![]() |
|
Shitja e iPhone dhe iPad mund të përjetojë “telashe” - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Shitja e iPhone dhe iPad mund të përjetojë “telashe” (/thread-4192.html) |
Shitja e iPhone dhe iPad mund të përjetojë “telashe” - iceboy - 03-05-2021 Një mungesë e pjesëve e edhe e punëtorëve në një prej fabrikave më të mëdha të Foxconn Electronics, ka gjasa që të shfaq ndikimin e vet në prodhimin e iPad 2 dhe iPhone 4, dhe në përgjithësi në shitjen e tyre. Digitmes shkruan se prodhimi në fabrikat e Foxconn në Chengdu, Kinë që krijon njësitë iPad 2 për Apple si dhe pajisje tjera për prodhues tjerë, momentalisht është duke përjetuar mungesë edhe të komponentëve e edhe të fuqisë punëtore. Kjo thuhet se do të ketë ndikim në prodhimin e përgjithshëm të kompanisë, që arrin të sjellë në treg 2.5 deri në 3 milion iPad 2. Pavarësisht kësaj një zëdhënës i Foxconn ka thënë se janë duke punuar me mund për të arritur kërkesat e klientëve për iPad 2, që në pjesën më të madhe prodhohet në fabrikën e Foxconn në Shenzhen, Kinë. Mungesat e pjesëve thuhet se do të kenë ndikim edhe në disa prodhues tjerë, në veçanti të atyre që merren me celularë dhe tablet. Duke cituar burimet e veta, Digitimes ka thënë se prodhuesit po punojnë me mund prapa skenave për të rritur stokun e inventarit para se të paraqitet ndonjë krizë e mungesës së pjesëve. /pcworldalbanian |