eSportsKosova - Gaming Community
NASA teston biokarburantin nga yndyra shtazore - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: NASA teston biokarburantin nga yndyra shtazore (/thread-4238.html)



NASA teston biokarburantin nga yndyra shtazore - iceboy - 03-06-2021

[Image: 14-testimet_1405111424_4.jpg]

Në qendra kaliforniane për hulumtime Dryden Flight Research Center, NASA ka testuar biokarburantin e përfituar nga yndyra e pulave dhe lopëve. Eksperimenti i quajtur Aafex (Alternative Aviation Fuels Experiment) u krye në tokë, mirëpo ai dëshmoi se ky lloj biokarburanti është i përshtatshëm për motorë reaktivë.
Ma këtë rast i kanë testuar dy lloje karburantesh: hydrotreated renewable jet fuel (HRJ) dhe atë jet propellant 8 (JP-8), kurse në fund edhe përzierjen e tyre në proporcionin 1:1. “Jemi të bindur se biokarburantet janë të përshtatshme për motorë të aeroplanëve dhe më pak e ndotin ambientin se sa motorët e tashëm”, thuhet në komunikatën e grupit të shkencëtarëve që bëri këto eksperimentale. Udhëheqësi i projektit kërkimor, Bruce Anderson nga NASA tha se testet kanë dëshmuar se ndotja e ambientit është madje 60 për qind më e vogël se sa nga motorët standardë.
Yndyra e pulave është marrë nga ferma në vendin Geismar në shtetin federal Louisiana, nga e cila janë përgatitur 2 500 fuqi biokarburanti në ditë.
Me dëshirë që për automjetet e veta të sigurojë sa më parë karburant alternativ, Ushtria amerikane deri tashti ka provuar biokarburantin e përfituar nga algat e detit. Ato rriten shpejt dhe nuk zënë sipërfaqe tokësore për prodhimin e ushqimit, andaj gjithnjë e më shumë po gjejnë përdorim si një prej burimeve të përtëritës të energjisë. Biokarburantet i kanë testuar edhe disa kompani ajrore, në mesin e të cilave edhe Lufthansa gjermane, e cila në fluturaket e saj ka futur biokarburant të përfituar nga vaji ushqimor. /koha.net


Re: NASA teston biokarburantin nga yndyra shtazore - Lizardi - 03-06-2021

arritje e madhe shum edhe me uj kan em bo