eSportsKosova - Gaming Community
Tableti i parë me GLONASS arrin në Rusi - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Tableti i parë me GLONASS arrin në Rusi (/thread-4322.html)



Tableti i parë me GLONASS arrin në Rusi - Lizardi - 03-09-2021

Moskë, 17 maj - Kohë më parë u raportua se në Rusi u paraqit telefoni i parë mobil me përkrahjen e integruar për sistemin satelitor rus për navigim GLONASS, ndërsa tani në treg ka arritur edhe i pari tablet që e përkrah atë – Xpad. Ky aparat 7-inçësh vihet në lëvizje nga Froyo, ka procesor 800 MHz dhe 512 MB memorie RAM. Përveç për GLONASS aparati ka përkrahje edhe për GPS, ndërsa ofruesi rus i shërbimeve mobile pohon që përkrahja për të dy sistemet mundëson edhe shfrytëzimin e të dhënave nga të dyja sistemet dhe lokalizim edhe më preciz të pozitës, dhe shpreson që edhe prodhuesit e tjerë të pajisjeve mobile do të ndjekin shembullin e tyre.
Në Rusi ky tablet kushton 14.000 rubla ose rreth 350 euro. /koha.net/

[Image: 17-glonass_1705110952_4.jpg]