Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1650 online users.
» 0 Member(s) | 1646 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 193
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462

 
  Twitter bëhet 5 vjeç, shkon prej 0 në 140 milion cicërima në
Posted by: twiNs - 03-14-2021, 05:52 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

Para pesë viteve, bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey plasoi cicërimën e parë . Ajo që filloi si një eksperiment i mikrobloging (jo më shumë se 140 karaktere) sot është bërë një fenomen i jetës së përditshme të atyre që shfrytëzojnë internetin.
Twitter tani ka më shumë se 200 milion përdorues duke përfshirë entuziastë të teknologjisë (kuptohet @pcworldalbanian nuk mungon), yje të skenave të ndryshme artistike, dhe madje edhe presidenti i SHBA-së ka llogari në Twitter. Në vitin 2007 Twitter nisi me rreth 5,000 cicërima në ditë, por në vitin 2009 gjërat ndryshuan dhe rrethanat e shndërruan atë në një kanal transmetimi për shumë ngjarje të mëdha.

Kur vdiq Michael Jacskon, Twitter shprehu me 456 cicërima në sekondë – që ishte rekord për këtë faqe, e tani në rezultatet e reja Twitter përballon diku rreth 140 milion cicërima në një ditë të zakonshme, apo 1,600 sosh çdo sekondë.

Faqja pati ndikimin e vet edhe gjatë protestave në Moldavi, Iran, Tunizi dhe Egjipt, duke u bërë një vend komunikimi dhe duke u shfrytëzuar për të koordinuar plane dhe për të transmetuar mesazhe. Departamenti Amerikan i shtetit vuri në pah rolin e rëndësishëm të Twitter në skenën botërore, kur gjatë protestave në Iran, kërkoi nga kompania që të shtyjë procedurat e planifikuara të mirëmbajtjes në mënyrë që rrjeti të jetë në funksion.

Por me rritjen eksplozive balena e dështimit bëhet një prej ikonave më të famshme para përdoruesve dhe ajo paraqitet shpesh kur infrastruktura e faqes nuk arrin të përballojë kërkesat e përdoruesve.
[Image: ?di=KQJW]
Gjatë rrugës për tu shndërruar në një biznes, Twitter tani ka rreth 400 punëtorë dhe ka arritur të tërheq mbi 360 milion dollarë nga investitorët, megjithatë rezultatet në të hyra nuk janë ende në nivele të kënaqshme. Nëse Twitter dëshiron të kthejë cicërimat në profit, gjigantët si Google dhe Microsoft duhet ta paguajnë atë që të kenë qasje në cicërimat e saja në kohë reale, dhe gjithashtu duhet të definojë politika të marketingut. /pcworldalbanian/

Print this item

  Facebook paraqiti një program që u ofron përdoruesve një nxi
Posted by: twiNs - 03-14-2021, 05:51 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

Facebook paraqiti një program që u ofron përdoruesve një nxitje financiare për t’i shikuar reklamat në këtë rrjet.
Facebook tani do të paguajë përdoruesit që shikojnë reklama të caktuara në faqe me Facebook Credits, e cila gjë mund të ndihmojë të mirat në Facebook Deals. Nxitja, sidoqoftë, nuk është e madhe. Fillimisht, një reklamë mesatare do të prodhojë një kredit, i cili është i barabartë me 10 centë.

Reklamat do të jenë kryesisht në lojëra. CrowdStar, Digital Chocolate dhe Zynga janë në mesin e pjesëmarrësve për lojëra. Facebook është duke punuar me Sharethrough, SocialVibe, Epic Media dhe SupersonicAds për të shërbyer reklama në program dhe TrialPay, që do të ofrojë statistika.
[Image: ?di=LICN]
Dan Greenberg, CEO i Sharethrough, thotë që nisma e ndërmarrjes Facebook përfaqëson “një hap larg nga ndërprerja e reklamimit”. Greenberg, që ka klientë si Microsoft dhe NEstle, thotë që rrjeti i vet nuk do të dërgojë reklama tradicionale, por më argëtuese, të cilat do të zgjojnë kërshërinë e përdoruesve që jo vetëm të shikohen, por edhe të shkëmbehen me shokët e tjerë./pcworldalbanian

Print this item

  WhereBerry, rrjeti social i së ardhmes
Posted by: twiNs - 03-14-2021, 05:50 PM - Forum: IT Zone - No Replies

Shumica e rrjeteve sociale na mundësojnë të tregojmë se çka kemi bërë në të kaluarën, ose atë që po e bëjmë momentalisht.
Mirëpo, njëri prej tyre është ndryshe. WhereBerry është rrjeti i ri social i cili na mundëson të tregojmë se çka do të bëjmë në të ardhmen.

WhereBerry.com, i cili është lansuar sot për publikun, i lejon njerëzit që të tregojnë dhe të ndajnë me miqtë e tyre planet e së ardhmes, siç mund të jenë; restorantet të cilët ata dëshirojnë t’i provojnë, filmat që dëshirojnë t’i shohin apo ngjarjet në të cilat ata dëshirojnë të marrin pjesë.

“Ne po i japim njerëzve një vend të vetëm, për të gjitha idetë që ata mund t’i kenë” ka thënë Nick Baum, themeluesi i WhereBerry.
[Image: ?di=OWBU]
Ai bashkë me Bill Ferrell janë dy ish-inxhinier të Google, ndërsa për faqen e tyre të re, sot ka raportuar edhe gazeta më e famshme amerikane, New York Times. / Telegrafi /

Print this item

  Studimi, interneti shpërqëndron studentët gjatë mësimit
Posted by: twiNs - 03-14-2021, 05:48 PM - Forum: IT Zone - No Replies

lustrimi i mësimit në laptopin e çdo studenti në klasë, nuk është një metodë e sukseshshme, kjo pasi studentët preferojnë më shumë të navigojnë në internet sesa të ndjekin orën e mësimit.
Lajmi është bërë i ditur pas publikimit të raportit “Inside Higher Ed”, një studim i realizuar nga profesorët e Universitetit të Vermontit, të cilët kanë “spiunuar” laptopët e studentëve gjatë orëve të mësimit. Sipas këtij raporti, të paktën 2/3 e studentëve hulumtonin gjetkë në rrjet dhe vetëm 1/3 e tyre ndiqte mësimin dhe shëmbujt e ilustruar në laptopin e tyre.
[Image: ?di=P0G2]
Përgjimi i studentëve u realizua përmes një programi të aktivizuar së bashku me dosjen e leksioneve që mund të lexoheshin në rrjet. Ky program rregjistronte çdo klikim të studenteve, të klasifikuar sipas një numri rendor. /Telegrafi

Print this item

  Google ndalon arkivimin dixhital të gazetave
Posted by: twiNs - 03-14-2021, 05:47 PM - Forum: IT Zone - No Replies

Krijimi i një arkive të dixhtalizuar të gazetave, që dy vjet më parë ishte cilësuar si projekti më ambicionz i Google, është braktisur nga gjigandi motorrik.
Lajmi ështe njoftuar nga kjo kompani, sipas të cilës Google ka lënë në mes këtë projekt, ç’ka do të thotë se nuk do të skanohen më gazeta për t’u hedhur më pas në arkivën e Google në internet.Ky projekt nisi në vitin 2008 me buletinin “London Adviser” në vitin 1895, për të vijuar më pas me “L’Ami du Lecteur” dhe “Milwakee Sentinel” nga vitet 1910 deri në vitet 1995.
[Image: ?di=RPUW]
Ndërprerja e këtij projekti vjen pas mbylljes se Google Video, që ka qënë paraardhësi i YouTube-it. /Telegrafi/

Print this item

  Facebook dhe Twitter e dinë çka bëjmë online?
Posted by: twiNs - 03-14-2021, 05:46 PM - Forum: IT Zone - No Replies

Të gjithë ata që bëjnë Like në Facebook, apo “cicërojnë” në Twitter për miqtë e tyre, duhet të kenë kujdes sepse kjo i tregon rrjetit tënd social shumë më shumë sesa ju mund të dëshironit.
Një studim i bërë në emër të Wall Street Journal ka gjetur se funksionet “Like” dhe Tweet” nëpër faqe të caktuara online, e përcjellin aktivitetin e përdoruesit në internet, edhe kur ato nuk janë duke u përdorur më.
[Image: ?di=6JU1]
Madje, një gjë e tillë është pranuar nga Facebook, zyrtarët e së cilës kanë thënë se këto informacione i nevojiten për reklamuesit

Print this item

  Facebook, marka me rritjen më të shpejtë në botë
Posted by: twiNs - 03-14-2021, 05:44 PM - Forum: IT Zone - No Replies

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook.com,është vlerësuar si marka me rritjen më të shpejtë në botë, sipas rangimit vjetor të 100 kompanive botërore, të cilin e bën firma Milward Brown.
Është interesante se si Facebook e kryeson këtë listë, pasi që kjo është hera e parë që kompania e Mark Zuckerberg shfaqet në listën e Milward Brown, pas gjashtë vitesh ekzistence.

Regjistrimi dhe vlerësimi i Facebook si brendi me rritjen më të shpejtë është matur nga aspekti i të hyrave që ajo gjeneron nga reklamat, si dhe madhësinë e kompanisë të cilën e ka arritur ndër këto pak vite.
[Image: ?di=SXX2]
Ky trend i rritjes është marramendës për rrjetin social, duke e marrë parasysh që në të njëjtën listë gjenden edhe kompani të mëdha si Starbucks, të cilat tashmë kanë mbetur prapa Facebook.com / Telegrafi /

Print this item

  Anti-virusi fallco i MACDefender
Posted by: twiNs - 03-14-2021, 05:43 PM - Forum: IT Zone - No Replies

Kujdes! Një program fallco anti-virusi nën siglën e njohur të MACDefender që qarkullon në internet, mund t’iu marrë në qafë.
Kjo të paktën i ka ndodhur qindra përdoruesve të kompiuterave, të cilët kanë shkarkuar këtë program pa pagesë, që veç faktit që nuk mbron kompiuterin tërheq viruset drejt tij. Anti-virusi i rremë MAC, që gjendet lehtësisht në internet që prej fillimit të majit, mban emrat MACDefender dhe Mac Security. Pasi instalohet, ai kërkon automatikisht skanim të komputerit, por që në fakt nuk bën gjë tjetër veçse thith viruse nga interneti.
[Image: ?di=ZGT3]
Alarmi për këtë anti-virus u ngrit pas qindra thirrjeve për ndihmë në blogjet e Apple. /Telegrafi/

Print this item

  IBM më i fuqishëm se Microsoft
Posted by: twiNs - 03-14-2021, 05:41 PM - Forum: IT Zone - Replies (3)

Ajo që 20 vjet më parë dukej e pamundur, sot është realitet. Kompania IBM ka kaluar me të ardhura kompaninë Microsoft, duke e zhvendosur këtë të fundit në vendin e tretë.
Sipas Geekosystem, pas mbylljes së bilancit në fundjavë, IBM përllogariti një kapital prej 208 miljardë $, ndërsa Microsofti 207,9 miljardë $. Kjo vërteton edhe shqetësimin e shprehur të themeluesit të Microsoft, bill Gates, i cili gjatë kësaj jave foli edhe për një ndryshim të madh strategjik të kompanisë së tij.
[Image: ?di=Y1UA]
Me binlancin e fundit, Microsoft renditet e treta si kompania më e fuqishme, pas Apple që përllogarit një kapital 311 miljadrë dollar dhe IBM me 208 miljardë $. /Telegrafi/

Print this item

  Incizimi më i mirë i vrimës së zezë (Video)
Posted by: Lizardi - 03-14-2021, 10:03 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Një ekip ndërkombëtar, duke përfshirë edhe hulumtuesit e financuar nga ana e agjencisë amerikane për kërkimin e gjithësisë NASA, me anë të teleskopit ka bërë foto dhe incizimin më të mirë deri tash të shpërthimit të grimcës në vrimën e zezë të galaktikës së afërme me tonën.

Në fotot e bëra nga ky ekip shihet qartë shkëlqimi pas eksplodimit, kurse vrima e zezë, e cila është larg galaktikës sonë 12 milionë vite drite është e padukshme dhe gjendet në galaktikën Centaurus.

Fotot e bëra tregojnë një rajon me diametër prej 4.2 milionë vitesh drite, gjë që është më pak se sa distanca ndërmjet Diellit tonë dhe yllit të parë tjetër në galaktikën tonë.

/koha.net/

Print this item