![]() |
|
A është interneti duke ndryshuar kujdesin shëndetësor - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: A është interneti duke ndryshuar kujdesin shëndetësor (/thread-4314.html) |
A është interneti duke ndryshuar kujdesin shëndetësor - RaydeN - 03-09-2021 Jeni apo nuk jeni një punëtor në industritë për kujdesin shëndetësor, është me rëndësi të theksohet rritja e ndikimit të internetit dhe rrjeteve shoqërore në atë se si njerëzit i marrim vendimet mjekësore. Fakti që amerikanët janë duke u kthyer kah interneti dhe rrjetet shoqërore për burime në disa nga çështjet më të thella të kujdesit shëndetësor është një gjë shpotitëse në atë se shumë ide tona për privatësinë janë duke ndryshuar. Nëse dikush është duke dashur që të bisedojë për kujdesin e vet personal mjekësor në një forum të hapur, ai/ajo duhet t’u japë të tjerëve një pushim që të marrin parasysh se për çka tjetër mund të jenë të hapur për të biseduar online, duke përfshirë, mbase, informacion të fshehtë për ndërmarrjen tuaj. Duke pasur parasysh këtë, raporti “Peer to Peer Healthcare”, ilësuar nga Pew Internet dhe American Life Project, tregon q, derisa shumë njerëz vazhdojnë të këshillojnë familjen dhe shokët për problemet shëndetësore, uebi ka marrë një rëndësi të posaçme si burim i informacionit, veçanërisht për ata që kanë sëmundje kritike. Për më tepër, raporti i Pew, “The Socila Life of Health Information”, gjen që 11% e adoleshentëve kanë përcjellur përvojat personale shëndetësore të miqëve të tyre ose përditësimet e tyre përgjatë rrjeteve shoqërore. Edhe pse ndodh kjo, pjesa më e madhe e bisedave për kujdesin shëndetësor ndodh offline: vetëm 5% e adoleshentëve tregojnë që kanë marrë informacion online për kujdes ose mbështetje nga njerëz profesionistë; 13% thonë që kanë pasur kontakte online me shokët dhe familjet dhe 5% thonë që kanë biseduar online me miqtë pacientë./pcworldalbanian |