Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
EG zëvendëson gfn me dboorN
#1
Evil Geniuses kanë bërë të ditur pensionimin e Ediz "goodfornothing" Basol, derisa në të njejtën kohë kanë shtuar Derek "dboorN" Boorn në zëvendësim të tij.

Pas pensionimt të Matt "Warden" Dickens' në Nëntor të vitit të kaluar, Ediz "goodfornothing" Basol bëri kalimin nga Turmoil në Evil Geniuses në mënyrë që të kompletoj skuadrën.

Së bashku me ekipin, Basol arriti drejt dy fitorëve në finale të ESEA LAN dhe të mposhtë më parë këtë muaj fnatic, për të fituar MSI BEAT IT. Basol bëri edhe disa paraqitje ndërkombëtare derisa mbronte ngjyrat e Evil Geniuses. Magjia e tij megjithatë tani ka ardhur në fund, pasi tërheqja e tij u paralajmërua sot.

Për të plotësuar vendin e Basol, Evil Geniuses kanë ftuar lojtarin e compLexity, Derek "dboorN" Boorn, me të cilin ata do të marrin pjesë në World Cyber Games 2010 në Los Angeles në fund të këtij muaji.

"Derek është lojtar që ne ishim duke e vëzhguar për një kohë dhe ne së fundi patëm mundësinë që t'a kemi. Ne jemi shumë të dëshpëruar të shohim largimin e Ediz, pasi ai ka qenë një lojtar, shok dhe njeri i jashtëzakonshëm.

Por me vendimin e tij për largim, ne jemi të emocionuar të mirëpresim talentin, personalitetin dhe pasionin e Derek, duke i dhënë atij mundësinë për t'u përqafuar nga shokët e tij të ri. Ne jemi të sigurtë që aftësitë e ekipit do të rriten nga prania e tij", tha Alex Garfield për webfaqen e ekipit."


Evil Geniuses tani ka:

[Image: us.gif] Danny "fRod" Montaner
[Image: us.gif] Tyler "Storm" Wood
[Image: us.gif] Jordan "n0thing" Gilbert
[Image: fi.gif] Tomi "lurppis" Kovanen
[Image: us.gif] Derek "dboorN" Boorn

Për shkak të kufizimeve vendore në World Cyber Games, Evil Geniuses do të jenë të detyruar të përdorin Travis "tuBBy" Bechtol në vend të kapitenit të tyre, Tomi "lurppis" Kovanen, për turneun në Los Angeles. Gjithashtu, ekipi janë grupuar së bashku me Immunity, Lions dhe FACE2FACE.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Suksese dBoorn suksese EG

goodforn0thing:S
Fc Internazionale
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)