![]() |
|
HTC EVO 3D arrin në SHBA? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: HTC EVO 3D arrin në SHBA? (/thread-4572.html) |
HTC EVO 3D arrin në SHBA? - twiNs - 03-15-2021 Konsumatorët e operatorit mobil amerikan Sprint janë ndër të paktët që mund të mbajnë në dorën e tyre modelin e ri të telefonit të mençur të HTC’së, HTC EVO 3D, ekrani i të cilit mund të shikohet edhe pa syzet e nevojshme për ta parë figurën që e ofron kjo teknologji. Operatori amerikan i telefonisë mobile me rrjetin WiMAX, e ka konfirmuar se e posedon këtë pajisje në dyqanet e saj zyrtare, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë ta blejnë atë, do të pranojnë edhe një kupon në vlerë prej 50 dollarësh. Mirëpo, përveç konfirmimit për modelin e ri të telefonit, nuk është thënë asgjë për çmimin e pajisjes me teknologji 3D, ndërsa dihet se konsumatorët e kësaj kompanie tashmë mund ta rezervojnë një të tillë. Sprint mbetet operatori mobil në SHBA, i cili është i lidhur ngushtë me pajisjet e reja të HTC’së, pasi që thuhet se përveç HTC EVO 3D, ka plane edhe për lansimin e tabletit të këtij prodhuesi, EVO View 4G. / Telegrafi / Re: HTC EVO 3D arrin në SHBA? - iceboy - 03-15-2021 Edhe HTC si Gold AG per cdo jav telefona ![]() HTC Sensation m`ka pelqy, amo si Samsung Galaxy SII ska !
|