![]() |
|
HTC Desire në dyqanet e IPKO - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: HTC Desire në dyqanet e IPKO (/thread-4218.html) |
HTC Desire në dyqanet e IPKO - iceboy - 03-05-2021 Një burim i yni në IPKO, kohë më parë na paralajmëroi se janë duke u përgatitur disa oferta për konsumatorët e rinj dhe ata ekzistues. Modelet më të reja të HTC, Nokia, Samsung LG, etj na u tha se do të shfaqen në dyqanet e IPKO dhe blerja e tyre do të mund të bëhet në forma të ndryshme me pako të ndryshme. E tani me një postim të bërë përmes faqes zyrtare të IPKO në Facebook, thashethemet u konfirmuan. Modelet të reja të celularëve po vijnë në dyqanet e IPKO. Duke filluar prej ditës së nesërme në dyqanet e IPKO do të prezantohen modelet si HTC Desire, Samsung Corby, Nokia E5, etj. Ndërsa sa i përket Samsung Galaxy S II, të cilin e kemi theksuar se mund të paraqitet në artikullin e botuar para një jave, nuk është thënë asnjë detaj. Gjithnjë duke u bazuar në paralajmërimet zyrtare në Facebook, IPKO ka theksuar se HTC Desire do t mund të blihet me mundësi pagese deri në 18 muaj, dhe me këtë mund të zgjidhen oferta të ndryshme të pakove mujore, që sjellin shumë më shumë sesa një telefon në duart e konsumatorit. HTC Desire siç e dini është një celularë mjaft i fuqishëm me procesor 1GHz Scorpion, ka kamerë 8 megapikselëshe me dual-LED blic dhe autofokus, ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi 4.3 inç dhe rezolucion 480 x 800 piksela, akselerometër, proksimetër, Wi-Fi, microUSB, A-GPS, FM Radio, etj. Ndërsa platforma mbi të cilën mbështetet HTC Desire është Android 2.2, me mundësi përditësimi në 2.3 Sidoqoftë ky nuk do të jetë celulari i vetëm që do të tërheq vëmendje pasi që edhe modelet e Nokia-s dhe Samsung, veçanërisht modeli Corby që ka debutuar kohë më parë edhe në disa tregje tjera të botës dhe është model i ri, janë oferta shumë atraktive për konsumatorët, mund të japin rezultate edhe më të mira në shitje. Por këtë do ta konfirmojmë me kohë. Burimi: PcworldAlbanian [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=GHO9A9Zf5g8[/youtube] Re: HTC Desire në dyqanet e IPKO - uranglobal - 03-06-2021 hajde perher u rrit me prind
Re: HTC Desire në dyqanet e IPKO - Lizardi - 03-06-2021 per hajr per hajr |