Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1495 online users.
» 0 Member(s) | 1491 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462

 
  Google del sot me Music Beta
Posted by: RaydeN - 03-03-2021, 06:49 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Gjatë dy muajve të fundit, është folur mjaft shumë për shërbimin e muzikës të cilin do ta lansojë Google, ndërsa lansimi i këtij shërbimi pritet të bëhet sot më vonë gjatë ditës, dhe emri i tij pritet të jetë Music Beta nga Google.
Sipas një raporti të kohëve të fundit, ky shërbim i ri i Google Music do të jetë një “follder i mbyllur” online për albumet dhe këngët tuaja të preferuara, dhe i njëjti do të ju lejojë ta transferoni muzikën tuaj direkt në telefonin tuaj të mençur Android ose kompjuterin tuaj tablet.

[Image: ?di=065G]

Pasi që thuhet se Google ende nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje me ndonjë nga produksionet e mëdha muzikore, përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të shkarkojnë muzikë nga Beta Music, por në vend të kësaj ata vetëm do të lejohen që të lidhin muzikën e tyre direkt në platformën Android.

Për momentin, këto janë të dhënat e vetme që jepen për Music Beta nga Google, dhe me këtë përshkrim, nuk duket se Google do të hyjë shpejtë në industrinë e muzikës dhe ta ndryshojë atë siç ka bërë Apple me iTunes.

Print this item

  [PLUGINS] Zombie Plague Zombie Class
Posted by: naTionaL - 03-02-2021, 06:36 PM - Forum: AMX - Plugin's - Replies (2)

Qe Ni Plugin per ZP Class
Qka permban :

Eshte Class plugin perdoret per ZP , ky plugin thirret Vampire Zombie edhe ky i ka ato special tvetat si psh te smooker ky e ka qdo goditje merr gjak dmth qdo her qe te godet humanin merr gjak .

Plugin :
Shkarko Ketu...

SMA :

Shkarko Ketu

Print this item

  Sprint ofron Nexus S 4G
Posted by: iceboy - 03-02-2021, 06:31 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: Nexus_S_4G_719300063.jpg&size=article_medium]

Versioni 4G i smartphone-it Nexus S të Google tani është i gatshëm nga Sprint për 199.99 dollarë, me një kontratë dy vjeçare.
Të prodhuar nga Samsung dhe nën markën e Google, Nexus S 4G ka sistemin Android 2.3, të njohur ndryshe si Gingerbread dhe ofron një ekran të ndjeshëm 4 inçësh, që është kursyes i madh i energjsë, një procesor Hummingbird 1GHz, 16GB madhësi të memories, dy kamera dhe mundësinë për komunikim.


Pajisja është e ngjashme me verisonin T-Mobile, por ka edhe çipin WiMAX, i cili mundëson bartjen e shpejtë të të dhënave (teorikisht, deri në 40 megabitë për sekond).

Ky telefon është i gatshëm në Best Buy./pcworldalbanian

Print this item

  Hapet klinika e parë për të sëmurët nga “Facebook”
Posted by: RaydeN - 03-02-2021, 03:41 PM - Forum: IT Zone - Replies (5)

[Image: ?di=AY14]

Në Novi Sad të Serbisë u hap klinika e parë e rehabilitimit për personat, të cilët shfaqin vartësi ndaj Facebook-ut. Klinika e parë që mundëson një shërbim të tille në Evropen Juglindore ka filluar të pranojë pacientët e parë.
Në deklaratën e dhenë për gazetarët, shefi i klinikës “Prima” Dr. Dragan Stefanovic, theksoi se personat do të qëndrojnë të paktën një muaj në klinikë për t’u kuruar dhe më pas doktorët duke analizuar gjendjen e të semurit do vendosin nëse duhet apo jo të vazhdojë terapinë.
Një 33-vjecare serbe, e cila nuk kishte dëshirë të jepte emrin, theksoi: “Në fillim kisha menduar se disa “like” jana ta padëmshëm por me kalimin e kohës fillova t’i vlerësoj dhe të ndaj me miqtë në Facebook vetëm linket që marrin më shumë “like”. Pak kohë më vonë mes meje dhe shokëve në Facebook kishte nisur një garë e vërtetë për të fituar sa më shume likë”
Hapja e kësaj klinike vjen në një moment kur në mbarë botën diskutohet mbi vartësinë që sjell rrjeti social Facebook.

Print this item

  SportShqip
Posted by: danger man. - 03-02-2021, 10:18 AM - Forum: Punimet - Replies (11)

SportShqip.Info
v1.
[Image: 212bdra.jpg]
v2.
[Image: vmvyg0.jpg]

thjesht Smile

Print this item

  Neo - The King
Posted by: XLN7 - 03-02-2021, 08:51 AM - Forum: Zbavitje - Replies (12)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=uAvMDMqz8Fo[/youtube]

Movie Name: Neo The King

Directed by: Carlos "cass" Augusto

Produced by: EIGHT BITS

Starring: Filip "NEO" Kubski

Codec: XviD

Length: 00:06:07

Print this item

  Shi Levizez | Messi < JiddoDesign.
Posted by: dante - 03-01-2021, 03:42 PM - Forum: Punimet - Replies (9)

[Image: ?di=OX7Q]
Kritikat, Sygjerimet, Komentet te Mirëseardhura Big Grin

Print this item

  Video: hyvlarn vs MJAOMODE.STL
Posted by: Jo :) - 03-01-2021, 02:42 PM - Forum: Zbavitje - Replies (2)

Ky moment është marrë nga IOL Season 3 dita 3. Dy ekipet suedeze a2g dhe STL u takuan në grupet e E-H.

Jon 'hyvlarn' Edelsvärd godet në kokë katër lojtarë kundërshtarë në një rush me glockun e tij në de_inferno. Pastaj ai merr një USP dhe kompleton ace-n e tij duke mbytur dhe lojtarin e fundit.
Ekipi i Edelsvärd fitoi 2 mapat dhe shkoi më tutje për tu përballur në Finalen e Madhe me SK Gaming.

Ndiqni atë rast më poshtë:

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=36UFguG5K1c[/youtube]

Print this item

  iPhone 5 – dizajni i njëjtë, ekrani më i madh
Posted by: iceboy - 03-01-2021, 02:20 PM - Forum: IT Zone - Replies (3)

[Image: ?di=E5MY]

Shumë nga ata të cilët e përcjellin 'Apple' e kanë të njohur se bëhet fjalë për një kompani e cila i mban të fshehta detajet për produktet e saj të reja, kështu që nuk të çudit fakti që interneti është i mbushur me thashetheme dhe spekulime për atë se çka është duke u përgatitur.

Ndoshta pikërisht me strategjinë e këtillë “Apple” arrin të ndezë interesimin jashtëzakonisht të madh për secilin produkt që e paralajmëron, duke filluar nga iPhone, nëpër gjeneratën e re të kompjuterit MacBook Pro e deri tek i lansuari kohë më parë iPad2.

Korniza, dukshëm më e hollë

Spekulimet e fundit të cilat i publikoi ueb-faqja me emrin indikativ “MacRumors” pohojnë se versioni i ardhshëm i iPhone-t nuk do të ridizajnohet radikalisht. Përndryshe, “MacRumors” arriti te dizajni inxhinierik i “kallupit” nga “iDealsChina” i cili sugjeron në atë se iPhone 5 do të duket ngjashëm sikur edhe iPhone 4, përveç që do ta ketë ekranin më të madh që do të shtrihet deri te skajet e telefonit dhe do ta ketë kornizën dukshëm më të hollë se paraardhësi.

Gjithmonë ia kanë qëlluar

Edhe pse “iDealsChina” nuk gëzon ndonjë reputacion edhe aq të madh si burim i lajmeve të tipit të këtillë, Arnold Kim në faqen “MacRumors” pohon se deri më tani ata gjithmonë ia kanë qëlluar kur kanë shkruar për dizajnin e produkteve të reja të “Apple-s”.

Prodhuesit kinezë shpesh dalin të parët me vizatimet e para të dizajnëve të produkteve të reja të kompanisë “Apple-s” dhe kështu, për shembull, ka qenë edhe me versionet e hershme, përkatësisht me vizatimet dhe skicimet se si do të duket iPad 2.

iPhone 5 do të ngjajë me iPad 2

Para këtij spekulimi në internet kohë më parë doli edhe një, ndërsa ai thoshte se iPhone 5 do të ngjajë më shumë si iPad 2, vetëm se do të jetë më i vogël. Për çdo rast i kemi edhe disa muaj para se ta shohim edhe zyrtarisht iPhone 5, kështu që pa asnjë dyshim mund të prisni ende thashetheme dhe spekulime tjera.

Print this item

  SK Gaming fiton IOL 3.3
Posted by: Jo :) - 03-01-2021, 01:57 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (7)

SK Gaming janë kurorëzuar me titullin e kampionit të Inferno Online 3.3 pasi shkatërruan ekipin e a2g me 2-0.

Një total prej 32 ekipe nga Suedia u mblodhën për të luftuar për çmimin e lartë prej 8000$ dhe një vend të caktuar për kampionatin suedez në DreamHack Summer 2011.

Eventi zgjati për një periudhë prej dy ditësh, me SK Gaming e a2g që dolën në krye të secilës ditë, pastaj të kalojnë në duel ndërmjet veti në fund të ditës finale.

a2g nuk doli të jetë një pengesë e vështirë për të mposhtur SK Gaming, të cilët i mposhtën me rezultatet 16-4 dhe 16-6 në de_inferno dhe de_train, respektivisht.

[Image: unledecb.png]

SK Gaming me fitoren e tyre të fundit do ti bashkohen Luions dhe dateam për kampionatin suedez - i cili është i njohur edhe si IOL FINAL4 - më vonë këtë vit.

Ekipi i fundit për kampionatin suedez do të gjendet nëpërmjet organizatorëve.

Renditjet përfundimtare të Inferno Online 3.3:

1. [Image: se.png] SK Gaming - 8,000$ + vend në FINAL4
2. [Image: se.png] a2g
3-4. [Image: se.png] Regret
3-4. [Image: se.png] MJAOMODE.STL
5-8. [Image: se.png] limbokungen
5-8. [Image: se.png] ColdGame
5-8. [Image: se.png] Iwku
5-8. [Image: se.png] teamclanb0t

Print this item