontratë me operatorin e caktuar anglez.
Mirëpo, një rrjetin e dyqaneve Play, modeli HTC Sensation shitet edhe pa kontratë, për një çmim prej 500 funtave, ndërsa data e lansimit të këtij modeli në Play thuhet se është 30 qershori.
Për të gjithë ata që nuk e kanë pasur rastin të kuptojnë karakteristikat e këtij telefoni, atëherë vlen të thuhet se HTC me të vërtet synon të bëjë senzacion në treg.
HTC Sensation posedon procesorin dy-bërthamësh me 1.2GHz, ekran qHD me 4.3 inç, Super LCD, rezolucion me 540 x 960 pikselë, 1GB memorie të brendshme, si dhe mikro SD kartelë dhe 768MB RAM.
Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe Android 2.3.3 Gingerbread, HTC Sense UI, plus HTC Watch, lidhje HSPA/WCDMA, Bluetooth 3.0, 802.11 b/g/n WiFi, A-GPS, gyro sensor, G-sensor, kamerë të pasme me 8MB, VGA kamerë dhe kompas dixhital. / Telegrafi /
|
|
|
| IPKO: 550 euro për HTC Desire HD |
|
Posted by: iceboy - 03-08-2021, 12:55 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
IPKO së fundmi e ka zgjeruar ofertën e saj për konsumatorët e rinj dhe ata ekzistues, edhe me telefonat mobil nga prodhues të famshëm si Nokia, HTC dhe Samsung, përkatësisht me modelet e telefonave të mençur si HTC Desire, HTC Desire HD, Nokia C3, Nokia E5, Samsung Galaxy Mini, Corby II dhe jo vetëm. Për çdo pako, IPKO ofron edhe mundësinë e pagesës deri në 18 këste, përmes sistemit bankar.
Përveç telefonave mobil, përdoruesit të cilët parapaguhen në ndonjërën prej pakove me kohëzgjatje prej 3, 6, 12 ose 18 muajsh marrin edhe minuta dhe SMS kombëtar dhe ndërkombëtarë, internet dhe MMS, një numër IPKO dhe një telefon mobil të markës Nokia, HTC apo Samsung, i cili vjen me një pako të caktuar.
“Pakot e ofruara janë mundësi e mirë për të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO, të cilët dëshirojnë të posedojnë telefon të avancuar mobil nga Nokia, HTC ose Samsung, si dhe të kenë kontrollë të plotë mbi shpenzimet e tyre. Me secilën pako me parapagim, konsumatorët tanë e balancojnë buxhetin e tyre, dhe në baza mujore marrin minuta dhe SMS kombëtar dhe ndërkombëtar, internet në mobil, MMS si dhe telefonin e preferuar mobil” ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO.
Konsumatorët të cilët zgjedhin pakon gjashtë mujore Extra 6, për çdo muaj pranojnë 50 MB internet, 50 MMS, 50 minuta dhe 50 SMS të cilët mund t’i shpenzojnë drejt çdo operatori mobil në Kosovë, ndërsa pakon e tyre mund ta kombinojnë me ndonjërin prej modeleve të telefonave Nokia C3, Nokia E5, Samsung Galaxy Mini apo Samsung Corby II, i cili në nivel botëror është lansuar muajin e kaluar, ndërsa Kosova është ndër vendet e para evropiane që e posedon këtë model për shitje.
Ata që zgjedhin pakon një-vjeçare Extra 12, gjithashtu në baza mujore pranojnë nga 50 minuta dhe 50 SMS kombëtar, 50 MMS, dhe 50 MB internet, ndërsa kanë mundësinë e përzgjedhjes së ndonjërit prej modeleve të telefonave të mençur, si HTC Desire, HTC Desire HD apo Samsung Galaxy S Mini.
Ndërsa, konsumatorët që zgjedhin pakon për 18 muaj - Extra 18, në baza mujore pranojnë 100 minuta kombëtar, 100 SMS kombëtar dhe ndërkombëtar, 100 MB internet, dhe 100 MMS, ndërsa atyre iu ofrohet telefoni i avancuar HTC Desire HD, ndërsa të njëjtin mund ta paguajnë për periudhë më të gjatë kohore.
Çmimet e celularëve
HTC Desire HD për të cilin shumë dëshiruan të kuptojnë çmimin, me pakon Extra 12 të cilën e shpjegua më lartë kushton 550 euro, ndërsa me pakon Extra 18 kushton 630 euro (ku natyrisht përfshihen planet për SMS, minuta, MMS, internet, etj).
HTC Desire në anën tjetër mund të blihet me pakon Extra 12 që kushton 400 euro (përfshirë planin tarifor që u theksuar me pakon Extra 12). Odelet tjera si Samsung S5570 kushtojnë 240 euro e planin Extra 12, pastaj Nokia E5 205 euro e planin Extra 6, Nokia C3 e pakon Extra 6, etj.
*Për çdo pako të zgjedhur (Extra 3,6,12, ose 18), konsumatori paguan vetëm çmimin e telefonit të zgjedhur, ndërsa sasia e minutave, SMS’ve, MMS’ve dhe internetit në mobil, përfshihet në çmim.
Këto oferta janë mjaft atraktive duke pasur parasysh se një konsumator i përditshëm i Kosovës e ka të vështirë të paguajë një shumë prej 550 euro për një telefon, e që do të thotë se pagesa e celularëve mund të bëhet edhe përmes bankave. Deri tani dihet se TEB StarCard do të jetë zgjidhja e parë, por shumë shpejt pritet të zgjerohen mundësitë e pagesave edhe përmes bankave tjera.
Burimi:
PcWorldAlbanian
|
|
|
| Erdogan: “Facebook, teknologji e shëmtuar” |
|
Posted by: RaydeN - 03-08-2021, 12:03 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: ?di=RTHN]](http://esportskosova.net/img/?di=RTHN)
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ka një faqe në Facebook me 784,244 fansa, por kjo gjë nuk e ka ndaluar atë të “pështyjë” mbi rrjetin më të madh social, pikërisht në garën e partisë së tij për zgjedhje.
Sipas raportimeve të mediave locale dhe ndërkombëtare, Erdogan ka thënë, “Faqet në Facebook janë të shëmtuara dhe të tmerrshme”.
Sidoqoftë, besohet se ankesa kryesore e Erdogan për Facebook, përqëndrohet në atë që ai e quan “të pamoralshme” dhe e cila u servohet të gjithëve për ta parë.
Kohë më parë, ai kishte folur me ton të njëjtë edhe për emaila, për të cilën gjë ai ishte nxitur nga lideri i partisë opozitare turke. / Telegrafi /
|
|
|
| FBI stopon punën e botnetit Coreflood |
|
Posted by: RaydeN - 03-08-2021, 07:10 AM - Forum: IT Zone
- Replies (4)
|
 |
![[Image: ?di=8ERL]](http://esportskosova.net/img/?di=8ERL)
Coreflood është botneti më i ri të cilit i është përfunduar misioni nga ana e FBI. Kjo e fundit ka përdorur manovra të caktuara për të vënë offline botnetin Coreflood, që do të thotë se vëllimi i spamit që del në inboxin tuaj do të jetë më i vogël, dhe gjithashtu edhe interneti më i sigurtë.
Një botnet siç e dini është një rrjet i kompjuterëve të infektuar (bot) që mund të kontrollohen prej së largu nga sulmues të caktuar, për qëllime të dëmshme. Coreflood lejon që kompjuterët e prekur me Windows të qasen nga sulmuesit, duke iu mundësuar atyre të vjedhin të dhëna personale të ndjeshme dhe informata financiare, në mënyrë që të vjedhin fonde.
“Botnetët dhe cyber-kriminelët që i implementojnë ata, dëmtojnë sigurinë e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe varshmërinë e shtetit në infrastrukturën informative” tha Shawn Henry, Asistent-Drejtor Ekzekutiv i Divizionit Për Krime, Cyber-Krime, Reagime dhe Shërbime të FBI-së, pranë departamentit të drejtësisë në SHBA. “Këto veprime për të ndaluar kërcënimin e shkaktuar nga Coreflood janë të parat e këtij lloji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe reflektojnë përkushtimin tonë për të qenë kreativ dhe proaktiv në bërjen e internetit një vend më të sigurt”.
Dave Marcus, pranë McAfee Labs që është në rolin e drejtorit hulumtues dhe për komunikime, theksoi për PCWorld se cyber-kriminelët prapa Coreflood kanë krijuar makina të të hollave me këtë botnet. Marcus tha se është vështirë të parashikohet sesa të holla ka gjenruar botneti, por ka gjasa të bëhet fjalë për dhjetëra milionë, dhe se askush nuk mund ta mohojë se kjo shumë mund të arrijë deri në 100 milion dollarë.
Ky është sulmi tjetër i radhës kundër cyber-kriminelëve, pasi që më parë Waledac ishte stopuar në shkurt të vitit 2010, pastaj Bredolab në nëntor të vitit të kaluar, etj. Rustock një tjetër botnet ishte stopuar në mars të vitit 2011. Por pavarësisht kësaj ka ende shumë botnet aktiv dhe të cilët duhet sfiduar nga organet kompetente. /pcworldalbanian
|
|
|
|