eSportsKosova - Gaming Community
Google del sot me Music Beta - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Google del sot me Music Beta (/thread-4143.html)



Google del sot me Music Beta - RaydeN - 03-03-2021

Gjatë dy muajve të fundit, është folur mjaft shumë për shërbimin e muzikës të cilin do ta lansojë Google, ndërsa lansimi i këtij shërbimi pritet të bëhet sot më vonë gjatë ditës, dhe emri i tij pritet të jetë Music Beta nga Google.
Sipas një raporti të kohëve të fundit, ky shërbim i ri i Google Music do të jetë një “follder i mbyllur” online për albumet dhe këngët tuaja të preferuara, dhe i njëjti do të ju lejojë ta transferoni muzikën tuaj direkt në telefonin tuaj të mençur Android ose kompjuterin tuaj tablet.

[Image: ?di=065G]

Pasi që thuhet se Google ende nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje me ndonjë nga produksionet e mëdha muzikore, përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të shkarkojnë muzikë nga Beta Music, por në vend të kësaj ata vetëm do të lejohen që të lidhin muzikën e tyre direkt në platformën Android.

Për momentin, këto janë të dhënat e vetme që jepen për Music Beta nga Google, dhe me këtë përshkrim, nuk duket se Google do të hyjë shpejtë në industrinë e muzikës dhe ta ndryshojë atë siç ka bërë Apple me iTunes.