| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1508 online users. » 0 Member(s) | 1504 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 193
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462
|
|
|
| Inteli ridizajnon krejtësisht Atomët |
|
Posted by: iceboy - 03-09-2021, 06:03 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Konkurrenca e shtuar për procesorët Atom në formë të APU-ve të AMD-së, nga njëra anë, dhe procesorët gjithnjë e më të shpejtë për telefona mobilë, nga ana tjetër, kanë shtyrë Intelin që të fillojë ridizajnimin e tërësishëm të mikroarkitekturës Atom. Jozyrtarisht, Inteli me rastin e ndërtimit të saj do të shfrytëzojë jo vetëm 3D transistorët e publikuar kohë më parë, por do të ridizajnojë tërësisht edhe organizimin intern të çipave, ndërsa flitet edhe për atë që kjo kompani do të braktisë zgjidhjet e veta GPU-ja dhe do të marrë zgjidhjet e kompanisë PowerVR, liderit aktual në GPU zgjidhjet ultramobile.
Emri i koduar i procesorit të ri është Silvermont dhe do të duhej të prezantohej në vitin 2013, ndërsa ndërkohë do të prezantohet edhe një gjeneratë e Atomëve. Gjenerata Silvermont do të jetë zgjidhje 22-nanometërshe System-on-a-Chip, që ashiqare tregon që është orientuar kah telefonat mobilë dhe tabletët./koha.net
|
|
|
| Video: ed1k vs Cheap Times! |
|
Posted by: Jo :) - 03-09-2021, 12:57 PM - Forum: Zbavitje
- Replies (7)
|
 |
Një moment i bukur nga eventi i Intel Challenge Super Cup 8 sheh yllin e ekipit rus Moscow Five Eduard "ed1k" Ivanov. Ivanov qe në gjendje të mbytë katër kundërshtarë me desert eaglen e tij. Pas kësaj loje të bukur nga Ivanov, Moscow Five arritën ti mposhtin danezët e Cheap Times! me 16-11 në de_inferno.
Ivanov ishte i pabesueshëm në këtë ndeshje me një mesatare nga loja me 2.02 dhe 90% më i mirë se bashkë lojtarët e tij në atë ndeshje.
Ndiqni momentin më poshtë:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=s7RewGHKYzs[/youtube]
|
|
|
| Video: craft1k vs mTw |
|
Posted by: Jo :) - 03-09-2021, 12:52 PM - Forum: Zbavitje
- Replies (6)
|
 |
Në eventin e ICSC 8 ju tregojmë një frag me desert eagle nga lojtari ukrainas i ekipit DTS.chatrix Taras "craft1k" Voitenko.
DTS.chatrix bëri befasinë më të bukur në dy rundët e luajtur në eventin e ICSC 8 duke barazuar me gjigandët danez të mTw me 15-15 në de_nuke. Në këtë video ju mund të shihni Taras "craft1k" Voitenko duke vrarë katër lojtarë danez ku dy ndër ta i mbyt në mur dhe në kuti.
Momentin mund ta ndiqni më poshtë:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=lIqMGC2744o[/youtube]
|
|
|
| dateam largon floreNz |
|
Posted by: Jo :) - 03-09-2021, 12:35 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (3)
|
 |
dateam kanë njoftuar se kanë ndarë rrugët me Christian "floreNz" Shahan.
Lojtari suedez, i cili kishte qenë pjesë e ekipit që prej krijimit të tyre, i është dhënë urdhër marshimi per arsye që ata vendosën të mos i zbulojnë.
"Ne e kemi larguar florenz," i tha Danniél "dalito" Morales për HLTV.org. "Ne nuk duam të komentojmë në lidhje me këtë, por ajo ishte e nevojshme."
Vendimi vjen vetëm dy javë pasi dateam shikuan të shkojnë në drejtimin e duhur me njoftimin se Mattias "Snajdan" Andersen do të qëndrojë në ekip pasi që ai ishte si një vetëm një zëvëndësim në eventin e Xperia PLAY 2011.
Në Kopenhagë, dateam u larguan nga turneu në fazën e grupit të dytë me tre humbje, një lojë e cila nuk u përputh me pritjet e ekipit.
Morales shtoi se ekipi është aktualisht duke testuar një lojtar të ri, emri i të cilit duhet të shpallet në të ardhmen e afërt, ku ajo e ardhme e afërt pritet të jetë në sfidën e tyre të ardhshme, IOS WCG pre-qualifier, që do të zhvillohet mbas dy javësh.
dateam momentalisht ka:
dalito
rape
striker
Snajdan
|
|
|
| Project Chrysalis: BitTorrent social |
|
Posted by: Lizardi - 03-09-2021, 11:55 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
New York, 16 maj - Kompania e cila qëndron prapa klientit të popullarizuar uTorrent, BitTorrent Inc., ka prezantuar alpha versionin e softuerit të zhvilluar nën emrin e koduar Project Chrysalis. Bëhet fjalë për BT klientin e ridizajnuar në kombinim me hosting shërbimin për këmbim privat të fajllave sipas parimit social. Shfrytëzuesit uploadojnë një fajll të caktuar në serverët e BitTorrent, e ndajnë linkun dhe fajlli pastaj me parimet e P2P downloadohet pjesërisht nga serverët e tyre dhe nga seedët. Secili fajll i uploaduar merr kanalin e vet, me linqet të cilat mund të bëhen share përmes medieve të ndryshme – mail, përmes Twitter, Facebook, etj. Në serverët e BitTorrent mbetet 30 ditë, dhe më pas fshihet, ndërsa do të mundësohet edhe komentimi, me çka rreth secilit fajll do të krijohet një mini rrjet social.
Tani për tani nuk është e qartë se si mendon të profitojë BitTorrent nga softueri/shërbimi dhe a do të jetë me pagesë apo jo.
Shkruan koha.net
|
|
|
|