![]() |
|
Si të veproni nëse ju laget laptopi - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Si të veproni nëse ju laget laptopi (/thread-4293.html) |
Si të veproni nëse ju laget laptopi - RaydeN - 03-08-2021 Nëse nuk merrni masa urgjente kur ju laget laptopi, mund të mos ju ndizet më dhe të dalë jashtë përdorimi. Masat e ndërmarra në situate të tilla mund të parandalojnë disa dëme të pariparueshme. Ndërprisni menjëherë lidhjen me korrentin sapo t’ju laget laptopi juaj. Kthejeni laptopin mbrapsht dhe parandaloni shpërndarjen e lëngut në pjesën e brendshme të tij. Pastrojeni lëngun e derdhur mbi laptop me një leckë. Hiqni baterinë dhe pajisjet tjera të jashtme. Vendoseni përmbys dhe mbajeni ashtu disa ditë. Pasi të kullojë gjithë uji apo lëngu i derdhur sipër tij vendoseni laptopin në oriz. Kompjuteri do të thahet më shpejt me ndihmën e veçorisë thithëse të orizit. Do të ishte mirë nëse mund të siguroni kapsula thithëse dhe t’i vendosni nën kompjuterin e kthyer mbrapsht. Mos përdorni makinën tharëse të flokëve sepse mund të krijoni dëme elektronike. Vendosni baterinë e laptopit, nëse punon lëreni për pak kohë të ndezur dhe pastaj fikeni. Nëse nuk punon atëherë provoni duke vendosur kabllon elektrike. Nëse nuk ju ndizet përsëri kërkoni ndihmën e servisit teknik. Nëse mbi laptop janë derdhur pije me sheqer si coca-cola, kafe, lëngje frutash atëherë çojeni menjëherë në servis pasi të keni bërë ndërhyrjen e parë. Burimi Lajmit /.knninfo.com |