![]() |
|
Facebook, marka me rritjen më të shpejtë në botë - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Facebook, marka me rritjen më të shpejtë në botë (/thread-4145.html) |
Facebook, marka me rritjen më të shpejtë në botë - RaydeN - 03-03-2021 Rrjeti më i madh social në botë, Facebook.com,është vlerësuar si marka me rritjen më të shpejtë në botë, sipas rangimit vjetor të 100 kompanive botërore, të cilin e bën firma Milward Brown. Është interesante se si Facebook e kryeson këtë listë, pasi që kjo është hera e parë që kompania e Mark Zuckerberg shfaqet në listën e Milward Brown, pas gjashtë vitesh ekzistence. Regjistrimi dhe vlerësimi i Facebook si brendi me rritjen më të shpejtë është matur nga aspekti i të hyrave që ajo gjeneron nga reklamat, si dhe madhësinë e kompanisë të cilën e ka arritur ndër këto pak vite. Ky trend i rritjes është marramendës për rrjetin social, duke e marrë parasysh që në të njëjtën listë gjenden edhe kompani të mëdha si Starbucks, të cilat tashmë kanë mbetur prapa Facebook.com Re: Facebook, marka me rritjen më të shpejtë në botë - ArlindXh - 03-03-2021 Shum shpejt ka me ja kalu edhe kines me njerz fb-ja !
|