eSportsKosova - Gaming Community
Së shpejti epoka e pajisjeve mbështjellëse?! - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Së shpejti epoka e pajisjeve mbështjellëse?! (/thread-4378.html)



Së shpejti epoka e pajisjeve mbështjellëse?! - iceboy - 03-11-2021

[Image: 19-epoka_1905111054_4.jpg]

Disenjatorët e produkteve anembanë botës nuk kanë mundur të lexojnë lajm më të mirë se ky, sepse nëse inxhinierëve të Samsungut u shkon ndoresh që të perfeksionojnë ekranet mbështjellëse AMOLED, shumica e pajisjeve paluese dhe të mbështjellshme të cilat janë imagjinuar më parë do të bëhen lehtë të realizueshme.
Instituti i Samsungut për teknologji të avancuar ka paraqitur prototipin e një ekrani të tillë mbështjellja dhe palimi i të cilit nuk krijon linjë të dallueshme të palimit. Dy panele janë ndërlidhur me material super të mbështjellshëm dhe të larguar larg njëri-tjetrit vetëm 1 milimetër, dhe pikërisht vetitë e këtij materiali mundësojnë deri 100.000 palime me vetëm 6 për qind të zvogëlimit të ndriçimit të ekranit në pjesën e mbështjellë apo paluar pas kësaj kohe, që është pothuajse gjë e pavërejtshme për syrin e njeriut. Inxhinierët e Samsungut kanë shfrytëzuar gomën prej silikoni dhe besojnë që materiali mund të avancohet akoma.
Megjithatë, deri tek komercializimi do të mund të duhet edhe ndonjë vit, por ia vlen të pritet sepse në të ardhmen mund të ndodhë lehtë që në xhep në vend të telefonave mobilë të kemi tabletë të mbështjellë apo të paluar./koha.net


Re: Së shpejti epoka e pajisjeve mbështjellëse?! - uranglobal - 03-11-2021

Perher e u rrit me prind Tongue Big Grin