eSportsKosova - Gaming Community
Erdogan: “Facebook, teknologji e shëmtuar” - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Erdogan: “Facebook, teknologji e shëmtuar” (/thread-4275.html)



Erdogan: “Facebook, teknologji e shëmtuar” - RaydeN - 03-08-2021

[Image: ?di=RTHN]

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ka një faqe në Facebook me 784,244 fansa, por kjo gjë nuk e ka ndaluar atë të “pështyjë” mbi rrjetin më të madh social, pikërisht në garën e partisë së tij për zgjedhje.
Sipas raportimeve të mediave locale dhe ndërkombëtare, Erdogan ka thënë, “Faqet në Facebook janë të shëmtuara dhe të tmerrshme”.

Sidoqoftë, besohet se ankesa kryesore e Erdogan për Facebook, përqëndrohet në atë që ai e quan “të pamoralshme” dhe e cila u servohet të gjithëve për ta parë.

Kohë më parë, ai kishte folur me ton të njëjtë edhe për emaila, për të cilën gjë ai ishte nxitur nga lideri i partisë opozitare turke. / Telegrafi /