Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Në treg, tastiera e vërtetë shqipe
#1
[Image: ?di=X1TU]

Më në fund duket se dikush ka dëgjuar kërkesat e konsumatorëve për të pasur një tastierë që ka fizikisht të vendosur shkronjat e gjuhës shqipe “ë” dhe “ç”, duke evituar kështu përfundimisht përdorimin e shkurtesave apo modifikimeve tjera për të shkruar në gjuhën standarde shqipe.

Lehtësira nga përdorimi i kësaj tastiere janë dukshëm të qarta dhe do të kenë efektin e vet në rastin kur do të shfrytëzohen prej atyre që përdorin shkurtesa (si alt+ 135 për “ç” apo alt+137 për “ë”), e gjithashtu edhe për ata që zëvendësojnë “w” me “ë” pasi të përfundojnë shkrimin e një teksti.

Deri tani shumica kanë përdorur modifikime të tilla si ato që u përmenden më lartë, apo kanë ndryshuar funksionet e një tasti të caktuar për të kryer rolin e “ë” dhe “ç”. Unë në tastierën time kam zëvendësuar kllapat e mëdha, me ë dhe ç për shkak se i përdori shumë rrallë dhe në këtë formë më është lehtësuar përgatitja e artikujve në gjuhën shqipe. E preferoj këtë zgjidhje shumë para asaj me zëvendësim të W-jave sepse në teknologji ka terme me W që nuk përkthehen dhe kur e zëvendëson W me “ë” atëherë mund të hasësh fjalë që nuk kanë fare kuptim.

Tastiera shqip është produkt i Samsung, sipas standardit të Microsoft, ndërsa mund të lidhet me laptop apo PC përmes portit USB, dhe kushton vetëm 8 euro, në dyqanin e Optimal në Tiranë.

Burimi /Lajmetsot.com
[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]
.Babes, jom shum ma ndryshe e skom nevoj me cek se edhe trupi kur tem vyshket emri ka me met .."
[copyright=http://esportskosova.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6936]raydeN[/copyright]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)