eSportsKosova - Gaming Community
WhereBerry, rrjeti social i së ardhmes - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: WhereBerry, rrjeti social i së ardhmes (/thread-4538.html)



WhereBerry, rrjeti social i së ardhmes - twiNs - 03-14-2021

Shumica e rrjeteve sociale na mundësojnë të tregojmë se çka kemi bërë në të kaluarën, ose atë që po e bëjmë momentalisht.
Mirëpo, njëri prej tyre është ndryshe. WhereBerry është rrjeti i ri social i cili na mundëson të tregojmë se çka do të bëjmë në të ardhmen.

WhereBerry.com, i cili është lansuar sot për publikun, i lejon njerëzit që të tregojnë dhe të ndajnë me miqtë e tyre planet e së ardhmes, siç mund të jenë; restorantet të cilët ata dëshirojnë t’i provojnë, filmat që dëshirojnë t’i shohin apo ngjarjet në të cilat ata dëshirojnë të marrin pjesë.

“Ne po i japim njerëzve një vend të vetëm, për të gjitha idetë që ata mund t’i kenë” ka thënë Nick Baum, themeluesi i WhereBerry.
[Image: ?di=OWBU]
Ai bashkë me Bill Ferrell janë dy ish-inxhinier të Google, ndërsa për faqen e tyre të re, sot ka raportuar edhe gazeta më e famshme amerikane, New York Times. / Telegrafi /