| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1495 online users. » 0 Member(s) | 1491 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462
|
|
|
| Vila e Bin Laden, fushë beteje në “Counter Strike” |
|
Posted by: iceboy - 03-03-2021, 03:08 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Vrasja e kryetarroristit më të rrezikshëm në botë, Osama Bin Laden, gjatë një aksioni super-sekret të grupit Navy Seal’s, në vilën e tij në Abottabad, ka vën në lëvizje krijuesit e lojrave me luftë.
E gjithë kjo ndërtesë, e cila shërbeu si shesh lufte për 40 minuta në Pakistan, është krijuar si fushë betejë edhe për lojtarët e “Counter Strike”.
Sipas burimeve që konfirmon e përditshmja “Kontaku”, që i referohet krijuesit të kësaj harte, në të ardhmen është konceptuar që kjo vilë të përdoret si një zonë për mbajtjen e pengjeve.
Kush dëshiron që të shkarkojë këtë fushë beteje, mund të klikojë në linkun e mëposhtëm. / Telegrafi /
|
|
|
| Zyrtare: Microsoft të blejë Skype ! |
|
Posted by: iceboy - 03-03-2021, 12:50 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Duke konfirmuar thashethemet qe filluan te perhapen neper internet te dielen e fundit, Microsoft tani ka bere te ditur zyrtarisht qe do te bleje Skype. Këtë mëngjes shtypi tha se cmimi i cili Microsoft do të ofrojë për Skype, është rreth 8,5 bilion $ kesh, sic u zbulua më herët nga web-i i AllThingsDigital.
Duke u bazuar në shtyp, kjo lëvizje e rëndësishme e Microsoft do të rritë casjen e real-time video (video thirrje ne kohë reale) dhe komunikimin e zërit, duke sjellur perfitimi te të dy palët e konsumatorëve, ata privat dhe biznesemenë. Marrveshja gjithashtu do të zgjerojë markën botërore të Skype dhe arritjen e platformes së saj rrjetore, në të njëjtën kohë përmirësimin e produkteve të tanishme të bisedës në kohë reale. Marrëveshja është ende nën pritjen e Qeverisë, por Microsoft shpreson që ky biznes të mbyllet dikur në 2011. Microsoft planifikon të përdorë Skype i cili ka 170 Milion Përdorues, për shum produkte të tij, duke thënë në lëshimin e tij që Skype do të mbështetë pajisjet si : Microsoft XBOX LIVE, Kinect, Windows Phone dhe një shumë tjetër të produkteve me Windows. Microsoft gjithashtu do ti lidhë përdoruesit e Skype me Lync, Outlook, Xbox Live dhe me komunitete tjera... Microsoft do të vazhdojë të investojë dhe ti mbështetë klientët e Skype të cilët nuk posedojnë produkte me Windows. Marrëveshja do ta kthejë Skype në një ndarje të veten brenda Microsoft. CEO i tanishëm i Skype Tony Bates do të jetë Presidenti i ri i Microsoft Skype, dhe do të raportojë këtë direkt tek Presidenti i Microsoft Steve Ballmer. Ballmer është cituar në gazetë të ketë thënë: "Bates ka një provojë të mirë të liderit, dhe do ta cojë përpara Ekipin e Microsoft". Thashethemet për blerjen e Skype filluan të Enjëten, kur ishte raportuar që Facebook dhe Google janë në bisedime për blerjen e Skype. Sidoqoftë emri i Microsoft u shënua si blerës i mundshëm i Skype. Kjo është blerja më e madhe e bërë ndonjëherë nga Microsoft./eSportsKosova.com
|
|
|
| Google dhe Facebook në garë për Skype |
|
Posted by: ArlindXh - 03-03-2021, 10:37 AM - Forum: IT Zone
- Replies (3)
|
 |
Sipas raporteve të fundit, thuhet se gjigantët e internetit, Google dhe Facebook janë në garë për ta blerë shërbimin e famshëm për biseda në internet, Skype.
Një burim i afërt me Facebook ka thënë për Reuters se Mark Zuckerberg është duke menduar ta blejë shërbimin Skype, për një çmim jo më të madh se 3 apo 4 miliardë dollarë.
Ndërsa, një burim tjetër thotë se Facebook dhe Google janë duke menduar ta bëjnë një marrëveshje bashkëpunimi dhe të krijojnë një kompani telekomunikimi, e cila më pas do të bëhej pronare e Skype.
Përderisa dy kompanitë rivale janë duke krijuar strategji për të blerë këtë shërbim, vetë zyrtarët e Skype nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këtë çështje.
Mirëpo, cilado prej kompanive të mëdha e cila do ta blinte shërbimin Skype, do të përfitonte miliona përdorues të rinj të cilët tashmë janë anëtarë të këtij shërbimi dhe e përdorin atë rregullisht. / Telegrafi /
|
|
|
| Zgjidhet miu i ri "Designed by Gamers" |
|
Posted by: Jo :) - 03-03-2021, 10:13 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (6)
|
 |
Komuniteti ka zjgedhur në SteelSeries, votat për miun e ri "Designed by Gamers", ku kanë zgjedhur ngjyrat më të përshtatshme dhe të pëlqyeshme për të.
SteelSeries filloi votat që në prill, duke filluar me 8 dizajne ngjyrash. Javën e kaluar ajo ishte poshtë me vetëm dy ngjyra finale, zi/portokalli kundër kuq/bardhë.
Është e vendosur tani, se miu tjetër i SteelSeries, që me sa duket do të shkojë me emrin Mouse1.1, do të paraqesë një dizajn me ngjyrat zi/portokalli. Miu në fakt do të ketë në funksion tri ngjyra: të zezv, portokalli dhe hiri. Miu do të shfaqë një wheel scroll të ndriquar me ngjyrë portokalli.
Më shumë informacione rreth miut do të shpallen shpejtë kur produkti të fillojë të përdoret më vonë këtë vit.
SteelSeries ka përfshirë edhe një bandë të konkurseve, për të gjetur nëse keni fituar, ne ju sugjerojmë që të hyni në faqen e SteelSeries në Facebook.
|
|
|
| Video: ChRRRRp vs Lions |
|
Posted by: Jo :) - 03-03-2021, 10:03 AM - Forum: Zbavitje
- Replies (2)
|
 |
Këtu është një klip në kuadër të eventit Intel Challenge Super Cup 8 duke parë lojtarin e ekipit gjerman Alternate, Christian "ChRRRRp" Porten kundër ekipit suedez Lions, në de_tuscan. Një ndeshje që u fitua nga pala gjermane.
Fillimin e rundit e bënë duke udhëhequr bashkëlojtarët e tij, ku dhe në luftën e parë ai arrin të mbytë viktimën e parë. Dhe më pas ai vendos për të shkuar drejt tunelit ku është pika e dobët e kundërshtarëve pasi ata ishin me një lojtarë më pak në atë rund. Dhe aty ka mundësinë për të mbytur një lojtarë nga vendi, e më pas me agresivitetin e tij mbytë dhe dy kundërshtarë tjerë, qe tentonin të rikthenin epërsinë numerike të lojtarëve. Dhe së fundi mbyt lojtarin e fundit ku kompleton ace-n e tij me një mbytje në kuti.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=7RzHqMBTlLg[/youtube]
|
|
|
| Na`Vi nuk do të marrin pjesë në ICSC 8 |
|
Posted by: Jo :) - 03-03-2021, 09:56 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (1)
|
 |
Natus Vincere kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në sezonin e 8 të ICSC.
Ky vendim është i justifikuar nga gjigandët e Ukrainës me lindjen e vajzës së kapitenit Danylo "Zeus" Teslenko, e cila do të pengonte ekipin nga detyrimi për trajnimin e duhur për konkurrencë.
Ne jemi mësuar ti kënaqim tifozët tanë me përgatitje të mirë dhe një lojë të kualitetit të lartë, por në këtë moment, ne nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në kushte të tilla," tha menaxheri Na`Vi Aleksander "ZeroGravity" Kokhanovsky në faqen e internetit të ekipit.
Na`Vi kishte titullin e ICSC për të mbrojtur pas fitores në sezonin e shtatë në mars, duke mposhtur Frag eXecutors në finale të eventit, e cila u zhvillua në Kiev.
Me Na`Vi jashtë nga turneu, grupi D është reduktuar në tre ekipe, dhe hapësira e lënë nga gjigandët ukrainas, nuk dihet se nga kush do të plotësohet. Ekipi ukrainas nuk ka luajtur ndonjë lojë në këtë event.
Tao, MaxFloPlaY dhe munkka janë ekipet e mbetura në këtë grup, grup i cili është në krye aktualisht nga pala ruse e tao.
|
|
|
| ish-CNB shëndrrohet në paiN |
|
Posted by: Jo :) - 03-03-2021, 09:49 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (2)
|
 |
paiN kanë njoftuar se kanë siguruar shërbimet e ish-ekipit CNB Gaming.
Kampionët e KODE5 vendosën të lënë CNB muajin e kaluar për një organizatë të re që mund ti sigurojnë ata me përkrahje të mirë financiare, por emrin e shtëpisë të re nuk u njoftua në atë kohë.
paiN, të cilët kanë një histori të gjatë në DotA dhe posedojnë një nga skuadrat më të forta në Brazil, kanë vendosur që të zgjerohet edhe në divizionin e Counter-Strike me një projekt ku ata janë të bindur se do t'i sjellë sukses.
"Ne kemi qenë duke investuar në esports për disa kohë, por ne ishim të kufizuar vetëm në DotA, në sajë të rezultateve të mira të ekipit dhe mbështetjen e madhe që kemi marrë, kemi parë se ishte koha të zgjerohet organizata dhe të përpiqemi për të marrë esports në Brazil në një nivel profesional," thkesoi pronari i paiN, "paada" për teamplay.com.br.
Pyetja në lidhje me eventet e ardhshme të pjesëmarrjes së paiN, Guilherme "spacca" Spacca ka deklaruar planin e tij të ekipit të ri-duke vizituar përsëri eventin e GameGune, ku përfundouan në vendin e 5-6 vitin e kaluar.
![[Image: 1279908233.98.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2780-medium/1279908233.98.jpeg)
Ish-ekipi i CNB Gaming u pa herën e kaluar në KODE5 Global Finals në dhjetor, duke fituar trofeun në një event të të gjitha ekipeve të Amerikës Latine me një fitore 2-0 ndaj Ineters Wild në finale.
paiN ka përbërjen e mëposhtme:
chucky
spacca
btt
prd
mkr
|
|
|
| Mbi 3 milionë Samsung Galaxy SII janë porositur |
|
Posted by: Effective. - 03-03-2021, 06:57 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: ?di=3HUZ]](http://esportskosova.net/img/?di=3HUZ)
Ditëve të fundit është thënë se kërkesa dhe interesimi për modelin e ri të telefonit të mençur të Samsung, përkatësisht për modelin Samsung Galaxy SII, është e jashtëzakonshme.
Për më shumë, është thënë se vetëm në Korenë e Jugut, Samsung ka pranuar më shumë se 2 milionë para-porosi për këtë model, ndërsa pas këtyre thashethemeve, Samsung ka publikuar shifrat e përgjithshme për Galaxy SII, për të cilin thotë se tashmë ka pranuar më shumë se 3 milionë kërkesa, në formë të para-porosive.
Ky është një lajm shumë i mirë për Samsung, e cila ka për synim që të shesë më shumë se 10 milionë kopje të Samsung Galaxy SII deri në fund të vitit, ndërsa nëse ky trend i para-porosive vazhdon kështu, atëherë ky objektiv nuk do të jetë i vështirë për tu arritur nga kjo kompani.
Siç mund të jeni njoftuar deri më tani, Samsung Galaxy SII posedon procesorin dy-bërthamësh që bazohet në 1.2GHz Gingerbread, ekranin Super AMOLED Plus të ndjeshëm në prekje me 4.27 inç me 800 x 400 piksel, portin TouchWiz 4.0 UI, MHL, si dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë video në 1080p.
|
|
|
| HTC bën gati modelin Kingdom |
|
Posted by: RaydeN - 03-03-2021, 06:51 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: ?di=2QL3]](http://esportskosova.net/img/?di=2QL3)
Gjatë ditës së djeshme kanë rrjedhur disa fotografi dhe specifika të mundshme të telefonit të ri të mençur, i cili pritet të paralajmërohet së shpejti nga prodhuesi i famshëm tajvanez, përkatësisht kompania HTC.
Modeli i ri i telefonit të HTC’së i cili pritet të emërtohet Kingdom, thuhet se është thjeshtë i jashtëzakonshëm.
Më saktë, ky model përmban ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, procesor me një bërthamë 1.2 GHz, 768 MB RAM, dhe kamerë jo edhe aq interesante me 5 mega-piksel dhe mundësi incizimi të videos në 720p.
Edhe pse ky telefon mund të quhet i avancuar për tregun tonë, analistët amerikan thonë se i njëjti nuk do të jetë shumë konkurrues në treg, duke marrë parasysh se modelet tjera, si Atrix apo LG Optimus tashmë përmbajnë procesor me dy bërthama, dhe ekran me Super Amoled Plus.
HTC Kingdom sipas të gjitha gjasave do të jetë i bazuar në sistemin operativ Android, përkatësisht në versionin e saj – Gingerbread, ndërsa pritet gjithashtu që ky model të ofrohet me një çmim mestar dhe të përballueshëm për shtresën e mesme të konsumatorëve.
|
|
|
|