![]() |
|
Samsung: Linja Galaxy do të freskohet me Android 2.3 Gingerb - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Samsung: Linja Galaxy do të freskohet me Android 2.3 Gingerb (/thread-4274.html) |
Samsung: Linja Galaxy do të freskohet me Android 2.3 Gingerb - RaydeN - 03-08-2021 Javën e kaluar ishte thënë se tableti i kompanisë Samsung, përkatësisht Samsung Galaxy Tab do të pajisej me versionin e ri të platformës mobile Android, atë Android 2.3 Gingerbread. Ndërsa tani Samsung e ka konfirmuar se të gjitha pajisjet e saj mobile të linjës Samsung Galaxy do të jenë me këtë version të sistemit operativ të Google. Në mesin e pajisjeve që do të mbështeten me Android 2.3 Gingerbread janë edhe modelet e telefonave të mençur mobil si Samsung Galaxy S, Ace, Gio, Fit dhe Samsung Galaxy Mini. Freskimi i pajisjeve të Samsung me Android 2.3 Gingerbread do të jetë në dispozicion për të gjitha modelet e lartpërmendura, ndërsa thuhet se kjo gjë do të ndodh këtyre ditëve. Një gjë të tillë mbase mund ta presin të gjithë përdoruesit kosovar të këtyre modeleve. / Telegrafi / |