03-05-2021, 04:19 AM
Një mungesë e pjesëve e edhe e punëtorëve në një prej fabrikave më të mëdha të Foxconn Electronics, ka gjasa që të shfaq ndikimin e vet në prodhimin e iPad 2 dhe iPhone 4, dhe në përgjithësi në shitjen e tyre.
Digitmes shkruan se prodhimi në fabrikat e Foxconn në Chengdu, Kinë që krijon njësitë iPad 2 për Apple si dhe pajisje tjera për prodhues tjerë, momentalisht është duke përjetuar mungesë edhe të komponentëve e edhe të fuqisë punëtore. Kjo thuhet se do të ketë ndikim në prodhimin e përgjithshëm të kompanisë, që arrin të sjellë në treg 2.5 deri në 3 milion iPad 2.
Pavarësisht kësaj një zëdhënës i Foxconn ka thënë se janë duke punuar me mund për të arritur kërkesat e klientëve për iPad 2, që në pjesën më të madhe prodhohet në fabrikën e Foxconn në Shenzhen, Kinë.
Mungesat e pjesëve thuhet se do të kenë ndikim edhe në disa prodhues tjerë, në veçanti të atyre që merren me celularë dhe tablet. Duke cituar burimet e veta, Digitimes ka thënë se prodhuesit po punojnë me mund prapa skenave për të rritur stokun e inventarit para se të paraqitet ndonjë krizë e mungesës së pjesëve. /pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


