Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,854
» Latest member: kqkt
» Forum threads: 38,150
» Forum posts: 351,858

Full Statistics

Online Users
There are currently 55285 online users.
» 1 Member(s) | 55281 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, kqkt

Latest Threads
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 23
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 34
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 219
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 577
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 566
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 390
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,370
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 108,945
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 163
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 7,053

 
  dsn të përfundoj karierën me fnatic
Posted by: XLN7 - 07-18-2020, 04:53 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Harley "dsn" Örwall ka pasur një intervistë për fnatic.com, ku ka rrëfyer se karierën e tij do t'a përfundoj me ekipin e dhe organizatën aktuale.

Lojtari i fnatic nga viti 2005, 24-vjeçari Harley "dsn" Örwall në intervistën që pati për fnatic.com, tregoi se fnatic do të jetë ndalesa e tij e fundit. Kur Örwall ishte pyetur nëse ai do të vazhdonte në qoftë se shokët e tij të tanishëm do të linin Counter -Strike, ai u përgjigj:

"Jo, unë nuk do të vazhdojë. Jam i sigurt se do të përfundoj periudhën time si lojtar profesionist me FnaticMSI. Për mua, të filloj me një ekip të ri në këtë pikë të karierës sime, do të ishte e pamundur"

Örwall është në përbërjen aktuale të fnatic, dhe njëri nga ata që ka qenë me organizatën për kohën më të gjatë. Pavarësisht që theksoi se kariera e tij do të përfundoj me fnatic, Örwall nuk ka përmendur asgjë në lidhje me planet e daljës në pension.

[Image: 1270843260.08.jpeg]

Me titujt kryesor nga turnet gjatë kohës nën brezin e fnatic, nuk duhet të ketë arsye të tërhiqet ende. Për të lexuar të gjithë intervistën, vizitoni fnatic.com.

Print this item

  Extreme Motherboard's
Posted by: Liver - 07-17-2020, 02:09 PM - Forum: IT Zone - Replies (9)

Motherboard-at e fundit !

ASRock X58 Extreme6 SuperComputer Motherboard

[Image: boxx58extreme6m.jpg]
[Image: x58extreme6m.jpg]
[Image: iox58extreme6m.jpg]
[Image: anglex58extreme6m.jpg]
Asrock X58 Extreme6 SuperComputer

1. ASRock DuraCap (2.5 x longer life time), 100% Japan-made high-quality Conductive Polymer Capacitors
2. Six-Core CPU Ready
3. Supports Triple Channel DDR3 2000(OC)
4. Supports ATI™ Quad CrossFireX™,3-Way CrossFireX™ and CrossFireX™
5. Supports NVIDIA® Quad SLI™,3-Way SLI™ and SLI™
6. 2 x Front USB 3.0 ports, 4 x Rear USB 3.0 ports, 6 x SATA3 6.0 Gb/s connectors, 2 x IEEE 1394 ports
7. Dr. Debug, Smart Switch Design: Power/Reset/Clear CMOS Switch with LED
8. Supports ASRock Instant Boot, Instant Flash, OC Tuner, IES, OC DNA, Good Night LED, Multi-Speed Fan Control, AIWI, APP Charger
9. Combo Cooler Option (C.C.O.)
10. 7.1 CH HD Audio with Content Protection (Realtek ALC892 Audio Codec), THX TruStudio Pro™ and Premium Blu-ray audio support
11. Free Software : CyberLink DVD Suite - OEM and Trial
12. Free Bundle: 1 x Front USB 3.0 Panel, 1 x ASRock SLI_Bridge_2S Card, 1 x ASRock 3-Way SLI-2S2S Bridge Card
13. ErP / EuP Ready


Ky Motherboard është një ndër pllakat më të fundit , pra të vitit 2010 !

shiko Testet në këtë Motherboard.... [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Ld9UAIt7Oh8[/youtube]

TRUE333

[Image: 6cpuusbsata3m.gif]
6 x 3,0 USB - Motherboard-i i Parë Botërore me mbështetje të USB-ve 3,0 Perpara (Front)

Shpërndarja e të dhënave që shkon Mbi normat e deri në 10X më shpejt se USB 2.0 me efikasitet të energjisë dhe shpejtësisë së optimizuar.
USB 3,0 ka përparësi të teknologjisë së transferimit të të dhënave deri në 5GB/s . ASRock ofron 4 x USB3.0 porte në bord , ju lejon që të keni një përvojë mahnitëse në transferimin e të dhënave në Usb !


6 x SATA3 - 6GB/s me shpejtësi shum më të lartë në transferimin e të dhënave në HDD tani!
Maksimalizoje HDD-n tënde me SATA3.0 . SATA3 teknologji mundëson transferimin e pabesueshme të dhënave deri në 6 GB/s shpejtësi e cila është 2x më e shpejt se sa SATA2.
SATA3 - 6GB/s
SATA2 - 3GB/s
SATA1 - 1.5GB/s


Processor i7 Support

[Image: intelsupportcorei7.jpg]

Ky Motherboard pranon Procesorin i7 (Core i7 980X 6-Core CPU), Procesorin më të shpejt në botë !
Procesori i7 mund të jetë deri në 6 Bërthama ( 6-Core ) edhe HT (Hyperthreating) , Hyperthreatin lejon që 1 bërtham ti kryej 2 proqese njëkohësisht !
Pra 6 bërthama dhe HT do të thot 12 proqese njëkohësisht Extrem i shpejt dhe me performancë Extreme !


ATI™ CrossFireX™ dhe Quad CrossFireX™ / NVIDIA® SLI™ dhe Quad SLI™ !

[Image: atinvidiam.jpg]

ATI™ CrossFireX™ dhe Quad CrossFireX™ / NVIDIA® SLI™ dhe Quad SLI™ !

CrossFireX ™ dhe SLI ™ janë zgjidhja e fundit për ti lidhur 2 ose më teper GPU-ja (kartela Grafike) së bashku !
Kjo teknologji të lejon që ti lidhësh 2 apo më teper GPU-ja vetëm për të përmirësuar / shtuar përformancen në Grafik dhe quhet Multi-GPU Solution !


Premium Blu-ray Audio

[Image: blueray.jpg]

Premium Blu-ray , një teknologji e jashtzakonshme e integruar në Motherboard-at ASRock , Siguron zë(Audio) të shkëlqyer 24-bit/192 kHz me Blu-ray DRM driver/programin !
Me fjalë të tjera, nëse ju jeni duke përdorur një pajisje pa mbështetjen e Blu-ray Audio , kualiteti i Audio-s do të jetë i dobët pra do jetë 16-bit/48kHz si cilësija e një CD-je të rregullt.
Për tju japur Audio-n më të mir të mundshme në ditët e sotme ASRock Premium Blu-ray në motherboard është zgjidhja më e mirë për përdoruesit të cilët kanë dëshirë të dëgjojnë pastër Audio-n në menyrë HD.


Smart Switch Design

[Image: smartswitchm.jpg]

Eshte nje lehtësim i Ndezjes , Ristartimit , apo kthimin në menyrë fillestare të BIOS-it në sistemin tuaj !
ASRock Motherboard i ka integruar 3 pullat kryesore në pllak të quajtura "Smart Switch Desing"


[Image: smartswitchpower.jpg]
Power Switch : Bën Ndezjen e sistemit , nëse butonin përpara shtëpizës suaj e keni të prishur atëher ju veq duheni ta zgjatni dorën deri në modherboard për ta ndezur në menyr normale !

[Image: smartswitchreset.jpg]
Reset Switch : Bën Ristartimin e sistemit , nëse butonin përpara shtëpizës suaj e keni të prishur dhe keni një problem me Windows apo ndonjë OS ju veq duheni ta zgjatni dorën deri në modherboard për ta ristartuar sistemin !

[Image: smartswitchcmos.jpg]
Clear CMOS switch : Bën kthimin e BIOS-it në menyrë fillestare , nëse keni ndonjë problem me një pjesë sapo të montuar ne modherboard , CPU , RAM , HDD , GPU apo ndonjë gjë tjetër , thjesht shtypeni këtë buton dhe do da shifni se ka për tju përshtatur menjëher pjesa shtesë !

DR.Debug



[Image: drdebugm.gif]
Dr.Debug ju ndihmon për të diagnostikuar statusin e BIOS POST të sistemit tuaj !


[Image: drdebugdesc.jpg]
ASRock Motherboard e ka këtë paisje të integruar !

Instant Boot

[Image: featureinstantbootm.png]

ASRock e ka kapërcyer pengesën teknike dhe ekskluzivisht e ka shpikur një teknologji të re që ju lejon ta Ndezni PC-n tuaj deri në Desktop brenda 4 sekondave !
ASRock Instant Boot ua kalon jo vetëm në Boot Up (3 ~ 4 sec.) por është efikase edhe në ruajtjen e energjis(rrymes) suaj!


[Image: logoyjh.png]
I't Rock's the feeling out of you !

Print this item

  fnatic ftohen në KGC #2
Posted by: XLN7 - 07-17-2020, 10:15 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (4)

fnatic janë zbuluar si ekipi i parë Suedez, i ftuar të marrë pjesë në Komplett Gamer Challenge #2, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm

Javën e kaluar u bënë të ditura ftesat për ekipet Daneze, ku pamë mTw dhe p00nhandlers t'i pranonin ato. Suedia gjithashtu ka dy ftesa direkte, ku njëra prej tyre sot shkoi për ekipin fnatic. Një tjetër ekip suedez do të pranoj ftesën e fundit, derisa ekipet tjera në Suedi mund të luajnë në kualifikimin online, që do të mbahet me 9 Tetor, apo të regjistrohen dhe të luajnë fazën-preleminare në SLAP LIVE #21.

Komplett Gamer Challenge #2 invites

[Image: dk.gif] mTw
[Image: dk.gif] p00nhandlers
[Image: se.gif] fnatic

KGC #2 më parë këtë javë paralajmëroi se çmimi për këtë turne kishte ndryshuar në €27,000 dhe se turneu do të zhvillohet nga data 22 deri më 24 Tetor, në SLAP LIVE #21 në Ballerup Super Arena, afër Kopenhagës.

Print this item

  ed1k në dyshime për WCG
Posted by: XLN7 - 07-17-2020, 09:07 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Meet Your Makers kanë treguar se Eduard "ed1k" Ivanov mund të mungoj në WCG.

Lojtari Rus, ka plotësuar gabimisht aplikacionin e tij për visa, që bëri që kërkesa e tij të refuzohet nga ambasada Amerikane në Moskë.

Ivanov, i cili ka qenë me Meet Your Makers që nga krijimi i ekipit [u.s.b] në verë, ka riaplikuar për visa, por "mundësitë e tij janë 50/50 për momentin", tha Dmitri "hooch" Bogdanov për HLTV.org.

Ekipi Rus është renditur në Grupin D për në WCG, që do të zhvillohet nga data 30 Shtator - 3 Tetor, ku do t'i duhet të luaj kundër SK Gaming dhe ATE Gaming.

Meet Your Makers ka këtë përbërje:

[Image: ru.gif] Dmitri "hooch" Bogdanov
[Image: ru.gif] Eduard "ed1k" Ivanov
[Image: ru.gif] Roman "ROMJkE" Makarov
[Image: ru.gif] Alexandr "xek" Zobkov
[Image: ru.gif] Andrey "XomA" Mironenko

Print this item

  Extreme Gaming System
Posted by: Liver - 07-16-2020, 04:01 PM - Forum: IT Zone - Replies (3)

Gaming System

ORIGIN System

[Image: origin.jpg]
Origin Operohet nga Lojtarët (GAMERS) dhe është nën pronësin e entuziastëve të cilët e dijin qka është më mir për sistemin tuaj . Me Origin's Overclock ti do të kesh Fuqinë dhe Performancen ma të lartën dhe ti qosh lojtarët (Gamers) tjerë Në vorr !
Shpejtsia 4.3GHz nuk është një Pengesë . Zgjidh CPU (Procesor) Overclockable dhe Teknika e ORIGIN do ta gjuaj shpejtësin tuaj deri në maksimum në menyrë të frikshme dhe stabile . Kjo nuk është veq një thënje , po një garanci !

Përparësia e ORIGIN Sistem-it :

Ram memorja ma e shpejta në dispozicion , 12GB Tri-Channel 2000MHz
Kapaciteti dhe shpejtsia tani ështe e juaja me 4TB+ HDD dhe Disk SSD Ndër discqet më të shpejt !
Blu-ray Disc Burn dhe Playback , knaqu me Fuqi me të gjitha Mediat , jo vetëm Lojëra.
Shpejtsi dhe Performanc Maksimale + overclock në CPU + GPU !


[Image: cpup.jpg]
Nëse doni performancën më të mirë dhe më të fundit të lojrave në botë pa asnjë kompromis, zgjidhni Intel Core i7 CPU (Procesori) me motherboard EVGA e klasifikuar me ORIGIN Sistem (EVGA do të thot lidhje ndermjet kartelave grafike Nvidia deri në x3 SLI)
Shko për performancë ekstreme me Intel's Extreme Edition CPU's (procesorave) që ofrojnë Shpejtësi shum më të madhe , Cache më të madhe , dhe Performanc Extreme !
Për këtë Sistemi i Lëngshëm i Ftohjes ORIGIN e lejon këtë Procesor të bëj gjithqka deri ne maksimum me Overclock me nxehtësi minimale !


[Image: liquid.jpg]
Me Sistem të Lëngshëm të Ftohjes ORIGIN , deri ne 2000 Mhz Ram DDR3 , Dhe 3 GPU ( Kartela Grafike ) , ju jep pushtetin për të nxitur ndonjë lojë deri ne maximum dhe me Overclock t'garantuar !
Kjo nuk është vetëm për atë që ju shihni, por për atë që ju nuk mund ta bëni ... Mbajtjen e sistemit tuaj në drejtimin Ftohtë madje edhe nën stres ekstrem !


[Image: graphicq.jpg]
Vendimi për të shkuar me një GPU (Kartel Grafike), me dy ose tre sigurisht që do të jetë një nga vendimet më të rëndësishme që bëni nëse bleni ORIGIN Sistem , me këtë zgjidhje prej 3 GPU-s të lidhura SLI do t'ju japë maksimumin e performances për gjdo Lojë .
Me të gjitha cilsimet e lojes quar ne maksimum , ky mashtrim i jetës reale ka për ta quar përvojën Virtuale në realizem , me sistem ORIGIN dhe 3x SLI GPU do të keni deri në 50% më shum përformancë se sa brezi i mëparshëm i GPU-ve !


Origin Gaming System të bën që ti ta bllokosh lojën !

Print this item

  ESL Wire Anti-Cheat lëshohet për testim
Posted by: XLN7 - 07-15-2020, 11:51 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Electronic Sports League kanë bërë të ditur se anti-cheat i tyre i ri është lëshuar për testim në versionin beta.

Pas raportit të djeshëm që tregonte se ESL po punonte në drejtim të krijimit të një anti-cheat të ri, organizatorët tani kanë lëshuar programin për testim publik.

Versioni beta ka për qëllim të siguroj një ndryshim të qetë për përdoruesit e saj, të cilët duhet të bëjnë kalimin nga Aequitas në ESL Wire Anti-Cheat.

Përveç kësaj, duke lëshuar programin për testim publik, organizatorët duan të testojnë përformancën e serverëve të tyre para lansimit zyrtar, si dhe zgjidhjen e problemeve potenciale në lidhje me sistemet e ndryshme të përdoruesve të kompjuterit.

Vizitoni webfaen e ESL për të shkarkuar versionin beta, dhe ndiqni udhëzimet e dhëna në mënyren e përdorimit të programit.

Print this item

  mUttt i bashkohet Paranoids
Posted by: XLN7 - 07-15-2020, 10:28 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Paranoids e-Sports Club kanë bërë të ditur se kanë përforcuar ekipin e tyre me Christopher "mUttt" Fernandes.

Lojtari portugez kishte mbetur pa shtëpi javën e kaluar, kur ai ishte dëshmitar i shpërbërjes së BUSSIFUORI vetëm pak ditë pasi u largua nga k1ck në mënyrë që të luaj së bashku me shokët e tij përsëri.

Fernandes nuk është i panjohur për njerëzit në Paranoids, pasi ka luajtur me tre prej tyre, kur ai kishte mbrojtur ngjyrat e exotic island më parë këtë vit.

Ai do t'i bashkohet ekipit së bashku me João "DARKY" Ribeiro, duke zëvendësuar Ruben "dojo" Calado dhe João "ehz" Monteiro.

[Image: 1241855226.37.jpeg]

Paranoids janë kualifikuar për në Gaming Tour 2010 dhe Electronic Portugal Tournament 3, ku ata do të paraqesin:

[Image: pt.gif] Tiago "dzt" Gonçalves
[Image: pt.gif] Nuno "BUX" Simões
[Image: pt.gif] André "keznitt" Morais
[Image: pt.gif] João "DARKY" Ribeiro
[Image: pt.gif] Christopher "mUttt" Fernandes

Print this item

  Tërhiqen grupet për KODE5 Russia
Posted by: XLN7 - 07-15-2020, 10:18 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Organizatorët e KODE5 kanë bërë të ditur grupet për turneun në Rusi.

Turneu do të filloj këtë të shtune, në qendrën Playground të Moskës, me një total prej tetë ekipeve të ndara në dy grupe me nga katër.

Meet Your Makers, të cilët fituan kualifikimin nga Rusia për në IEM më parë këtë muaj, janë renditur në grupin e njejtë me ekipin MECTb, që u pozicionuan në vendin e dytë në kualifikim.

Në grupin tjetër, forZe dhe Iron Will janë dy favoritet për një vend në fazën tjetër, me ekipin attack, të cilët do të zëvendësojn A-Gaming, si dhe Orel që përbënë pjesën tjetër të grupit.

Grupi A
[Image: ru.gif] Meet Your Makers
[Image: ru.gif] MECTb
[Image: ru.gif] zNation
[Image: ru.gif] CyberSpb

Grupi B
[Image: ru.gif] forZe
[Image: ru.gif] Iron Will
[Image: ru.gif] attack
[Image: ru.gif] Orel

Print this item

  mTw fiton ESL PRo Series Nordic II
Posted by: XLN7 - 07-15-2020, 10:07 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (2)

mTw suksesshëm kanë mbrojtur titullin e tyre të ESL Pro Series Nordic duke mposhtur ekipin fnatic 2-0 në finalen e natës së djeshme.

Ndeshja që njihet si finalja e sezonit të dytë të ESL Pro Series Nordic vazhdoi sonte, pasi qëndroi në pritje për t'u zhvilluar për më shumë se një muaj. Duke filluar si Terrorist në de_dust2, mTw shpejt zbuluan se çfarë i pengoi fnatic herën e fundit kur këto dy ekipe u takuan, kur Oliver "minet" Minet kishte probleme disa herë, përshkak të sulmit DDoS. Pasi ndeshja rifilloi, mTw panë fnatic në një nivel shumë më të lartë, duke udhëhequr 11-4 në pjesën e parë.

Fitimi i pistol-round ishte goditja fillestare e mTw, të cilët patën një rrugë të gjatë prapa, vetëm për të barazuar ndeshjen. Danezët nuk lejuan që gjërat të shkonin në të mirë të fnatic dhe me vetëm dy runde në duar, kur mTw kishin arritur barazimin, fnatic blenë çfarë patën mundësi, vetëm për të mos pranuar një humbje të turpshme. Kjo tregon edhe fitoren 16-13 të mTw, që fituan 2-0 në përgjithësi, duke llogaritur edhe fitoren 16-13 në mapin e parë, de_nuke, që u luajt para më shumë se një muaji.

"Unë jam i lumtur që kemi mbrojtur titullin tonë dhe është e bukur t'a bësh këtë kundër një ekipi si fnatic. Megjithatë, mendoj se është dëshpëruese që na është dashur të presim një muaj për të përfunduar këtë turne, dhe jam i brengosur për turnet e ardhshëm online për shkak të këtyre problemeve.

Me atë që u tha, unë jam duke shikuar para për sezonin e ri, që tashmë ka filluar. Shpresoj se ne mund të fitojmë edhe një titull tjetër," tha pas ndeshjes Danny "zonic" Sørensen për HLTV.org.


mTw në këtë mënyrë ka mbrojtur titullin që e kishte fituar në vitin 2009, duke mposhtur fnatic 2-0 në finalen e sezonit të parë, që u zhvillua në Inferno Online në Stockholm, Suedi.

Renditja Përfundimtare në ESL Pro Series Nordic II :

1. [Image: dk.gif] mTw - €3,500
2. [Image: se.gif] fnatic - €1,700
3. [Image: se.gif] SK Gaming - €1,000
4. [Image: se.gif] ex-MYM - €500

Print this item

  Shkarko KURANIN
Posted by: TCO, - 07-14-2020, 11:37 PM - Forum: Feja Islame - No Replies

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.sendspace.com/file/8ycaz4" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.sendspace.com/file/8ycaz4</a><!-- m -->

Print this item