03-03-2021, 10:37 AM
![[Image: f.0505150049958_210.jpg]](http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0505150049958_210.jpg)
Një burim i afërt me Facebook ka thënë për Reuters se Mark Zuckerberg është duke menduar ta blejë shërbimin Skype, për një çmim jo më të madh se 3 apo 4 miliardë dollarë.
Ndërsa, një burim tjetër thotë se Facebook dhe Google janë duke menduar ta bëjnë një marrëveshje bashkëpunimi dhe të krijojnë një kompani telekomunikimi, e cila më pas do të bëhej pronare e Skype.
Përderisa dy kompanitë rivale janë duke krijuar strategji për të blerë këtë shërbim, vetë zyrtarët e Skype nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këtë çështje.
Mirëpo, cilado prej kompanive të mëdha e cila do ta blinte shërbimin Skype, do të përfitonte miliona përdorues të rinj të cilët tashmë janë anëtarë të këtij shërbimi dhe e përdorin atë rregullisht. / Telegrafi /





![[Image: hajrullah.png]](http://www.kickass.to/userwidget/hajrullah.png)
![[Image: n-560x95_FFFFFF_FFFFFF_000000_000000.png]](http://www.game-state.com/178.132.216.86:27015/n-560x95_FFFFFF_FFFFFF_000000_000000.png)

![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)

![[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]](http://photoserver.ws/images/TkLq4dbd1b22c32e7.png)