eSportsKosova - Gaming Community
“ZeroTouch”, inovacioni i radhës nga studentët - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: “ZeroTouch”, inovacioni i radhës nga studentët (/thread-4263.html)



“ZeroTouch”, inovacioni i radhës nga studentët - dARK-iNSPIRATION - 03-07-2021

[Image: zerotouch_touchscreen_877445201.jpg&size=article_medium]



Rritja e përdorimit të celularëve të mençur dhe tabletëve ka bërë që ekrani i ndjeshëm në prekje të jetë një ndërfaqe e zakonshme e bashkëveprimit me ta. Por kjo teknologji ende nuk ka depërtuar në çdo cep.

Një grup i studentëve nga Texas A&M kanë vendosur të ndryshojnë këtë. Me inovacionin e tyre të quajtur ZeroTouch. Kjo është një kornizë që duket si të ishte e thatë por që ju mundëson të ktheni çdo sipërfaqe në një ekran bashkëveprues të ndjeshëm në prekje.
Nga ajo që shihet nuk mund të ketë një përshtypje të madhe inovacioni, por ZeroTouch ka në vete një seri të LED-ve pulsues dhe sensor infra të kuq të cilët kthejnë hapësirën e zezë në sipërfaqe me ndjeshmëri të lartë të prekjes.

Thënë shkurt, LED-ët e vendosur në mënyrë strategjike mbulojnë një fushë të hapur të një shtrese të dritës së padukshme. Kur dora apo lapsi (stylusi) futen brenda kornizës, këto rreze ndërpriten dhe ofrojnë të dhënat hyrëse drejt një softueri që përcjellë lëvizjet e objektit – dhe bum!. Ju keni një ekran të ndjeshëm në prekje. Natyrisht kjo nuk është diçka që do të paraqitet së shpejti në treg, por shikoni videon e mëposhtme dhe binduni edhe vet se çka janë në gjendje të bëjnë studentët dhe çka shtyhen të bëjnë nga profesorët e tyre. Inovacion!


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=cq2Ng14dV6E[/youtube]

fount:pcworld.al


Re: “ZeroTouch”, inovacioni i radhës nga studentët - Lizardi - 03-07-2021

wooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooow kha khaaa qka paska dal :A


Re: “ZeroTouch”, inovacioni i radhës nga studentët - RaydeN - 03-08-2021

Nime shum interesant Smile


Re: “ZeroTouch”, inovacioni i radhës nga studentët - uranglobal - 03-08-2021

Qfar teknologjie u dal bre Sad