Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Mbi 3 milionë Samsung Galaxy SII janë porositur
#1
[Image: ?di=3HUZ]
Ditëve të fundit është thënë se kërkesa dhe interesimi për modelin e ri të telefonit të mençur të Samsung, përkatësisht për modelin Samsung Galaxy SII, është e jashtëzakonshme.

Për më shumë, është thënë se vetëm në Korenë e Jugut, Samsung ka pranuar më shumë se 2 milionë para-porosi për këtë model, ndërsa pas këtyre thashethemeve, Samsung ka publikuar shifrat e përgjithshme për Galaxy SII, për të cilin thotë se tashmë ka pranuar më shumë se 3 milionë kërkesa, në formë të para-porosive.

Ky është një lajm shumë i mirë për Samsung, e cila ka për synim që të shesë më shumë se 10 milionë kopje të Samsung Galaxy SII deri në fund të vitit, ndërsa nëse ky trend i para-porosive vazhdon kështu, atëherë ky objektiv nuk do të jetë i vështirë për tu arritur nga kjo kompani.

Siç mund të jeni njoftuar deri më tani, Samsung Galaxy SII posedon procesorin dy-bërthamësh që bazohet në 1.2GHz Gingerbread, ekranin Super AMOLED Plus të ndjeshëm në prekje me 4.27 inç me 800 x 400 piksel, portin TouchWiz 4.0 UI, MHL, si dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë video në 1080p.
[Image: ?di=XL7D]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)