Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1509 online users.
» 0 Member(s) | 1505 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462

 
  Në treg, tastiera e vërtetë shqipe
Posted by: RaydeN - 03-08-2021, 07:08 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: ?di=X1TU]

Më në fund duket se dikush ka dëgjuar kërkesat e konsumatorëve për të pasur një tastierë që ka fizikisht të vendosur shkronjat e gjuhës shqipe “ë” dhe “ç”, duke evituar kështu përfundimisht përdorimin e shkurtesave apo modifikimeve tjera për të shkruar në gjuhën standarde shqipe.

Lehtësira nga përdorimi i kësaj tastiere janë dukshëm të qarta dhe do të kenë efektin e vet në rastin kur do të shfrytëzohen prej atyre që përdorin shkurtesa (si alt+ 135 për “ç” apo alt+137 për “ë”), e gjithashtu edhe për ata që zëvendësojnë “w” me “ë” pasi të përfundojnë shkrimin e një teksti.

Deri tani shumica kanë përdorur modifikime të tilla si ato që u përmenden më lartë, apo kanë ndryshuar funksionet e një tasti të caktuar për të kryer rolin e “ë” dhe “ç”. Unë në tastierën time kam zëvendësuar kllapat e mëdha, me ë dhe ç për shkak se i përdori shumë rrallë dhe në këtë formë më është lehtësuar përgatitja e artikujve në gjuhën shqipe. E preferoj këtë zgjidhje shumë para asaj me zëvendësim të W-jave sepse në teknologji ka terme me W që nuk përkthehen dhe kur e zëvendëson W me “ë” atëherë mund të hasësh fjalë që nuk kanë fare kuptim.

Tastiera shqip është produkt i Samsung, sipas standardit të Microsoft, ndërsa mund të lidhet me laptop apo PC përmes portit USB, dhe kushton vetëm 8 euro, në dyqanin e Optimal në Tiranë.

Burimi /Lajmetsot.com

Print this item

  Apple paditë Samsung-un
Posted by: RaydeN - 03-08-2021, 07:06 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: ?di=MTIJ]

Apple po vazhdon kryqëzatën e saj kundër konkurrentëve për të cilët po beson se po i vjedhin idetë.

Kompania ka vendosur një padi tjetër kundër Samsung në të cilën thuhet se gjiganti elektronik ka shkelur të drejtat autoriale të Apple, tek modelet e fuqizuara me Android si Galaxy Tab, Nexus S dhe Epic 4G.

“Në vend të zbulojnë dhe zhvillojnë teknologjinë e vete dhe një stil unik Samsung për celularët dhe tabletët, Samsung ka vendosur që të kopjojë teknologjinë e Apple, ndërfaqen dhe stilin inovativ në këto produkte që shkelin të drejtat autoriale” thuhet në ankesën e parë nga Wall Street Journal.

Sipas ankesës, ndërfaqja “TouchWiz” bënë renditjen e ikonave në një formë ngjason Apple, dhe këtë gjë e kanë thënë se zyrtarë të Ars Technica të cilët pranojnë se TouchWiz ka një linjë të madhe ngjashmërie me iOS. Shpejtë pritet që edhe Samsung të godas me një tjetër padi kundër Apple, por rreth kësaj do t’ju njoftojmë në ditët në vazhdim.

burimi . Lajmetsot.com Smile

Print this item

  Nje Design i Thjesht per eSK.
Posted by: dante - 03-07-2021, 08:52 PM - Forum: Punimet - Replies (4)

Ja Nje Design i Thjesht Per eSK
[Image: esportskosova.png]
Komente Sugjerime Kritika te mireseardhura

Print this item

  “ZeroTouch”, inovacioni i radhës nga studentët
Posted by: dARK-iNSPIRATION - 03-07-2021, 07:59 PM - Forum: IT Zone - Replies (3)

[Image: zerotouch_touchscreen_877445201.jpg&size=article_medium]



Rritja e përdorimit të celularëve të mençur dhe tabletëve ka bërë që ekrani i ndjeshëm në prekje të jetë një ndërfaqe e zakonshme e bashkëveprimit me ta. Por kjo teknologji ende nuk ka depërtuar në çdo cep.

Një grup i studentëve nga Texas A&M kanë vendosur të ndryshojnë këtë. Me inovacionin e tyre të quajtur ZeroTouch. Kjo është një kornizë që duket si të ishte e thatë por që ju mundëson të ktheni çdo sipërfaqe në një ekran bashkëveprues të ndjeshëm në prekje.
Nga ajo që shihet nuk mund të ketë një përshtypje të madhe inovacioni, por ZeroTouch ka në vete një seri të LED-ve pulsues dhe sensor infra të kuq të cilët kthejnë hapësirën e zezë në sipërfaqe me ndjeshmëri të lartë të prekjes.

Thënë shkurt, LED-ët e vendosur në mënyrë strategjike mbulojnë një fushë të hapur të një shtrese të dritës së padukshme. Kur dora apo lapsi (stylusi) futen brenda kornizës, këto rreze ndërpriten dhe ofrojnë të dhënat hyrëse drejt një softueri që përcjellë lëvizjet e objektit – dhe bum!. Ju keni një ekran të ndjeshëm në prekje. Natyrisht kjo nuk është diçka që do të paraqitet së shpejti në treg, por shikoni videon e mëposhtme dhe binduni edhe vet se çka janë në gjendje të bëjnë studentët dhe çka shtyhen të bëjnë nga profesorët e tyre. Inovacion!


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=cq2Ng14dV6E[/youtube]

fount:pcworld.al

Print this item

  Ura e Jetes
Posted by: bardhmurti - 03-07-2021, 01:18 PM - Forum: Punimet - Replies (19)

[Image: ?di=OP18]

by D2works & iieton

Print this item

  Kinezët klonojnë iPad 2 të Apple
Posted by: Lizardi - 03-07-2021, 11:08 AM - Forum: IT Zone - Replies (2)

[Image: f.0514104946662_210.jpg]
Pas suksesit mbarëbotëror që pati iPad 2, kompanitë kineze kanë njoftuar se kopja e klonuar këtij Androidi do të dalë në tregun kinez në Qershor të këtij viti.
Lajmi është njoftuar nga agjensia Giz-China, sipas të cilës tableti i ri nuk ndryshon aspak nga forma në raport me origjinalin e Apple, pra një ekran 9.7-inch me prekje dhe një trashësi 8.8 mm.

Gjithashtu ky model kinez do të ketë një procesor AMLogic 800 MHz, 512 MB/RAM, një memorje të integruar 8 GB, një kamera në pjesën e përparme dhe një në pjesën e pasme të tabletit, WiFi dhe GPS.

Ende nuk ka asnje të dhënë se sa do të jetë kostoja e këtij tableti të klonuar. / Telegrafi /

Print this item

  Nautilus për PC
Posted by: Lizardi - 03-07-2021, 11:05 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 15-nautilus_1505111037_4.jpg]
New York, 15 maj - Kompania Lian Li prezanton PC-U6 Cowry, shtëpizën kompjuterike me dizajn paksa të pazakonshëm të dedikuar për pllakat micro-ATX. Shtëpiza ka dizajn rrethor dhe jashtëzakonisht shumë përkujton altoparlantët prestigjiozë Nautilus të Bowers & Wilkinson, ndërsa Lian Li duke shtuar ndriçimin LED arrin edhe një përshtypje vizuale shtesë të Cowry.
Dy ventilatorët 120-milimetërsh sigurojnë qarkullim kualitativ të ajrit, ndërsa ka edhe kontrollin e shpejtësisë dhe menaxhmenin e kabllove. Shtëpiza është ndarë në dy zona termale me filtra ajrorë të integruar. Përkundër formës dhe dimensioneve karakteristike, në shtëpizë mund të futet edhe kartela grafike me gjatësi deri 310 mm, tri disqe 3,5” dhe dy të tjerë të formatet 2,5”. Krahasuar me altoparlantët e sipërpërmendur, çmimi prej 349 dollarësh duket një cikërrimë e vërtetë.
Shkruan koha.net

Print this item

  mouz & ESC përballen në finale të EPS Germany
Posted by: Jo :) - 03-07-2021, 10:05 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

Mbërritëm deri në ndeshjen finale në German ESL Pro Series Summer Season 2011, një ndeshje që sheh përballë mousesports dhe ESC Gaming.

Në gjysmë-finale që u zhvilluan të premten në Intel Friday Night Game të Mynihut, filloi me mbajtësit e tanishëm të trofeut nga sezoni i kaluar mousesports kundër Hardware4u. Kjo ndeshje nuk doli të jetë emocionuese, pasi mousesports grimcuan Hardware4u me 16-2 në de_tuscan, e ndjekur nga një fitore me 16-8 në de_nuke.

[Image: unledmu.png]

Në gjysmë-finalen e dytë më pas, ku shihte një duel interesant ishte ESC Gaming dhe Alternate. Të dy ekipet janë takuar tri herë këtë sezon tashmë, dy herë në fazën e grupeve, ku nga një herë fituan secila skuadër, dhe një herë në German League Cup, ku ESC fitoi 16-6 në de_dust2.

Kjo betejë filloi në de_inferno, ku ESC nuk hasi asnjë vështirësi për marrjen e një fitore të qetë, duke fituar me një rezultat prej 16-5. Gjërat u zhvilluan shumë më interesante në mapën e dyte de_tuscan, ku Alternate mori kryesimin duke prodhuar një rezultat 10-5-gjysmën e kohës, pas mbarimit ana e tyre si CT. ESC atëherë luftuan si CT dhe dërguan rezultatin deri në 14-14. Poashtu edhe pas 30 rundave të lojës, ata mbetën të barabartë dhe duhej koha shtesë për të përcaktuar fituesin. Në kohën shtesë ESC ishin shumë më të mirë, pasi fituan 5-0 si CT, dhe një rund si Terroristë, për të përmbyllur ndeshjen me 2-0.

[Image: 41881430.png]

Kjo do të thotë se do të jetë mousesports dhe ESC Gaming përballë njëra tjetrës për trofeun e German ESL Pro Series Summer Season 2011 dhe çmimin prej 10.000€, ndërsa vendi dytë do të fitojë 5.000€ shpërblim për lojën e tyre. Kjo ndeshje do të luhet në finalet e sezonit, duke u zhvilluar më 4-5 qershor në Këln, të Gjermanisë. Në ndeshje do të shihni Fatih "go b" Dayik të kryesojë ekipin e tij të ri kundër ish-ekipit të tij të mousesports.

Ndeshjen për vendin e tretë mes Alternate dhe Hardware4u do të zhvillohet online që shihet se mund të zhvillohet më 25 maj. Ekipi që do të fitojë këtë takim do të fitojë 3.000€, ndërsa vendi i katërt do të marrë 2,000€.

Print this item

  shemp kompleton ekipin e FireGamers
Posted by: Jo :) - 03-07-2021, 09:40 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (4)

FireGamers kanë njoftuar nëpërmjet Twitter se Eduardo "shemp" Ferreira është shtuar në përbërje dhe tani kompleton ekipin Brazillian që së fundi janë shëndrruar nga ekipi i compLexity në atë FireGamers.

shemp ribashkohet më FireGamers pasi la detyrën e tij në ekipin e GamerHouse në fillim të muajit. Ferreira është sugjeruar më parë si një mundësi për t'u bashkuar me këta lojtarë kur ishin nën pronësinë e compLexity, kur ata u ndanë me Bruno "bit" Fakunda në mars, megjithatë ekipi në fund vendosi për Matheus "urb" Oliveira si zëvëndësim i përkryer për Fakunda.

Informatat e mëtejshme tregojnë se Ferreira do të mbledh plaçkat e tij dhe largohet nga të shtëpia e tij, miqtë, familja dhe puna e tij në mënyrë që të jetojë me bashkë-lojtarët e tij të ekipit FireGamers.

Përbërja komplete e FireGamers tani shihet kështu:

[Image: br.png] bruno
[Image: br.png] nak
[Image: br.png] FalleN
[Image: br.png] urb
[Image: br.png] shemp

Print this item

  Firmware hack shndërron MacPro të 2009-s në më të riun
Posted by: iceboy - 03-07-2021, 08:05 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 15-macpro_1505111034_4.jpg]

Gjenerata e fundit e makinave Macpro, e bazuar në platformën LGA 1366, sjell përkrahjen për gjeneratën e re të procesorëve Intel Xeon të gjeneratës Westmere, me modelet me gjashtë bërthama në krye të ofertës. Përkrahja për procesorët e rinj gjendet, sikurse edhe në kompjuterët PC, në BIOS, pra tek Apple në EFI BIOS, ndërsa një shfrytëzues i forumit të dedikuar për Mac hacking, netkas.org, ka gjetur mënyrën që firmwarein e ri ta instalojë në Mac Pro makina të vjetra nga viti 2009dhe kështu të mundësojë instalimin e procesorëve të rinj. Dhe jo vetëm të procesorit, por edhe të memories diç më të shpejtë, ndërsa është hapur edhe mundësia e shfrytëzimit të daljes mini DisplayPort edhe për përmbajtje audio.
Shfrytëzuesit e këtyre makinave tani mund të blejnë procesorin adekuat (me siguri nga eBay) dhe të bëjnë upgrade të makinës për relativisht pak para dhe kështu ta shndërrojnë në gjeneratën më të re.
Më detajisht mund të informoheni në adresën <!-- m --><a class="postlink" href="http://forum.netkas.org/index.php/topic,852.msg5004.html#msg5004/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://forum.netkas.org/index.php/topic ... l#msg5004/</a><!-- m --> koha.net

Print this item