eSportsKosova - Gaming Community
Google dhe Facebook në garë për Skype - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Google dhe Facebook në garë për Skype (/thread-4158.html)



Google dhe Facebook në garë për Skype - ArlindXh - 03-03-2021

[Image: f.0505150049958_210.jpg]
Sipas raporteve të fundit, thuhet se gjigantët e internetit, Google dhe Facebook janë në garë për ta blerë shërbimin e famshëm për biseda në internet, Skype.
Një burim i afërt me Facebook ka thënë për Reuters se Mark Zuckerberg është duke menduar ta blejë shërbimin Skype, për një çmim jo më të madh se 3 apo 4 miliardë dollarë.

Ndërsa, një burim tjetër thotë se Facebook dhe Google janë duke menduar ta bëjnë një marrëveshje bashkëpunimi dhe të krijojnë një kompani telekomunikimi, e cila më pas do të bëhej pronare e Skype.

Përderisa dy kompanitë rivale janë duke krijuar strategji për të blerë këtë shërbim, vetë zyrtarët e Skype nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këtë çështje.

Mirëpo, cilado prej kompanive të mëdha e cila do ta blinte shërbimin Skype, do të përfitonte miliona përdorues të rinj të cilët tashmë janë anëtarë të këtij shërbimi dhe e përdorin atë rregullisht. / Telegrafi /


Re: Google dhe Facebook në garë për Skype - iRuLe - 03-03-2021

paskan harru me cek qe 99.9% microsofti po e merr skype-n.
.
qe qa po shoh un qitash Smile

.

Microsoft agrees to buy Skype for $8.5B

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.businessweek.com/ap/financialnews/D9N4J1O00.htm" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.businessweek.com/ap/financia ... 4J1O00.htm</a><!-- m -->


Re: Google dhe Facebook në garë për Skype - iceboy - 03-03-2021

Microsofti veq e bleu Skyp-en Smile


Re: Google dhe Facebook në garë për Skype - RaydeN - 03-03-2021

Mfalni kjo tem Egziston bre shum ma heret e kom qit un :$
<!-- l --><a class="postlink-local" href="http://esportskosova.com/forum/viewtopic.php?f=28&t=6702" onclick="window.open(this.href);return false;">viewtopic.php?f=28&t=6702</a><!-- l -->