eSportsKosova - Gaming Community
xek rikthehet në Moscow Five - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: xek rikthehet në Moscow Five (/thread-4350.html)



xek rikthehet në Moscow Five - Jo :) - 03-09-2021

Moscow Five kanë bërë të ditur se kanë rikthyer në ekip Alexandr "xek" Zobkov, pasi lojtari i ri i tyre do të fokusohet në studime.

Alexandr "xek" Zobkov herët në këtë vit u largua nga ekipi për shkak të lojës zhgënjyese në IEM5 World Championship në Hannover.

Më pas skuadra shtoi Alexandr "Twist" Sharipov, i cili ishte një talent i ri, ku në fjalët e menaxherit ai kishte ngjajshmëri me super-talentin Christopher "GeT_RiGhT" Alesund.

Në Kopenhagë, ku ekipi udhëtoi për në eventin Xperia PLAY, ata u gjendën jashtë eventit që në rundin e 8 pas humbjes nga SK Gaming.

[Image: 1305659047.81.jpeg]

Moscow Five sot njofoti se Sharipov do të jetë një lojtarë me status inaktiv pasi do të bëjë fokusimin e plotë në studimet e tij.
Megjithatë, Sharipov nuk do të largohet përgjithmonë nga ekipi.

Ky ndryshim sheh ekipin e Moscow Five me këtë përbërje:

[Image: RU.gif] ed1k
[Image: RU.gif] ROMJkE
[Image: RU.gif] Dosia
[Image: RU.gif] Fox
[Image: RU.gif] xek

[Image: RU.gif] Twist (inaktiv)



Re: xek rikthehet në Moscow Five - uranglobal - 03-09-2021

W E L C O M E ! Tongue


Re: xek rikthehet në Moscow Five - Lizardi - 03-11-2021

twisti so inaktiv amo per m os em than e kem qit prej ekipe kan shkru inaktiv Big Grin