| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1499 online users. » 0 Member(s) | 1495 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462
|
|
|
| HTC Flyer vjen në Evropë |
|
Posted by: RaydeN - 03-05-2021, 01:09 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
![[Image: ?di=O87N]](http://esportskosova.net/img/?di=O87N)
HTC ka njoftuar se tableti i saj HTC Flyer, i cili bazohet në sistemin operativ Android së shpejti do të jetë në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, ky tablet do të shitet përmes Best Buy UK dhe Carphone Ëarehouse, si dhe përmes faqes zyrtare të HTC’së.
Versioni i këtij tableti vetëm me WiFi është në dispozicion për shitje, për një çmim prej 479 funtash, ndërsa modeli tjetër me WiFi dhe 3G shitet për 599 funta britanike.
Mirëpo, ky është çmimi i tabletit pa lidhur kontratë me ndonjë operator të caktuar mobil, sepse operatorët e subvencionojnë çmimin e kësaj pajisje për përdoruesit e tyre.
Për të gjithë ata që kanë harruar karakteristikat e tabletit, HTC Flyer ka një ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucion me 204 x 600 piksel, Android 2.1 Gingerbread, dhe procesor 1.5GHz Qualcomm. / Telegrafi /
|
|
|
| Shitja e iPhone dhe iPad mund të përjetojë “telashe” |
|
Posted by: iceboy - 03-05-2021, 04:19 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Një mungesë e pjesëve e edhe e punëtorëve në një prej fabrikave më të mëdha të Foxconn Electronics, ka gjasa që të shfaq ndikimin e vet në prodhimin e iPad 2 dhe iPhone 4, dhe në përgjithësi në shitjen e tyre.
Digitmes shkruan se prodhimi në fabrikat e Foxconn në Chengdu, Kinë që krijon njësitë iPad 2 për Apple si dhe pajisje tjera për prodhues tjerë, momentalisht është duke përjetuar mungesë edhe të komponentëve e edhe të fuqisë punëtore. Kjo thuhet se do të ketë ndikim në prodhimin e përgjithshëm të kompanisë, që arrin të sjellë në treg 2.5 deri në 3 milion iPad 2.
Pavarësisht kësaj një zëdhënës i Foxconn ka thënë se janë duke punuar me mund për të arritur kërkesat e klientëve për iPad 2, që në pjesën më të madhe prodhohet në fabrikën e Foxconn në Shenzhen, Kinë.
Mungesat e pjesëve thuhet se do të kenë ndikim edhe në disa prodhues tjerë, në veçanti të atyre që merren me celularë dhe tablet. Duke cituar burimet e veta, Digitimes ka thënë se prodhuesit po punojnë me mund prapa skenave për të rritur stokun e inventarit para se të paraqitet ndonjë krizë e mungesës së pjesëve. /pcworldalbanian
|
|
|
| Intel, me arkitekturë të re për çipin Atom |
|
Posted by: iceboy - 03-05-2021, 04:18 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Intel është momentalisht duke punuar në një arkitekturë të re të çipit Atom që është koduar me ermin “Silvermont”.
Kjo arkitekturë e re shkon përtej Ivy Bridge me transistorë 22 nm 3D Tri-Gate. E sipas të gjitha gjasave laptopi i ri i Google, Chromebook do të ketë procesor Atom, megjithatë arkitektura Silvermont është ende dy gjenerata larg.
Ajo pritet që të paraqitet në vitin 2013. Kur kombinohet me transistorët 3D, pritet që të mundësojnë nivele të reja integrimit dhe performancës, dhe të bëjnë progres të madh të efikasitetit të energjisë.
Silvermont do të jetë një dizajn SoC (System-on-a-chip), sikurse të gjithë procesorët Atom, dhe i ngjashëm me procesorët që gjinden në smartphone dhe tablet. Intel ka vendosur procesorin Atom në rrugë të shpejtë të paraqitjes në treg dhe do të përshpejtojë prodhimin e tij. Por SoC-ët e tanishëm të Atom janë në 45 nm, dhe më vonë gjatë këtij viti do të kalojnë në 32 nm, gjë që tegon se arkitektura e re do të ketë vështirësi të paraqitet aq shpejtë, kështu që procesi dhe arkitektura e re do të jenë në treg pas 3 vitesh.
Sipas CNET, arkitektura Silvermont do të jetë e dizajnuar në veçanti për të shfrytëzuar teknologjinë 22 nanometër dhe 3D transistorët. Këto ndryshime janë rezultat i konkurrencës jo vetëm nga AMD por edhe nga NVIDIA, që ka blerë iCera-në, si dhe nga Apple që ka lënë anash Intel-in për ARM në Macbook. /pcworldalbanian
|
|
|
| Shqiptari \\ Nder Shekuj \\ Marke |
|
Posted by: Radeci - 03-04-2021, 04:04 PM - Forum: Punimet
- Replies (9)
|
 |
qe qitu ni mark per neve per SHQIPETARET ata te cilet e jepin jeten e tyre per ATDHEUN.
![[Image: logoxmh.th.png]](http://img88.imageshack.us/img88/747/logoxmh.th.png)
<!-- m --><a class="postlink" href="http://img88.imageshack.us/img88/747/logoxmh.png" onclick="window.open(this.href);return false;">http://img88.imageshack.us/img88/747/logoxmh.png</a><!-- m -->
I tere personi eshte i punuar nga un dhe shpresoj qe ka me ju pelqy
KOMMENTONI
|
|
|
| 400 mijë pajisje të reja Android në ditë! |
|
Posted by: RaydeN - 03-04-2021, 06:44 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: ?di=PC81]](http://esportskosova.net/img/?di=PC81)
Google së fundmi ka publikuar edhe disa detaje për aktivizimin e pajisjeve që bazohen në Android.
Tani, gjiganti numër një i internetit - kompania Google, po aktivizon më shumë se 400,000 pajisje Android, për çdo ditë.
Për më shumë, Google ka thënë se deri tani ka arritur të aktivizojë më shumë se 100 milionë pajijse që mbështeten në Android, prej momentit kur kjo platformë është lansuar, dhe kjo është një shifër marramendëse, e cila me siguri se do të rritet në ditët dhe muajt në vijim.
Në anën tjetër, Google gjithashtu ka publikuar se në platformën e saj mobile, përkatësisht në sistemin operativ Android dhe dyqanin e saj virtual tashmë janë më shumë se 200,000 aplikacione.
Deri në ditën e sotme, më shumë se 4.5 miliardë aplikacione janë shkarkuar dhe instaluar nga Android Market, dhe kjo është një arritje tjetër e cila shumë shpejtë do të arrijë platformën e saj rivale, iOS të Apple.
|
|
|
|