Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1647 online users.
» 0 Member(s) | 1643 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 193
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462

 
  iPhone 5 do të ketë ekran të xhamit!
Posted by: iceboy - 03-15-2021, 07:09 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: iphone_5_165354775.jpg&size=article_medium]

Në bazë të disa thashethemeve që janë duke qarkulluar së fundi në internet, thuhet se gjenerata e pestë e celularit të Apple do të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje të përpunuar nga xhami.

Kësaj radhe rolin e “gruas së keqe” e luajti DigiTimes, që citon “burime industriale” të cilat thotnë se Apple ka blerë mes 200 apo 300 makina për prerje të xhamit, përmes së cilave dëshiron të krijojë ekrane të lakuara për pajisjen e tyre iPhone. Por pse Apple e jo ndonjë partnerë industrial? Për shkak se prodhuesit e xhamit janë “të tërhequr për sa i përket investimeve në blerjen e pajisjeve pë prerje të xhamit për shkak se kërkohet përfshirje e një kapitali të madh” thonë burimet e DIgitimes.

Sipas DigiTimes, njësitë për prerje veçse janë gati dhe mund të fillojnë me punën në momentin që të arrihen “nivele të kënaqshme të xhamit të lakuar”.

E çka mund të bëjë një xham i lakuar? Për shembull mund të kopjojë Google-in. Nexus S që është lansuar në dhjetor, ka një të tillë. Gjithashtu: është më i përshtatshëm për tu mbajtur afër veshit.

Burimi:

PcWorldAlbanian

Print this item

  allen rikthehet në SK Gaming
Posted by: Jo :) - 03-15-2021, 07:07 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (10)

SK Gaming kanë njoftuar se Jimmy "allen" Allen është rikthyer në aksion në skenën e Counter-Strike përsëri.

Ky lajm vjen disi i papritur, edhe pse Jimmy "allen" Allen tha vetë se ai do të mungojë deri në një kohë të pacaktuar, kur u largua dy muaj më parë.

Allen së pari vendosi të marrë një pushim pasi me sëmundjen e tij u krijua një problem në angazhim në lojë në një anë negative.

Megjithatë, Allen do të kthehet në aksion përsëri për SK Gaming, me të cilin ekip është parë duke luajtur në katër vitet e fundit.

[Image: 1279386993.82.jpeg]

Duke komentuar në çështjen e largimit të Dennis "dennis" Edman, menaxheri i ekipit Tim "merusame" Ellersiek tha këtë deklaratë në faqen e ekipit:

"Pas disa muajve me dennis në ekip, erdhi vendim se ai nuk do të jetë edhe më tutje pjesë e ekipit. Arsyet për këtë vendim janë jashtëzakonish komplekse. Dennis ka luajtur një rol të madh në sukseset e fundit të ekipit dhe ka luajtur jashtëzakonisht për çmimet e fundit të fituara nga ekipi i SK Gaming."

"Ish-lojtari i SK Gaming, Jimmy Allen do të luajë në kualifikimet për WCG në Stokholm. Edhe një herë falemnderit Dennis, për kohën tuaj si një lojtarë vërtetë i talentuar gjë që ekipi i SK Gaming do ta çmojë."

Me Dennis "dennis" Edman në bord, zëvendësimi i përkohshëm i Allen, SK Gaming në këto kohë ka fituar një vend të dytë në Xperia PLAY 2011, si dhe fitues në Inferno Online 3.3.

SK Gaming tani ka:

[Image: se] GeT_RiGhT
[Image: se] allen
[Image: se] face
[Image: se] f0rest
[Image: se] RobbaN


Ekipi do ta bëjë paraqitjen e parë në kualifkimet suedeze për World Cyber Games, ku do të zhvillohen në Inferno Online në Stokholm më 28 maj.

Print this item

  Neo Xperia Play 2011 highlights
Posted by: dARK-iNSPIRATION - 03-15-2021, 05:20 PM - Forum: Zbavitje - Replies (1)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=swhNI64hmKw[/youtube]

Print this item

  Man.Utd vs. Barcelona
Posted by: danger man. - 03-15-2021, 02:35 PM - Forum: Punimet - Replies (19)

v1.
[Image: 2lc0ndw.jpg]
v2.
[Image: 10i8p3d.jpg]

Print this item

  Telefonat e ri të Nokia’s me dual-core?
Posted by: twiNs - 03-15-2021, 02:21 PM - Forum: IT Zone - Replies (4)

huhet se shumica e telefonave të mençur Nokia të cilët mbështeten në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 7 bazohen në procesorët e Qualcomm.
Mirëpo duket se kjo që do të ndryshojë, në rastin e parë që kompania finlandeze të lansojë modelet e para në këtë sistem të ri operativ.

Sipas raportit të fundit të Forbes, thuhet se Nokia do të fillojë të përdor procesorët e ST – Ericsson, kompani kjo e cila është një bashkëpunim strategjik midis STMicroelectronics dhe kompanisë suedeze Ericsson.
[Image: ?di=T7N3]
Raporti thotë se ST Ericsson do të jetë njëri ndër furnitorët e procesorëve të Nokia’s, përkatësisht procesorët e saj do të jenë dual-core dhe të integruar në pajisjet e reja të Nokia’s, të cilat do të bazohen në Windows Phone 7. / Telegrafi /

Print this item

  Kritikët: iPad 2, tableti më i mire në treg
Posted by: twiNs - 03-15-2021, 02:20 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

iPad 2 është tableti më i mirë që ekziston aktualisht në treg. Kjo të paktën është konsiderata e kritikëve e arritur gjatë një forumi të zhvilluar në blogun e një ndër adresave më të mira teknologike “Harsh Ajmera”.
Sipas kritikëve, iPad 2 ka revolucionalizuar mënyrën se si tabletët duhet të ndërtohen në të ardhmen dhe se si duhen përdorur ato. Por ekspertët japin edhe disa sygjerime sa i përket programeve qe duhet shkakruar, në mënyrë që përdoruesit të kënaqen më shumë me këtë tablet:

Amazon Kindle – Ekziston nje program posacërisht i ndërtuar për iPad 2, që të lejon të kesh akses në të paktën 850 mijë tituj librash.

Angry Birds – Loja më e mirë aktualisht në treg, i përshtatur edhe për këtë tablet.

UrbanSpoon – Një program që të lejon të kesh hartën e restoranteve të qytetit tuaj, përfshi këtu edhe çmimet në to.

Zite – Revista e krijuar posaçërisht për iPad, në të cilën mund të gjeni të gjitha lajmet rozë të personave VIP.

Netflix – Programi që mundëson ekranin [Image: ?di=UPLG]e televizorit në tablet. /Telegrafi/

Print this item

  HTC EVO 3D arrin në SHBA?
Posted by: twiNs - 03-15-2021, 02:17 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

Konsumatorët e operatorit mobil amerikan Sprint janë ndër të paktët që mund të mbajnë në dorën e tyre modelin e ri të telefonit të mençur të HTC’së, HTC EVO 3D, ekrani i të cilit mund të shikohet edhe pa syzet e nevojshme për ta parë figurën që e ofron kjo teknologji.
Operatori amerikan i telefonisë mobile me rrjetin WiMAX, e ka konfirmuar se e posedon këtë pajisje në dyqanet e saj zyrtare, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë ta blejnë atë, do të pranojnë edhe një kupon në vlerë prej 50 dollarësh.

Mirëpo, përveç konfirmimit për modelin e ri të telefonit, nuk është thënë asgjë për çmimin e pajisjes me teknologji 3D, ndërsa dihet se konsumatorët e kësaj kompanie tashmë mund ta rezervojnë një të tillë.
[Image: ?di=8ZB8]
Sprint mbetet operatori mobil në SHBA, i cili është i lidhur ngushtë me pajisjet e reja të HTC’së, pasi që thuhet se përveç HTC EVO 3D, ka plane edhe për lansimin e tabletit të këtij prodhuesi, EVO View 4G. / Telegrafi /

Print this item

  iPhone 4 me 64GB?
Posted by: twiNs - 03-15-2021, 02:16 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

Kohëve të fundit janë publikuar disa raporte të cilat thonë se Apple është duke e përgatitur versionin e iPhone 4 me 64 GB memorie të brendshme.
Më herët gjatë këtij viti, mediat e ndryshme botërore patën shfaqur disa fotografi të këtij modeli, mirëpo për të njëjtin nuk është folur më, të paktën jo deri para kësaj jave.

Tani, thuhet se iPhone 4 do të jetë në dispozicion edhe në 64GB hapësirë.

Sipas This Is My Next, thuhet se një memo e brendshme e kompanisë Verizon shfaq edhe modelin e ri të iPhone 4, me 64GB.
[Image: ?di=ECJK]
Edhe pse tani iPhone 4 nuk është më në qendër të vëmendjes, pasi që pritet lansimi i iPhone 5 ose iPhone 4S, një gjë e tillë mund të ndodh, sepse Apple me çdo kusht synon që ta ruajë pozitën e saj shumë konkurruese në treg. / Telegrafi /

Print this item

  Javier Hernandez Man Utd vector sign
Posted by: gaz3r - 03-15-2021, 01:29 PM - Forum: Punimet - Replies (7)

Comment

[Image: javier_hernandez_manutd_vector_by_gaz3r-d3h0ifj.jpg]

To all Man UTD Fans



Print this item

  Si të krijoni një nënshkrim profesional për emailin tuaj me
Posted by: iceboy - 03-14-2021, 08:07 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Si të krijoni një nënshkrim profesional për emailin tuaj me WiseStamp?


[Image: Email_signature_502051532.jpg&size=article_medium]

Nënshkrimi në email shpesh mund të jetë përshtypja e parë në komunikimet profesionale. Një nënshkrim i rrjedhshëm e shton kurreshtjen te marrësi i emailit për të ditur nëse nënshkrimi juaj në email është pasqyrim i drejtpërdrejtë i personalitetit tuaj. Natyrisht, ju nuk mund të keni gjithmonë një nënshkrim shkëlqyes, veçanërisht kur dërgoni emaile nga smartphone juaj. Kur dërgoni një email nga desktopi juaj, nuk ka arsye të mjaftueshme për mosposedimin e një rreshti të shkëlqyer nënshkrimi, veçanërisht kur nuk kërkohen shumë aftësi dhe shkathtësi për ta bërë një të tillë.

Me WiseStamp, krijimi i një nënshkrimi profesional për email është lehtë dhe mund ta kthejë pjesën e poshtme të emailit tuaj në një vegël të fuqishme për ta paraqitur veten, ngjashëm sikur një kartelë e juaja mund të formojë një përshtypje.

WiseStamp ua mundëson rregullimin e nënshkrimit të emailit tuaj me profilet tuaja personale në faqe shoqërore. WiseStamp ofron mundësinë e futjes së përmbajtjes dinamike në emailat që dërgohen, si pajisja juaj e fundit në eBay, postimi i fundit në blog, ose cicërima juaj e fundit (këto duhet të përdoren me kujdes).

Pranuesit e emailit tuaj drejtpërdrejt mund të lidhen me përmbajtjen tuaj dinamike në emailin tuaj, për shembull me sendin tuaj në eBay ose të ricicërojnë cicërimën tuaj. WiseStamp lehtësisht mund të ndërlidhet me shërbimet për emaila, duke përfshirë Gmail, Yahoo!, Hotmail dhe AOL! WiseStamp ofron mundësinë e krijimit dhe ndryshimit të nënshkrimit në një editor të pasur ose duke e ndryshuar drejtpërdrejt HTML-në.. Ju mund të shtoni ikona dhe lidhje të teksteve nga shumë profile shoqëorer që do të jenë të futura automatikisht në çdo nënshkrim të emailit tuaj. Vetëm kini kujdes që të zgjedhni profilet e përshtatshëm, kështu që ju nuk jeni duke i mbingarkuar njerëzit me një zhurmë.

Ashtu siç është lartpërmendur, ju mund ta stolisni nënshkrimin e emailit tuaj duke shtuar përmbajtje të pasur, duke përdorur Email Apps në WiseStamp, sikur postimin e fundit që mund ta shtoni në blogun tuaj duke përdorur RSS. Gjëja më e mirë për WiseStamp është që ju mund t’i përdorni të gjitha këto mundësi për të krijuar një nënshkrim të pasur në HTML që automatikisht do të shtohet sa herë që ju shkruani një email – pa pasur nevojë që të dini ndonjë gjuhë programuese – dhe e tërë kjo në pak minuta.

WiseStamp tani është instaluar mëse një milion herë përgjatë shfletuesve të përshtatshëm dhe klientëve të emailave, duke përfshirë këtu Firefox, Chrome, Thunderbird dhe Safari. Nëse jeni gati që të filloni me WiseStamp, vetëm instalojeni atë në shfletuesin tuaj. Ju pastaj mund të filloni që të ndërtoni një nënshkrim personal të fuqishëm për emailin tuaj. Nëse nuk keni ndonjë ide se si ta stolisni nënshkrimin tuaj të ri, shikoni disa shembuj të nënshkrimeve me WiseStamp sa për frymëzim. Galeria e nënshkrimeve për email është e ngarkuar me ide të shkëlqyera për pothuajse çfarëdo informacioni personal dhe profesional që dëshironi ta përcjellni. Shkarkoni add-ons-in ketu

Quote:Burimi: Nga Fatos Morina per PcWorldAlbanian 2011

Print this item