| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,854
» Latest member: kqkt
» Forum threads: 38,150
» Forum posts: 351,858
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 79984 online users. » 0 Member(s) | 79980 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 27
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 41
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 221
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 578
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 570
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 393
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,383
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,254
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 164
|
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 7,064
|
|
|
| HTC Desire në dyqanet e IPKO |
|
Posted by: iceboy - 03-05-2021, 07:45 PM - Forum: IT Zone
- Replies (2)
|
 |
Një burim i yni në IPKO, kohë më parë na paralajmëroi se janë duke u përgatitur disa oferta për konsumatorët e rinj dhe ata ekzistues.
Modelet më të reja të HTC, Nokia, Samsung LG, etj na u tha se do të shfaqen në dyqanet e IPKO dhe blerja e tyre do të mund të bëhet në forma të ndryshme me pako të ndryshme. E tani me një postim të bërë përmes faqes zyrtare të IPKO në Facebook, thashethemet u konfirmuan. Modelet të reja të celularëve po vijnë në dyqanet e IPKO.
Duke filluar prej ditës së nesërme në dyqanet e IPKO do të prezantohen modelet si HTC Desire, Samsung Corby, Nokia E5, etj. Ndërsa sa i përket Samsung Galaxy S II, të cilin e kemi theksuar se mund të paraqitet në artikullin e botuar para një jave, nuk është thënë asnjë detaj.
Gjithnjë duke u bazuar në paralajmërimet zyrtare në Facebook, IPKO ka theksuar se HTC Desire do t mund të blihet me mundësi pagese deri në 18 muaj, dhe me këtë mund të zgjidhen oferta të ndryshme të pakove mujore, që sjellin shumë më shumë sesa një telefon në duart e konsumatorit. HTC Desire siç e dini është një celularë mjaft i fuqishëm me procesor 1GHz Scorpion, ka kamerë 8 megapikselëshe me dual-LED blic dhe autofokus, ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi 4.3 inç dhe rezolucion 480 x 800 piksela, akselerometër, proksimetër, Wi-Fi, microUSB, A-GPS, FM Radio, etj. Ndërsa platforma mbi të cilën mbështetet HTC Desire është Android 2.2, me mundësi përditësimi në 2.3
Sidoqoftë ky nuk do të jetë celulari i vetëm që do të tërheq vëmendje pasi që edhe modelet e Nokia-s dhe Samsung, veçanërisht modeli Corby që ka debutuar kohë më parë edhe në disa tregje tjera të botës dhe është model i ri, janë oferta shumë atraktive për konsumatorët, mund të japin rezultate edhe më të mira në shitje. Por këtë do ta konfirmojmë me kohë.
Burimi:
PcworldAlbanian
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=GHO9A9Zf5g8[/youtube]
|
|
|
| Microsoft me konferencën e radhës në Prishtinë |
|
Posted by: iceboy - 03-05-2021, 07:42 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Microsoft edhe këtë vit do të jetë e pranishme në Prishtinë me konferencën e saj vjetore “Tech Update” në kuadër të së cilës do të marrin pjesë ligjërues nga vendi dhe rajoni, si dhe një numër i madh i mysafirëve.
Me 17 maj në ambientet e Hotel Emerald në Prishtinë zhvilluesit dhe administratorët e sistemeve, por edhe të interesuarit tjerë do të kenë rastin që të ndjekin nga afër disa ligjërata shumë atraktive nga ligjërues të huaj dhe vendor, që do të prezantojnë në lidhje me Cloud, Web, Kinect, Visual Studio 2010, SQL Server, etj.
Lista e ligjëruesve përfshinë emra si Karl Davies-Barret, Dejan Dimitrovski, Dukagjin Maloku, Betim Drenica, etj. Temat do të jenë jashtëzakonisht atraktive dhe do të jenë në interes të veçantë të zhvilluesve potencial që synojnë aplikacione apo shërbime përmes platformës Microsoft.
Zyrtarë të ITBM Group, që janë organizatorë të ngjarjes, kanë theksuar se këtë vit numrin e pjesëmarrësve mund të arrij deri në 300, dhe kjo padyshim hedh më shumë dritë mbi rëndësinë e konferencës dhe madhësinë e saj.
Për të rezervuar një vend regjistrohuni këtu.
Burimi:
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/lajmet/4754-Microsoft-konferencn-radhs-Prishtin.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/lajmet/4754-Micro ... shtin.html</a><!-- m -->
|
|
|
| HTC Flyer vjen në Evropë |
|
Posted by: RaydeN - 03-05-2021, 01:09 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
![[Image: ?di=O87N]](http://esportskosova.net/img/?di=O87N)
HTC ka njoftuar se tableti i saj HTC Flyer, i cili bazohet në sistemin operativ Android së shpejti do të jetë në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, ky tablet do të shitet përmes Best Buy UK dhe Carphone Ëarehouse, si dhe përmes faqes zyrtare të HTC’së.
Versioni i këtij tableti vetëm me WiFi është në dispozicion për shitje, për një çmim prej 479 funtash, ndërsa modeli tjetër me WiFi dhe 3G shitet për 599 funta britanike.
Mirëpo, ky është çmimi i tabletit pa lidhur kontratë me ndonjë operator të caktuar mobil, sepse operatorët e subvencionojnë çmimin e kësaj pajisje për përdoruesit e tyre.
Për të gjithë ata që kanë harruar karakteristikat e tabletit, HTC Flyer ka një ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucion me 204 x 600 piksel, Android 2.1 Gingerbread, dhe procesor 1.5GHz Qualcomm. / Telegrafi /
|
|
|
| Shitja e iPhone dhe iPad mund të përjetojë “telashe” |
|
Posted by: iceboy - 03-05-2021, 04:19 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Një mungesë e pjesëve e edhe e punëtorëve në një prej fabrikave më të mëdha të Foxconn Electronics, ka gjasa që të shfaq ndikimin e vet në prodhimin e iPad 2 dhe iPhone 4, dhe në përgjithësi në shitjen e tyre.
Digitmes shkruan se prodhimi në fabrikat e Foxconn në Chengdu, Kinë që krijon njësitë iPad 2 për Apple si dhe pajisje tjera për prodhues tjerë, momentalisht është duke përjetuar mungesë edhe të komponentëve e edhe të fuqisë punëtore. Kjo thuhet se do të ketë ndikim në prodhimin e përgjithshëm të kompanisë, që arrin të sjellë në treg 2.5 deri në 3 milion iPad 2.
Pavarësisht kësaj një zëdhënës i Foxconn ka thënë se janë duke punuar me mund për të arritur kërkesat e klientëve për iPad 2, që në pjesën më të madhe prodhohet në fabrikën e Foxconn në Shenzhen, Kinë.
Mungesat e pjesëve thuhet se do të kenë ndikim edhe në disa prodhues tjerë, në veçanti të atyre që merren me celularë dhe tablet. Duke cituar burimet e veta, Digitimes ka thënë se prodhuesit po punojnë me mund prapa skenave për të rritur stokun e inventarit para se të paraqitet ndonjë krizë e mungesës së pjesëve. /pcworldalbanian
|
|
|
| Intel, me arkitekturë të re për çipin Atom |
|
Posted by: iceboy - 03-05-2021, 04:18 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Intel është momentalisht duke punuar në një arkitekturë të re të çipit Atom që është koduar me ermin “Silvermont”.
Kjo arkitekturë e re shkon përtej Ivy Bridge me transistorë 22 nm 3D Tri-Gate. E sipas të gjitha gjasave laptopi i ri i Google, Chromebook do të ketë procesor Atom, megjithatë arkitektura Silvermont është ende dy gjenerata larg.
Ajo pritet që të paraqitet në vitin 2013. Kur kombinohet me transistorët 3D, pritet që të mundësojnë nivele të reja integrimit dhe performancës, dhe të bëjnë progres të madh të efikasitetit të energjisë.
Silvermont do të jetë një dizajn SoC (System-on-a-chip), sikurse të gjithë procesorët Atom, dhe i ngjashëm me procesorët që gjinden në smartphone dhe tablet. Intel ka vendosur procesorin Atom në rrugë të shpejtë të paraqitjes në treg dhe do të përshpejtojë prodhimin e tij. Por SoC-ët e tanishëm të Atom janë në 45 nm, dhe më vonë gjatë këtij viti do të kalojnë në 32 nm, gjë që tegon se arkitektura e re do të ketë vështirësi të paraqitet aq shpejtë, kështu që procesi dhe arkitektura e re do të jenë në treg pas 3 vitesh.
Sipas CNET, arkitektura Silvermont do të jetë e dizajnuar në veçanti për të shfrytëzuar teknologjinë 22 nanometër dhe 3D transistorët. Këto ndryshime janë rezultat i konkurrencës jo vetëm nga AMD por edhe nga NVIDIA, që ka blerë iCera-në, si dhe nga Apple që ka lënë anash Intel-in për ARM në Macbook. /pcworldalbanian
|
|
|
|