eSportsKosova - Gaming Community
Incizimi më i mirë i vrimës së zezë (Video) - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Incizimi më i mirë i vrimës së zezë (Video) (/thread-4522.html)



Incizimi më i mirë i vrimës së zezë (Video) - Lizardi - 03-14-2021

Një ekip ndërkombëtar, duke përfshirë edhe hulumtuesit e financuar nga ana e agjencisë amerikane për kërkimin e gjithësisë NASA, me anë të teleskopit ka bërë foto dhe incizimin më të mirë deri tash të shpërthimit të grimcës në vrimën e zezë të galaktikës së afërme me tonën.

Në fotot e bëra nga ky ekip shihet qartë shkëlqimi pas eksplodimit, kurse vrima e zezë, e cila është larg galaktikës sonë 12 milionë vite drite është e padukshme dhe gjendet në galaktikën Centaurus.

Fotot e bëra tregojnë një rajon me diametër prej 4.2 milionë vitesh drite, gjë që është më pak se sa distanca ndërmjet Diellit tonë dhe yllit të parë tjetër në galaktikën tonë.

/koha.net/