![]() |
|
Facebook paraqiti një program që u ofron përdoruesve një nxi - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Facebook paraqiti një program që u ofron përdoruesve një nxi (/thread-4539.html) |
Facebook paraqiti një program që u ofron përdoruesve një nxi - twiNs - 03-14-2021 Facebook paraqiti një program që u ofron përdoruesve një nxitje financiare për t’i shikuar reklamat në këtë rrjet. Facebook tani do të paguajë përdoruesit që shikojnë reklama të caktuara në faqe me Facebook Credits, e cila gjë mund të ndihmojë të mirat në Facebook Deals. Nxitja, sidoqoftë, nuk është e madhe. Fillimisht, një reklamë mesatare do të prodhojë një kredit, i cili është i barabartë me 10 centë. Reklamat do të jenë kryesisht në lojëra. CrowdStar, Digital Chocolate dhe Zynga janë në mesin e pjesëmarrësve për lojëra. Facebook është duke punuar me Sharethrough, SocialVibe, Epic Media dhe SupersonicAds për të shërbyer reklama në program dhe TrialPay, që do të ofrojë statistika. Dan Greenberg, CEO i Sharethrough, thotë që nisma e ndërmarrjes Facebook përfaqëson “një hap larg nga ndërprerja e reklamimit”. Greenberg, që ka klientë si Microsoft dhe NEstle, thotë që rrjeti i vet nuk do të dërgojë reklama tradicionale, por më argëtuese, të cilat do të zgjojnë kërshërinë e përdoruesve që jo vetëm të shikohen, por edhe të shkëmbehen me shokët e tjerë./pcworldalbanian Re: Facebook paraqiti një program që u ofron përdoruesve një - Lizardi - 03-17-2021 qkas jon tu qit edhe kta fb , niher thojshin mshelet po qfarti moooor |