![]() |
|
Edukimi qytetar - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Diskutime për gjërat edukative (https://esportskosova.com/forum-37.html) +--- Thread: Edukimi qytetar (/thread-4241.html) |
Edukimi qytetar - Lizardi - 03-06-2021 HYRJE Edukta qytetare synon të përgatisë nxënësit qytetarë të ardhshëm aktivë. Lënda e edukatës qytetare u ndihmon nxënësve të vetëdijësohen për identitetin dhe sigurinë e tyre personale, të mësojnë të komunikojnë, të respektojnë besimet dhe vlerat kulturore në një shoqëri shumetnike, të kuptojnë mirë të drejtat dhe përgjegjësitë e individëve në familje, shkollë dhe komunitet, si dhe të njihen me natyrën e funksionimit të demokracisë. Kjo lëndë përpiqet të edukojë një qytetar të pajisur me shprehitë dhe të kuptuarit e proceseve të cilat i aftësojnë ata të shohin, të gjykojnë, të vendosin dhe të veprojnë drejt. QËLLIMET Qëllimet dhe parimet e përgjithshme të edukatës qytetare janë në harmoni me qëllimet e përgjithshme të arsimit të detyruar. Në veçanti, qëllimet që ky program ka lidhen me zhvillimin personal dhe social, kontributin në zhvillimin moral të nxënësve dhe përgatitjen për t'i bërë ata qytetarë të përgjegjshëm. Në këtë këndvështrim, lënda Edukatë qytetare synon: • të krijojë kushte që nxënësi të përfitojë njohuri të nevojshme për demokracinë dhe qytetarinë; • të mundësojë krijimin e qendrimeve dhe vlerave, mësimin e strategjive efektive të zgjidhjes së problemeve, pranimit kritik të informacionit dhe mjeteve të komunikimit; • të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijës së nxënësit se dukuritë janë të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë të kushtëzuar dhe se janë në ndërveprim reciprok; 88 • t’i zhvillojë njohuritë dhe aftësitë intelektuale të nxënësit, të domosdoshme për të kuptuar, analizuar dhe vepruar në jetën e përditshme; OBJEKTIVAT Nxënësi: Të njohë - tiparet e tij kryesore që e dallojnë atë nga të tjerët; - tiparet e njerëzve që përbëjnë botën në të cilën ai jeton; - rregulla të caktuara në veprimtari të ndryshme që zhvillohen në: familje, klasë, shkollë, lojë etj; - mjetet kryesore të komunikimit: telefon, letër, telegram, internet etj. Të kuptojë - ku dallon dhe çfarë ka të ngjashme me anëtarët e familjes, me shokët e klasës etj. - rëndësinë e vendosjes së rregullave në një veprimtari të caktuar - rëndësinë e komunikimit me letra, mesazhe etj. Të vlerësojë - disa nga nevojat dhe dëshirat bazë të tij dhe të shokëve, duke bërë dallimin ndërmjet tyre; - të drejtat dhe detyrat e pjesëtarëve të familjes; - rolin e tij dhe të të tjerëve në familje, klasë, grup dhe komunitet; - nevojën që ai ka për njerëzit dhe mjedisin që e rrethon; - kulturën, vlerat dhe besimet në një shoqëri shumetnike. Të zbatojë - në praktikë, në situata të simuluara, sjellje të sigurta kur ecën në komunikacion; - të përdorë fjalorin e duhur në një situatë të caktuar rrugore; - gatishmërinë e tij për të ndjekur rregullat në veprimtaritë e përditshme në familje, grup, klasë, shkollë dhe komunitet; 89 - aftësi praktike në përdorimin e telefonit dhe shkrimin e një kartoline. Të analizojë - ndarjen e detyrave në familjen e tij, - rregulla të thjeshta, në bashkëpunim me të tjerët, në veprimtaritë e tij të përditshme, - njerëzit që kanë vështirësi për të kuptuar dhe bërë gjëra të ndryshme dhe të tregojë gatishmërinë për t’i ndihmuar ata etj., Të sintetizojë - aspekte të ndryshme të jetës në familjen e tij me atë të familjeve të tjera (ushqimin, orenditë, organizimi i kohës së lirë); - rëndësinë e punës së përbashkët për plotësimin e nevojave dhe dëshirave të individëve dhe të grupeve ku ata bëjnë pjesë. Të zhvillojë qëndrime dhe vlera - se diversiteti kulturor, fetar dhe gjuhësor është begati e një shoqërie demokratike, - përmes shfaqjes së qëndrimit kritik ndaj mënyrës së komunikimit me të tjerët në shtëpi, shkollë dhe komunitet, - duke qenë tolerant ndaj anëtarëve të komunitetit ku jeton, STRUKTURA E PROGRAMIT Kategoritë Nënkategoritë Numri i orëve ZHVILLIMI INDIVIDUAL DHE IDENTITETI Identiteti, rritja dhe ndryshimi Siguria dhe mbrojtja 9 GRUPET DHE INSTITUCIONET Familja Shkolla 12 KULTURA Gjuha dhe komunikimi Vlerat kulturore dhe besimet 9 KOHA DHE NDRYSHIMET Koha dhe njeriu 7 90 ZHVILLIMI INDIVIDUAL DHE IDENTITETI Identiteti, rritja dhe ndryshimi. Siguria dhe mbrojtja Nxënësi të përvetësojë përmbajtjen e koncepteve themelore për identitetin personal (unin e tij), rritjen, tiparet e tij personale, të drejtat dhe përgjegjësitë e tij, nevojat, dëshirat, besimin, vetëbesimin, vendimmarrjen etj. Të zotërojë përmbajtjen e koncepteve si: siguri, siguri personale, mbrojtje, mbrojtje personale, rrezik, situatë e rrezikshme, situatë e rrezikshme në rrugë, mbrojtje nga uji, zjarri, rryma elektrike, kujdes, sjellje, rregull e sjelljes në rrugë, në trafik, në shkollë, në park, në shitore, në lojë etj. Rezultatet e pritshme Nxënësi: 9 radhitë disa nga tiparet që e karakterizojnë atë; 9 vendos veten në një mjedis të caktuar (familje, klasë, lagje etj.) dhe të shohë veten si pjesë e tij; 9 shpreh nevojat dhe dëshirat e tij; 9 shpjegon ku dallon dhe çfarë ka të ngjashme me shokët e klasës, me anëtarët e familjes (gjyshërit, prindërit, vëllezërit, motrat etj.); 9 kupton se plotësimi i nevojave, si: ushqimi, veshja, banesa, lojërat, mësimi etj., përbën një të drejtë elementare që i takon si atij, edhe të tjerëve; 9 flet për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor; 9 identifikon disa nga rregullat e sjelljes së tij në shtëpi, në rrugë, në park,në lagje, në lojë etj.; 9 dallon disa nga shenjat e rëndomta të trafikut që ai sheh ose ka parë dhe të tregojë nëse ato gjenden në rrugën e makinës ose të këmbësorit; 9 përmend personat që mund ta ndihmojnë, të kalojë rrugën dhe të përshkruajë rolet e tyre; 9 dallon se disa nga mjediset e lojës janë më të sigurta se të tjerat; 9 të dijë dhe të respektojë rregullat e përdorimit të ujit, zjarrit, rrymës elektrike në shtëpi, në shkollë dhe gjetkë. 91 GRUPET DHE INSTITUCIONET Familja. Shkolla Nxënësi duhet të përvetësojë përmbajtjen e koncepteve bazë të këtyre dy nënkategorive, si: familje, shkollë, rol shoqëror, shtëpi-banesë; të kuptojë rolin, detyrat, të drejtat dhe obligimet e familjes dhe shkollës; të njohë trungun familjar, ndarjen e punëve në familje, rregullat në shkollë dhe familje, buxheti familjar, festat familjare, punë e përbashkët, punë në shtëpi, punë në klasë, punë në komunitet. Rezultatet e pritshme: Nxënësi: 9 diskuton për ndryshimet në familje, në klasë apo në shkollë; 9 përshkruan trungun e tij familjar (brezat në familje); 9 përshkruan banesën ku jeton duke e krahasuar me banesat e shokëve apo të të afërmëve të tij.; 9 vlerëson të drejtat dhe detyrat e pjesëtarëve të familjes; 9 krahason aspekte të ndryshme të jetës në familjen e tij me atë të familjeve të tjera (ushqimi, orenditë, organizimi i kohës së lirë); 9 përshkruan disa nga festat familjare, festat lokale dhe kombëtare; 9 dallon rolet e veçanta që çdo individ ka në shoqëri (në: familje, klasë, grup, lagje etj.); 9 të dijë rëndësinë e bashkëveprimit me të tjerët në familje, në klasë, në grup, në lagje etj., për të zgjidhur probleme të ndryshme; 9 demonstron dëshirë dhe shkathtësi për respektimin e rendit shtëpiak në shkollë; 9 përshkruan shembuj nga jeta shkollore se si shkolla është e hapur për të gjithë që e dëshirojnë atë. KULTURA Gjuha dhe komunikimi. Vlerat kulturore dhe besimet Nxënësi të pëvetësojë përmbajtje programore lidhur me komunikimin, format e komunikimit, mjetet e komunikimit si: letrat, mesazhet, telefoni, shtypi, televizioni, interneti etj.92 Të zotërojë konceptet themelore për vlerat kulturore dhe besimet, diversitetet etnike, gjuhësore, fetare dhe gjinore si begati e shoqërisë, dashurinë, tolerancën dhe ndihmën e ndërsjellë ndërmjet njerëzve etj. Rezultatet e pritshme Nxënësi: 9 përshkruan mjetet kryesore të komunikimit: telefon, letër, telegram; internet; 9 vlerëson marrjen e informacionit për ngjarje të ndryshme nga radio, televizioni, kompjuteri (interneti) dhe gazetat; 9 dëshmon konkterisht mirësjellje gjatë komunikimit; 9 shpreh gatishmërinë për t’i ndihmuar ata që kanë vështirësi për të komunikuar; 9 vlerëson nevojën që ai ka për njerëzit dhe mjedisin që e rrethon; 9 shpjegon rëndësinë e tolerancës, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve; 9 organizon festat, duke dhënë kontribut vetjak në punën e përbashkët në ditëlindjet (e shokut, shoqes), ditën e shkollës e festa të tjera. KOHA DHE NDRYSHIMET Koha dhe njeriu Në nënkategorinë Koha dhe njeriu nxënësi duhet të zotërojë konceptet themelore si: zhvillimi, ndryshimet, teknologjia; koha: e kaluara, e sotmja dhe e ardhmja; burimet natyrore, mjedise gjeografike, mjetet e punës, etj. Rezultatet e pritshme Nxënësi: • dallon konceptet kohore si: e shkuar, e tashme dhe e ardhme; • krahason jetesën, banesën, veshjen, ushqimin, komunikacionin sot me atë të gjyshërve të tij (përmes fotove, tregimeve); 93 • jep shembuj që tregojnë për mënyrën e ndryshimit të jetesës në komunitetin e tij; • identifikon njerëzit më të shquar të komunitetit ku jeton, të cilët kanë ndihmuar në zhvillimin e vendit; • përdorë burime të ndryshme për të kuptuar dhe rindërtuar të kaluarën, si letra, ditarë, intervista, libra, fotografi, etj.; • përshkruan sesi njerëzit kanë krijuar vendet e tyre të banimit dhe si e kanë ndryshuar jetën e tyre. LIDHJE NDËRLËNDORE Edukata qytetare, si pjesë e grupit të lëndëve shoqërore, përveç se është në veten e saj multidisiplinare, gërshetohet edhe me programet dhe përmbajtjet e lëndëve të tjera shoqërore si histori dhe gjeografi, gjuhë dhe komunikim, por dhe me matematikën, fizikën, artet, edukimin fizik, etj. Gjuha dhe komunikimi: Esetë dhe shkrimet për temat e qytetarisë si p.sh., “Kush jam unë?”, apo dhe përdorimi i gazetave, revistave, pjesëve letrare dhe shkrimeve të tjera që trajtojnë ngjarje dhe episode nga jeta e përditshme janë një urë lidhëse e trajtimit të temave të qytetarisë me fushën e gjuhës dhe të komunikimit. Gjuha amtare dhe e huaj shërbejnë mjaft për të dhënë tablonë e plotë të qytetarisë globale. Artet: Përgatitja e materialeve ilustruese si posterë, albume, si dhe efekte të tjera vizuale për një vetëdijësim qytetar demokratik në funksion të pjesëmarrjes aktive dhe qytetarisë sa më të mirë është një mundësi e vazhdueshme e lëndës së Edukatës qytetare me artet figurative. Kjo ndërlidhje mund të përdoret në tema si nevojat dhe të drejtat e njeriut, rregullat e klasës, shtëpisë dhe komunitetit, etj. Edukimi artistik përmes këngëve, valleve popullore dhe atyre të huaja, po ashtu rrit peshën e ndërveprimit të edukatës qytetare me muzikën. Matematikë: Përdorimi i numrave lidhur me tema aktuale të edukatës qytetare, interpretimi i të dhënave që lidhen me zgjidhjen e problemeve sociale brenda grupit, krijojnë po ashtu mundësi për qasje ndërlëndore. Edukim fizik: Zhvillimi i veprimtarive të ndryshme sportive që lidhen me përkujtimin e datave të ngjarjeve dhe personave që kanë kontribuar në krijimin e vizionit të qytetarit në botë apo në vend, po ashtu janë një mundësi pozitive që favorizon lidhjen ndërlëndore. 94 UDHEZIME METODIKE Me qëllim të realizimit të programit mësimor në këtë lëndë mund të organizohen takime me njerëz, mund të shfrytëzohen burime të ndryshme dhe të simulohen raste për zgjidhje: • Takime me njerëz të ndryshëm të komunitetit (vëzhgime, intervista, anketime, bashkëbisedime, konsulta me ekspertë etj.), • Përdorimi i publikimeve të ndryshme (gazeta, buletine informacione, tekste, videokaseta, dramatizime, posterë etj.), • Simulime (lojërat me role, simulimi i diskutimeve ose i situatave nga fusha të ndryshme të veprimtarive publike etj.). Përveç metodave tradicionale, në lëndën e Edukatës qytetare në shumë raste mund të zbatohet loja me role. Për zbatimin e kësaj forme të punës është e domosdoshme të bëhet simulimi i një ngjarjeje. Nxënësit marrin role, p.sh., të mësuesit, drejtorit të shkollës, prindërve, policit të qarkullimit rrugor, anëtarëve të ndryshëm të komunitetit, etj. Mësuesi në këtë rast luan rolin e koordinatorit, ndërsa të gjithë nxënësit e klasës marrin pjesë aktive në këtë proces. Ata mund të ndahen sërish në grupe p.sh., grupi i punëtorëve që mbrojnë natyrën dhe parqet, grupi i fëmijëve që nuk respektojnë rregullat e caktuara për mjediset publike, etj. Gjatë një ore mësimi mund të debatojnë rreth asaj se si është çështja, cilat janë rrugëzgjidhjet e problemit për të cilin debatohet, etj. Theks i veçantë në metodologjinë e punës duhet t’u kushtohet metodave aktive të punës, si: Puna me projekte, mësimi problemor, mësimi me bashkëpunim, biseda, vëzhgime, puna në mjedise konkrete (me organizata të ndryshme të komunitetit) etj. Si forma të punës, mësimdhënësve u sugjerohet të organizojnë punën në klasë me çifte dhe grupe. Ndarja e nxënësve në çifte dhe grupe, u jep atyre mundësi për pjesëmarrje dhe bashkëpunim. Me këtë rast nxënësve të ndarë në çifte dhe grupe u jepen 5 minuta kohë për të vendosur p.sh., Cili është roli i babait dhe i nënës në familje? Kjo mund të arrihet përpara se të nisë diskutimi i gjithë klasës. Nxënësve duhet t’u tregohet koha për të cilën do të zgjidhet problemi. Ata ndahen në grupe apo çifte, ndërsa mësuesi luan rolin e mbikëqyrësit, dhe sipas nevojës edhe jep udhëzime apo sqarime. Në përfundim të orës mësimore, çiftet apo grupet raportojnë para gjithë nxënësve të klasës. Secili grup duhet ta këtë përfaqësuesin i cili raporton para klasës. 95 UDHËZIME PËR VLERËSIM Vlerësimi i nxënësve në lëndën e Edukatës qytetare duhet të jetë i përhershëm. Ky vlerësim ka qëllime të shumëfishta. Kështu përmes vlerësimit: - sigurohen informacione për përparimin e nxënësit; - nxënësit aftësohen të krahasojnë arritjet e tyre me rezultatet e pritshme. Në këtë mënyrë nxënësi do të bëjë edhe vetëvlerësimin e asaj që ka arritur të zotërojë; - sigurohet motivimi i nxënësve për punë të mëtejshme; - sigurohet edhe realizimi i objektivave. Llojet e vlerësimit Në të gjitha lëndët mësimore ekzistojnë lloje të ndryshme vlerësimi. Në lëndën e Edukatës qytetare mund të zbatohen disa lloje vlerësimi. Secili prej tyre ka qëllime të caktuara. Vlerësimi duhet të jetë i përhershëm, duke filluar që nga orët e mësimit, veprimtaritë praktike e deri te vlerësimi përmes testeve zyrtare. Në klasë, gjatë orës së mësimit mund të bëhen këto vlerësime: • vlerësimi i rëndomtë gjatë pjesëve të ndryshme të orës; • vlerësimi i detyrave të shtëpisë; • vlerësimi i projekteve të realizuara individualisht ose në grup; • vlerësimi me testeve të hartuara nga vetë mësuesi. Kriteret për vlerësimin e nxënësve janë përcaktuar qartë në Udhëzimin Administrativ për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve. Re: Edukimi qytetar - shadowi - 03-23-2021 good job man/ |