| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1499 online users. » 0 Member(s) | 1495 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 193
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462
|
|
|
| DreamHack Summer me 11,000€ |
|
Posted by: Jo :) - 03-13-2021, 10:12 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (7)
|
 |
Organizata e DreamHack ka bërë të ditur se eventi i rradhës nga ta, do të përfshijë një shpërblim me vlerë prej 11,000€.
Eventi, i emëruar DreamHack MSI Championship, do të ketë 12 ekipe, të ndara në dy grupe me nga gjashtë ekipe. Top tri ekipet nga secili grup do të kalojnë më tutje, dhe do të luhet me sistemin e eliminimit direkt.
Natus Vincere do të jenë automatikisht të kualifikuar për event pasi fituan DreamHack Winter në nëntor. Dy vende do të jenë të rezervuara nga kualifikimet BYOC dhe nga një vend për fituesit e kualifikimeve në Spanjë dhe Beneluks.
Të aplikosh për një vend për DreamHack MSI Championship, që do të zhvillohet në datën 18-21 qershor, ekipet mund të dërgojnë email në <!-- e --><a href="mailto:esport@dreamhack.se">esport@dreamhack.se</a><!-- e --> deri në fund të muajit maj.
Shpërblimet për më të mirët e DreamHack MSI Championship do të ndahen kështu:
1. 6,715€
2. 3,350€
3. 1,120€
Ndërkohë është bërë e ditur se mapa de_mirage do të jetë përsëri e përdorshme në event. Kjo bën të shihet se lista e mapave që do të luhen të jetë kështu:
de_dust2
de_train
de_nuke
de_inferno
de_tuscan
de_mirage
Të shkarkoni de_mirage, mund ta gjeni në faqen e ish anëtarit të staffit të HLTV.org Stefan "satanioN" Mørk.
|
|
|
| Hakerët tentuan të mashtrojnë klientët e ProCredit Bank |
|
Posted by: fl0r - 03-13-2021, 08:52 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Sot në një shkrim të botuar në zeri.info u bë e ditur sesi shërbimi “e-banking” i bankës nga Kosova ProCreditBank është sulmuar nga hakerët, por në fakt një gjë që duhet qartësuar këtu është se ne si PCWorld Albanian kemi paralajmëruar këtë bankë me datën 20 në lidhje me një sulm të mundshëm për shkak se kemi pranuar një e-mail të dyshimtë në adresën tonë që thoshte se keni 3 ditë për rivënë në funksion llogaritë tuaja “me ne” para se ato të skadojnë.
Më pas në e-mail vazhdohej se duhet të konfirmoni pranimin e Kushteve të Përdorimit dhe qëllimin duke klikuar këtë “për të konfirmuar e-mail adresën”. Dhe në fund ju faleminderit ProCredit Costumer Support.
Ne menjëherë dërguam një e-mail drejt shërbimit për konsumatorët të ProCreditBankës dhe nuk publikuam ndonjë gjë në lidhje me këtë problem, përderisa të kishim një reagim zyrtar nga ndonjë prej përfaqësuesve të kësaj banke, por kjo nuk ndodhi dhe mesa duket vetëm në rastet kur ndodh më e keqja zyrtarë të kësaj banke deklarohen për media më “të mëdha”.
Ky email i dërguar në adresën tonë përmes së cilës kryejmë shërbime bankare online, është i tipit “phishing” që shtynë përdoruesit të klikojnë linkun dhe më pas iu vjedh informatat personale të tyre. Pas klikimi te linkut paraqitej domeni http.thinali.gr, ku pjesa.gr nënkupton Greqinë dhe na bënë me dije se prejardhja e sulmit është nga ky vend.
Në sqarimin e dhënë për Zeri.info, Mimoza Godanci zëvendësdrejtoresh e ProCredit Bank ka thënë se klientët janë njoftuar dhe se ata klientë që pranojnë e-mail të këtillë duhet t’i injorojnë dhe t’i fshijnë menjëherë. “Klientët tanë janë të pajisur edhe me tokenë, aparatin pa të cilin qasja në e-banking është e pamundur, dhe i cili përmban kodin që ndryshon në intervale shumë të shkurtra kohore”, ka thënë Godanci për Zëri.
Megjithatë siç e dini më parë pati një thyerje nga ana e hakerëve edhe në sistemin e tokenëve që llogaritet një prej më të sigurtëve në botë, kështu që kjo nënkupton se as këto sisteme nuk janë të pamundura për tu thyer, por janë realisht masat më të sigurta që mund të aplikojë klienti që përdorë shërbime bankare online.
![[Image: 321fu.png]](http://img809.imageshack.us/img809/1743/321fu.png)
Pamje e e-mailit mashtrues që kemi pranuar
Në paralajmërimin e vendosur online PCB thekson se e vetmja adresë zyrtare për të kryer shërbime bankare online është <!-- m --><a class="postlink" href="https://ebanking.procreditbank-kos.com" onclick="window.open(this.href);return false;">https://ebanking.procreditbank-kos.com</a><!-- m -->, prandaj çfarëdo adrese tjetër që ju paraqitet për të bërë shërbimin e njëjtë, është mashtrim.
Zyrtarë të ProCredit Bank kanë theksuar se klientët janë të sigurt dhe mund të vazhdojnë përdorimin e shërbimeve online pa problem, vetëm të kenë kujdes ndaj rasteve të këtilla. Ndërsa ne do të ishim të interesuar të kuptojmë nëse ju keni përjetuar diçka të këtillë. Komentoni më poshtë. /pcworldalbanian/
|
|
|
| Raul | Drawing & Vector | LargeArt |
|
Posted by: Radeci - 03-13-2021, 06:31 PM - Forum: Punimet
- Replies (4)
|
 |
Ehh nashta jo fort ne menyr Profesionale pasi qe eshte punimi im i pare i ketij lloji ju paraqes
Raulin ne Vizatim dhe ne Vector
100% eshte punuar nga une perpos TEKSTIT
E vizatuar(Drawing):
![[Image: raulp.th.png]](http://img8.imageshack.us/img8/9301/raulp.th.png)
<!-- m --><a class="postlink" href="http://img8.imageshack.us/img8/9301/raulp.png" onclick="window.open(this.href);return false;">http://img8.imageshack.us/img8/9301/raulp.png</a><!-- m -->
E Ngjyrosur:
![[Image: raulcolor.th.png]](http://img857.imageshack.us/img857/5751/raulcolor.th.png)
<!-- m --><a class="postlink" href="http://img857.imageshack.us/img857/5751/raulcolor.png" onclick="window.open(this.href);return false;">http://img857.imageshack.us/img857/5751/raulcolor.png</a><!-- m -->
Shpresoj qe do tju pelqej puna ime
I pres komentet e sidomos ato KRITIKUESE
|
|
|
| Video: Xizt vs Virtus.pro |
|
Posted by: ArlindXh - 03-13-2021, 06:19 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (2)
|
 |
Nje frag i mir nga lojtari i njohur tashme Xizt gjat nje aksioni te ekipit fnatic poshti,ta ndogjim se bashku se qfar goditjesh beri.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=3Az7C54Tj5Q[/youtube]
|
|
|
| Facebook dhe Twitter e dinë çka bëjmë online? |
|
Posted by: AuloN- - 03-13-2021, 12:35 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Facebook dhe Twitter e dinë çka bëjmë online?
Të gjithë ata që bëjnë Like në Facebook, apo “cicërojnë” në Twitter për miqtë e tyre, duhet të kenë kujdes sepse kjo i tregon rrjetit tënd social shumë më shumë sesa ju mund të dëshironit.
Një studim i bërë në emër të Wall Street Journal ka gjetur se funksionet “Like” dhe Tweet” nëpër faqe të caktuara online, e përcjellin aktivitetin e përdoruesit në internet, edhe kur ato nuk janë duke u përdorur më.
Madje, një gjë e tillë është pranuar nga Facebook, zyrtarët e së cilës kanë thënë se këto informacione i nevojiten për reklamuesit.
![[Image: facebooklike586.jpg]](http://www.telegrafi.com/fo/2010/facebooklike586.jpg)
Ndërsa Twitter ka thënë se historinë e këtyre të dhënave e fshin shpejtë, edhe pse zëdhënësi i kësaj kompanie ka thënë se “të dhënat edhe mund të përdoren, për përmirësim të përmbajtjes në të ardhmen”.
Studimi është bërë nga ish-inxhinieri i Google, Brian Kennish, përkatësisht nga kompania e tij, Disconnect Inc, e cila ka analizuar më shumë se 1000 faqe.
Nga studimi i Kennish, del se nga 1 mijë faqet e para në Google, Facebook përcjell më shumë 331, ndërsa Tëitter “ndjek” 200 prej tyre.
|
|
|
|