eSportsKosova - Gaming Community
Facebook, marka me rritjen më të shpejtë në botë - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Facebook, marka me rritjen më të shpejtë në botë (/thread-4534.html)



Facebook, marka me rritjen më të shpejtë në botë - twiNs - 03-14-2021

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook.com,është vlerësuar si marka me rritjen më të shpejtë në botë, sipas rangimit vjetor të 100 kompanive botërore, të cilin e bën firma Milward Brown.
Është interesante se si Facebook e kryeson këtë listë, pasi që kjo është hera e parë që kompania e Mark Zuckerberg shfaqet në listën e Milward Brown, pas gjashtë vitesh ekzistence.

Regjistrimi dhe vlerësimi i Facebook si brendi me rritjen më të shpejtë është matur nga aspekti i të hyrave që ajo gjeneron nga reklamat, si dhe madhësinë e kompanisë të cilën e ka arritur ndër këto pak vite.
[Image: ?di=SXX2]
Ky trend i rritjes është marramendës për rrjetin social, duke e marrë parasysh që në të njëjtën listë gjenden edhe kompani të mëdha si Starbucks, të cilat tashmë kanë mbetur prapa Facebook.com / Telegrafi /