eSportsKosova - Gaming Community
Inteli ridizajnon krejtësisht Atomët - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Inteli ridizajnon krejtësisht Atomët (/thread-4347.html)



Inteli ridizajnon krejtësisht Atomët - iceboy - 03-09-2021

[Image: 17-atom_1705111430_4.jpg]

Konkurrenca e shtuar për procesorët Atom në formë të APU-ve të AMD-së, nga njëra anë, dhe procesorët gjithnjë e më të shpejtë për telefona mobilë, nga ana tjetër, kanë shtyrë Intelin që të fillojë ridizajnimin e tërësishëm të mikroarkitekturës Atom. Jozyrtarisht, Inteli me rastin e ndërtimit të saj do të shfrytëzojë jo vetëm 3D transistorët e publikuar kohë më parë, por do të ridizajnojë tërësisht edhe organizimin intern të çipave, ndërsa flitet edhe për atë që kjo kompani do të braktisë zgjidhjet e veta GPU-ja dhe do të marrë zgjidhjet e kompanisë PowerVR, liderit aktual në GPU zgjidhjet ultramobile.
Emri i koduar i procesorit të ri është Silvermont dhe do të duhej të prezantohej në vitin 2013, ndërsa ndërkohë do të prezantohet edhe një gjeneratë e Atomëve. Gjenerata Silvermont do të jetë zgjidhje 22-nanometërshe System-on-a-Chip, që ashiqare tregon që është orientuar kah telefonat mobilë dhe tabletët./koha.net