| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 22663 online users. » 0 Member(s) | 22660 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing
|
| Latest Threads |
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
Yesterday, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 7
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 31
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 45
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 223
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 579
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 571
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 397
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,385
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,381
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 169
|
|
|
| Laptopi për lojra i Toshibës |
|
Posted by: RaydeN - 03-11-2021, 07:39 AM - Forum: IT Zone
- Replies (6)
|
 |
![[Image: ?di=K0D8]](http://esportskosova.net/img/?di=K0D8)
Të gjithë ata që janë të fiksuar pas lojrave në kompiuter, mund t’a gjejnë veten e tyre në laptopin e lojrave të Toshibës.
Modeli Qosmio X770, pasuesi i X500 dhe X505, ka një ekran 18.4-inch, por dhe një të dytë opsional 17.3-inch (1920 x 1080). Prototipi standard ka një procesor i7-2630QM, 8GB/RAM, një memorje të integruar 1.25 TB, kartë grafike NVIDIA GeForce GTX 560M. Për ata që dëshirojnë më shumë, Toshiba sjell edhe zgjedhjen opsionale të teknologjisë 3D bashkë me syze.
Çmimi për këtë laptop Qosmio X770, i cili pritet të dalë brenda pak javësh, është 1300 euro. /Telegrafi
|
|
|
| Çudira nga Bota, faqja më e madhe shqiptare në Facebook! |
|
Posted by: ArlindXh - 03-10-2021, 05:52 PM - Forum: IT Zone
- Replies (9)
|
 |
Ishte data 14 Qershor, data në të cilën u krijua faqja, Çudira nga Bota!, faqja e cila në më pak se një vit do të bëhej faqja më e madhe shqiptare në Facebook.
Tashmë shumica e shqiptarëve në Facebook janë anëtarë të kësaj faqeje dhe ndjekin çdo ditë video dhe foto të çuditshme, komike, dramatike e nganjëherë edhe shokuese.
Çudira nga Bota! sot numëron mbi 400.000 fansa dhe numri i tyre shtohet çdo ditë me të paktën 1000-1200 fansa në ditë.
Ajo që e karakterizon këtë faqe, është besnikëria që kanë miqtë e saj. Në fakt afro 90% e fansave, janë vizitorë të përditshëm të faqes.
Në faqe botohen çdo ditë dhjetëra video, foto, kuriozitete interesante, zhvillime të rëndësishme nga vendi dhe bota dhe shumë materiale të tjera.
Çudira nga Bota! tashmë pavarësisht se është një faqe në Facebook, tashmë është kthyer në një media të vërtetë sepse ka të gjithë komponentët që përbejnë nja media: Përveç videove dhe fotove shumë interesante, ajo ka dhe një program të mirëfilltë, i cili fillon me horoskopin në mëngjes dhe vazhdon me informacione të ndryshme nga vendi dhe bota, lajmet e fundit etj.
Por cili është sekreti i këtij suksesi?
Suksesi i Çudira nga Bota! vjen nga vetë fansat e saj. Ajo është e vetmja faqe ku çdo material që postohet sugjerohet nga vizitorët e saj. Ky fakt ka bërë të mundur që të gjithë të jenë të kënaqur me materialet e botuara në faqe sepse shikojnë pikërisht gjërat që ata vetë preferojnë.
Jo vetëm në Shqipëri, por tashmë ajo është bërë faqja më e vizituar edhe në Kosovë dhe trevat e tjera ku ka shqiptarë.
Çdo ditë, faqja merr nga 6 milionë deri 10 milionë shikime nga vizitorët e saj, shifër e cila është gjithmonë në rritje.
Paralelisht më faqen në Facebook, po ndërtohet në një format krejtësisht të ri dhe të veçantë, faqja zyrtare e saj <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.CudiraNgaBota.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.CudiraNgaBota.com</a><!-- w -->, e cila do të sjellë një risi për botën e uebit shqiptar.
Formati i tij do të përmbledhë ajkën e faqes në Facebook dhe do të jetë një vend perfekt argëtimi për të gjithë ata që e kalojnë kohën në internet.
Tashmë një kompani marketingu online me emrin 1Up, do të jetë kompania zyrtare që do të merret me marketingun e faqes në Facebook dhe të uebfaqes zyrtare të saj.
Angazhimi i një kompanie serioze, erdhi natyrshëm si nevojë për shkak të interesimit të madh që kanë shprehur shumë biznese të cilat duan t’i bashkëngjiten bizneseve apo uebfaqeve të cilat bëjnë marketing në faqen Çudira nga Bota! / Telegrafi /
|
|
|
| Bing integrohet me Facebook |
|
Posted by: ArlindXh - 03-10-2021, 05:51 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Microsoft ka paralajmëruar se makina e saj e kërkimit në internet, Bing, do të integrohet me rrjetin më të madh social në botë, Facebook.
Më saktë, në rezultatet e kërkimit dhe algoritmet tjera të kërkimit në Bing, tani e tutje do të shfaqen edhe postimet dhe rezultatet nga Facebook, dhe kjo përfundimisht do ta ndryshojë mënyrën se si ky motor i kërkimit shfaq përgjigjet ndaj kërkimeve të bëra nga përdoruesit.
Pas bashkëpunimit me Facebook, Bing Search do të shfaq tani rezultate të personalizuara nga miqtë tuaj, lajmet, dhe gjërat tjera me interes për përdoruesin e internetit.
Për më shumë, gjatë kërkimit në Bing, tani do të shfaqen edhe fytyrat apo profilet e njerëzve, anëtarë të Facebook.com. / Telegrafi /
|
|
|
| Samsung nxjerr modelin Hercules |
|
Posted by: ArlindXh - 03-10-2021, 05:50 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Samsung prezanton Androidin e tij “Hercules”, model ky që pritet të shënojë një bum shitjesh pas daljes së tij në treg, në mes të muajit Gusht.
Ky prototip ka një ekran 4.5-inch 400 x 800 me prekje, një procesor 1.2 GHz dual-core AP Q8060, një memorie të integruar opsionale nga 16 MB deri në 1 GB, një portë hyrëse për kartë memorie deri në 32 GB, një kamer të integruar me rezolucion 8 megapiksel dhe i pajisur me teknologjinë 4G.
Një “kafshë” e vërtetë? Po, ashtu është. Dhe pavarësisht këtyre opsioneve, ky Android 2.3, që pritet të dalë në muajin Gusht, do të kushtojë 350$. /Telegrafi/
|
|
|
| Motorola lançon telefonin e mençur Droid X2 |
|
Posted by: ArlindXh - 03-10-2021, 05:49 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Në bashkëpunim me Verizon, kompania Motorola ka lançuar modelin Droid X2, që mund të blihet në internet më 19 Maj, ndërsa pritet të dalë në treg shatë ditë më vonë, pra në 26 maj.
Ky telefon i mençur ka një ekran 4.3-inch me prekje, një procesor dual-core 1GHz, një kamer 8 megapiksel në pjesën e pasme të tij dhe regjistrim video HD, ka tenologjinë 3G, një portë USB-je, Bluetooth e WiFi.
Ky model i Motorolës, që mund të blihet që prej 19 majit në internet, ka një kosto prej 200 dollarësh./Telegrafi/
|
|
|
| Ring Mouse për gishta |
|
Posted by: iceboy - 03-10-2021, 04:51 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Genius në tregun e SHBA-së ka filluar shitjen e pajisjes Ring Mouse, të dedikuar për një rreth të ngushtë shfrytëzuesish. Siç mund të kuptohet edhe nga vetë emri, bëhet fjalë për një lloj zëvendësimi të miut të menduar për mbajtje në gishtin tregues dhe për ta manipuluar me gishtin e madh të së njëjtës dorë.
Ring Mouse ka dy taste dhe sensorin e ndjeshëm në prekje me rezolucion 1000 dpi, ndërsa në kompjuter lidhet përmes teknologjisë pa tela përmes USB pranuesit i cili vjen me të. Genius këtë shtesë e sheh në rend të parë në botën afariste për paraqitje më të thjeshtë të prezantimeve të ndryshme, ndërsa liferohet me mbushësin USB për baterinë litium-ionike, çantën për bartje dhe softuerin e ioMedia për kontroll të veprimeve multimediale. Kushton 69,99 dollarë./koha.net
|
|
|
| Miu WI-Fi |
|
Posted by: iceboy - 03-10-2021, 04:50 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
HP ka prezantuar miun interesant pa tela i cili më së shumti do të mund t’u pëlqejë pronarëve të laptopëve me numër të kufizuar të konektorëve USB. Miu i quajtur Wi-Fi Mobile Mouse është i pari brejtës i tillë në botë i cili me kompjuterin lidhet përmes rrjetit pa tela Wi-Fi.
Komunikimi pra nuk bëhet përmes routerit pa tela por direkt përmes kartelës së rrjetit pa tela të integruar në laptop, ndërsa para shfrytëzimit të parë duhet të bëhet çiftëzimi i miut me kompjuterin. HP pohon që gjatë punës nuk ka interferenca të miut me pajisjet tjera dhe thekson që autonomia e baterisë është madje nëntë muaj.
Ky mi ka pesë taste programabile dhe rrotën, pjesët anësore të gomëzuara dhe sensorin laserik prej 1200 x 1600 dpi. Shitja fillon gjatë qershorit me çmim prej 49,99 dollarësh./koha.net
|
|
|
| Telefonat e Ciscos si përgjues?! |
|
Posted by: iceboy - 03-10-2021, 04:49 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Konsulentët e kompanisë australiane HackLabs kanë zbuluar se si Internet telefonat e Ciscos me fare pak mundim mund të shndërrohen në pajisje për përgjim të komunikimit nga largësia. Sipas informatave të tyre, disa shfrytëzues të këtyre telefonave kanë humbur madje edhe deri 20.000 dollarë në ditë për shkak të exploitit të gjetur në këtë telefon, dhe që përfshinte thirrjen e padëshirueshme të numrave Premium. Thuhet se ky lëshim është zbuluar në parametrat default të këtij telefoni, ndërsa Cisco arsyetohet me faktin që mbrojtja nga këto gjëra përfshihet në udhëzimet për shfrytëzim (më saktë, shpjegimi se si të çaktivizohet funksioni kontestues).
Eh. HackLabs nuk ka theksuar se për cilin model të telefonit bëhet fjalë, por ka shpjeguar që ky lëshim njihet fort mirë në qarqet e komunitetit të hackerëve./koha.net
|
|
|
| Asus NAS-M25 |
|
Posted by: iceboy - 03-10-2021, 04:48 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Shfrytëzuesit shtëpiakë dhe kompanitë e vogla në kërkim të zgjidhjeve të thjeshta NAS tani kanë në disponim edhe modelin NAS-M-25 të Asusit. Zgjidhja e kësaj kompanie në shtëpizën e bardhë ofron hapësirë për dy disqe SATA 3,5” dhe kapacitet të përgjithshëm prej 6 TB.
Hardverikisht bazohet në procesorin e Marvell me takt pune 1,2 GHz me 512 MB memorie dhe mund të shërbejë edhe si FTP, iTunes ose printer server. Në NAS mund të lidhen edhe disqe shtesë përmes 3 porteve USB 2.0, ndërsa lidhja me rrjetin lokal bëhet përmes LAN-it gigabitësh. Me NAS-M25 Asus liferon edhe softuerin Farstone Total Backup Recovery 7, ndërsa pritet të kushtojë 212,90 euro./koha.net
|
|
|
|