![]() |
|
NP! nënshkruan me XayaGaming - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: NP! nënshkruan me XayaGaming (/thread-577.html) |
NP! nënshkruan me XayaGaming - XLN7 - 07-19-2020 Organizata daneze, XayaGaming kanë paralajmëruar No Problem! si ekipin e tyre të ri të Counter-Strike. Ekipi më parë këtë muaj kishte liruar Samal "SFM" Mikkelsen dhe Martin "qUICKN" Hvass nga detyrat e tyre, në mënyrë që të sillte në përbërje ish-lojtarin e Roskilde Ravens, Baljit "zE-" Lal, së bashku me Ali "Bazooun" Asadi. Aktualisht duke mbajtur vendin e nëntë në ESL Pro Series Nordic III, ekipi ka arritur të siguroj vetëm një fitore, derisa ka mbledhur tri humbje. Pavarësisht të qenitë një organizatë e re në skenë, Daniel "dalle" Kjersgaard është i ngazëllyer në lidhjen me ta, duke shfaqur gëzimin e tij për mbështetjen e tyre. "Ne jemi të lumtur të njoftojmë bashkëpunimin tonë me XayaGaming.org. Ata janë në gjendje të na ndihmojnë neve me turnet e ardhshëm, dhe kjo është ajo çfarë ne na duhej", tha Daniel "dalle" Kjersgaard për HLTV.org. XayaGaming tani ka: Danny "BERRY" Krüger Daniel "dalle" Kjersgaard Taymaz "TAY" Babaiasl Baljit "zE-" Lal Ali "Bazooun" AsadiVeç kësaj, ekipi do të paraqitet në dy turne danezë, si DSRack #3 dhe SLAP LIVE #21. |