Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 15290 online users.
» 0 Member(s) | 15286 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, DuckDuckGo

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
Yesterday, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 9
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 31
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 45
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 224
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 580
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 571
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 397
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,386
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,398
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  Windows 8 del në 2012
Posted by: iceboy - 03-16-2021, 01:12 PM - Forum: IT Zone - Replies (10)

[Image: dca9d5.jpg]

“Windows 8” ose siç preferojnë ta quajnë ndryshe “Windows Next”, do të dalë në vitin 2012.

Ndonse ishte folur shumë për sistemin Windows të gjeneratës së re, kjo është hera e parë që ajo është konfirmuar nga një zyrtar i Microsoft, e jo pak, por, nga vetë drejtori ekzekutiv Steve Ballmer, gjatë Konferencës për zhvillim të Microsoft-it në Japoni .

“Kemi punuar shumë për Windows 7, dhe klientët tanë kanë mbetur të kënaqur. Por ka ardhur koha që të shohim sistemin Windows të gjeneratës së re: Windows 8. Me daljen e saj në vitin 2012, ju do të shihni dhjetra kompiuter, laptopë e tabletë të rinj.”, ka deklaruar Ballmer.

Ndërkohë, detajet për të rejat që do të sjellë “Windows 8”, pritet që të bëhen publike javën e ardhshme, nga vetë presidenti i Windows, Steven Sinofsky, gjatë konferencës “Gjithçka mbi Teknologjinë”. /Telegrafi/

Print this item

  markeloff duke luajtur deathmatch
Posted by: Jo :) - 03-16-2021, 10:30 AM - Forum: Zbavitje - Replies (7)

Me poshte mund te shihni nje video duke pare super yllin e ekipit Ukrainas Na`Vi, Yegor "markeloff" Markelof duke shaqur disa aftesi fantastike ne lojen e Counter-Strike ne nje loje te deathmatch.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Z8QfrSDVFUg[/youtube]

Print this item

  Rikthimi i allen i përkohshëm?
Posted by: Jo :) - 03-16-2021, 09:41 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (4)

Menaxheri i ekipit SK Gaming, Anton "budak" Budak ka informuar fragbite.se se rikthimi i Jimmy "allen" Allen do të jetë vetëm për kualifkimet suedeze për WCG.

Ditën e djeshme, SK Gaming lajmëruan se Allen është rikthyer në ekipin e tyre, dhe se Dennis "dennis" Edman u largua nga ekipi pas qëndrimit të shkurtë si zëvendësues.

Organizata me bazë gjermane për më shumë tregoi se shfaqja e Allen do të jetë në kualifikimet suedeze për World Cyber Games.

Me largimin e Edman dhe shtuarjen e Allen u mendua se do të jetë një ndryshim i përhershëm, por tani është ndryshuar ai ndryshim, dhe nuk do të jetë i përhershëm.

Anton "budak" Budak informoi fragbite.se se Allen do të jetë vetëm si një zëvëndësim gjatë kualifikimeve, dhe nuk dihet se nëse ai mund të largohet përsëri nga ekipi pas parqitjes së tij.

Me lëshimin e ish-talentit të Playzone, menaxheri i ekipit SK Gaming Tim "merusame" Ellersiek tha se arsyet për lirimin e tij ishin "tejet komplekse".

Qëndroni së bashku me ne për të rejat e fundit në lidhje me ndryshimet e mundshme në ekipin e SK Gaming.

Print this item

  Upss, Sony përsëri sulmohet!
Posted by: ReY - 03-15-2021, 09:58 PM - Forum: IT Zone - Replies (4)

[Image: sonyplaystationhacked.jpg]
Vetëm dy ditë pasi lajmëruan se PlayStation Network po rikthehet pas sulmeve të mëhershme në këtë rrjet, ndodhi ajo çfar nuk e prisnim, kishte dhe një sulm tjetër në gaming platformën, shkruan Nyleveisa duke theksuar se Sony vet kishte provuar lëshimin pasi zbuluan metodën.

Supozohet që sulmi më i ri vjen nga i njejti grup i hakerëve që kishin hackuar më herët sistemin në 18 prill. Tani hakerët përdorin imellat, datat e lindjes të përdoruesve në PSN të cilat i kishin vjedhur më herët për të thyer sistemin e PSN, duke i resetuar fjalëkalimet, dhe duke vjedhur fjalëkalime të reja. Sony kërkoi nga gjith përdoruesit që të ndryshojnë fjalëkalimet para dy ditëve kur paralajmëroi rikthimin e PlayStation Network.

Aktualisht faqja për ndryshimin e fjalëkalimeve është e ndalur. Ka dhe një mesazh në faqe ku thuhet se nuk dihet për sa kohë do të rregullohet ky problem. Më parë, pas sulmit fillestar, kësaj kompanie i mori 3 javë kohë për ta rikthyer platformën online./itshqip

Print this item

  iPhone 5 do të ketë ekran të xhamit!
Posted by: iceboy - 03-15-2021, 07:09 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: iphone_5_165354775.jpg&size=article_medium]

Në bazë të disa thashethemeve që janë duke qarkulluar së fundi në internet, thuhet se gjenerata e pestë e celularit të Apple do të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje të përpunuar nga xhami.

Kësaj radhe rolin e “gruas së keqe” e luajti DigiTimes, që citon “burime industriale” të cilat thotnë se Apple ka blerë mes 200 apo 300 makina për prerje të xhamit, përmes së cilave dëshiron të krijojë ekrane të lakuara për pajisjen e tyre iPhone. Por pse Apple e jo ndonjë partnerë industrial? Për shkak se prodhuesit e xhamit janë “të tërhequr për sa i përket investimeve në blerjen e pajisjeve pë prerje të xhamit për shkak se kërkohet përfshirje e një kapitali të madh” thonë burimet e DIgitimes.

Sipas DigiTimes, njësitë për prerje veçse janë gati dhe mund të fillojnë me punën në momentin që të arrihen “nivele të kënaqshme të xhamit të lakuar”.

E çka mund të bëjë një xham i lakuar? Për shembull mund të kopjojë Google-in. Nexus S që është lansuar në dhjetor, ka një të tillë. Gjithashtu: është më i përshtatshëm për tu mbajtur afër veshit.

Burimi:

PcWorldAlbanian

Print this item

  allen rikthehet në SK Gaming
Posted by: Jo :) - 03-15-2021, 07:07 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (10)

SK Gaming kanë njoftuar se Jimmy "allen" Allen është rikthyer në aksion në skenën e Counter-Strike përsëri.

Ky lajm vjen disi i papritur, edhe pse Jimmy "allen" Allen tha vetë se ai do të mungojë deri në një kohë të pacaktuar, kur u largua dy muaj më parë.

Allen së pari vendosi të marrë një pushim pasi me sëmundjen e tij u krijua një problem në angazhim në lojë në një anë negative.

Megjithatë, Allen do të kthehet në aksion përsëri për SK Gaming, me të cilin ekip është parë duke luajtur në katër vitet e fundit.

[Image: 1279386993.82.jpeg]

Duke komentuar në çështjen e largimit të Dennis "dennis" Edman, menaxheri i ekipit Tim "merusame" Ellersiek tha këtë deklaratë në faqen e ekipit:

"Pas disa muajve me dennis në ekip, erdhi vendim se ai nuk do të jetë edhe më tutje pjesë e ekipit. Arsyet për këtë vendim janë jashtëzakonish komplekse. Dennis ka luajtur një rol të madh në sukseset e fundit të ekipit dhe ka luajtur jashtëzakonisht për çmimet e fundit të fituara nga ekipi i SK Gaming."

"Ish-lojtari i SK Gaming, Jimmy Allen do të luajë në kualifikimet për WCG në Stokholm. Edhe një herë falemnderit Dennis, për kohën tuaj si një lojtarë vërtetë i talentuar gjë që ekipi i SK Gaming do ta çmojë."

Me Dennis "dennis" Edman në bord, zëvendësimi i përkohshëm i Allen, SK Gaming në këto kohë ka fituar një vend të dytë në Xperia PLAY 2011, si dhe fitues në Inferno Online 3.3.

SK Gaming tani ka:

[Image: se] GeT_RiGhT
[Image: se] allen
[Image: se] face
[Image: se] f0rest
[Image: se] RobbaN


Ekipi do ta bëjë paraqitjen e parë në kualifkimet suedeze për World Cyber Games, ku do të zhvillohen në Inferno Online në Stokholm më 28 maj.

Print this item

  Neo Xperia Play 2011 highlights
Posted by: dARK-iNSPIRATION - 03-15-2021, 05:20 PM - Forum: Zbavitje - Replies (1)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=swhNI64hmKw[/youtube]

Print this item

  Man.Utd vs. Barcelona
Posted by: danger man. - 03-15-2021, 02:35 PM - Forum: Punimet - Replies (19)

v1.
[Image: 2lc0ndw.jpg]
v2.
[Image: 10i8p3d.jpg]

Print this item

  Telefonat e ri të Nokia’s me dual-core?
Posted by: twiNs - 03-15-2021, 02:21 PM - Forum: IT Zone - Replies (4)

huhet se shumica e telefonave të mençur Nokia të cilët mbështeten në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 7 bazohen në procesorët e Qualcomm.
Mirëpo duket se kjo që do të ndryshojë, në rastin e parë që kompania finlandeze të lansojë modelet e para në këtë sistem të ri operativ.

Sipas raportit të fundit të Forbes, thuhet se Nokia do të fillojë të përdor procesorët e ST – Ericsson, kompani kjo e cila është një bashkëpunim strategjik midis STMicroelectronics dhe kompanisë suedeze Ericsson.
[Image: ?di=T7N3]
Raporti thotë se ST Ericsson do të jetë njëri ndër furnitorët e procesorëve të Nokia’s, përkatësisht procesorët e saj do të jenë dual-core dhe të integruar në pajisjet e reja të Nokia’s, të cilat do të bazohen në Windows Phone 7. / Telegrafi /

Print this item

  Kritikët: iPad 2, tableti më i mire në treg
Posted by: twiNs - 03-15-2021, 02:20 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

iPad 2 është tableti më i mirë që ekziston aktualisht në treg. Kjo të paktën është konsiderata e kritikëve e arritur gjatë një forumi të zhvilluar në blogun e një ndër adresave më të mira teknologike “Harsh Ajmera”.
Sipas kritikëve, iPad 2 ka revolucionalizuar mënyrën se si tabletët duhet të ndërtohen në të ardhmen dhe se si duhen përdorur ato. Por ekspertët japin edhe disa sygjerime sa i përket programeve qe duhet shkakruar, në mënyrë që përdoruesit të kënaqen më shumë me këtë tablet:

Amazon Kindle – Ekziston nje program posacërisht i ndërtuar për iPad 2, që të lejon të kesh akses në të paktën 850 mijë tituj librash.

Angry Birds – Loja më e mirë aktualisht në treg, i përshtatur edhe për këtë tablet.

UrbanSpoon – Një program që të lejon të kesh hartën e restoranteve të qytetit tuaj, përfshi këtu edhe çmimet në to.

Zite – Revista e krijuar posaçërisht për iPad, në të cilën mund të gjeni të gjitha lajmet rozë të personave VIP.

Netflix – Programi që mundëson ekranin [Image: ?di=UPLG]e televizorit në tablet. /Telegrafi/

Print this item