| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,854
» Latest member: kqkt
» Forum threads: 38,150
» Forum posts: 351,858
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 49410 online users. » 1 Member(s) | 49406 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, kqkt
|
| Latest Threads |
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 23
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 36
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 219
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 577
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 568
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 391
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,370
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 108,957
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 163
|
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 7,055
|
|
|
| DTS.chatrix prezanton ekipin e ri |
|
Posted by: XLN7 - 07-19-2020, 08:16 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- No Replies
|
 |
Egor "pops" Zinoviev është kthyer në DTS.chatrix, duke mbledhur disa nga lojëtarët më të mirë ukranian, për të përfaqësuar organizatën edhe njëherë.
Ekipi i fundit i Counter-Strike nga kjo organizatë, u shpërnda në Prill të këtij viti, pas vendimit të Andrew "B1ad3" Gorodenskiy për mosvazhdim të kontratës së tij, që e la ekipin me shpresë të vogël për avancim të mëtejshëm.
Tani, pesë muaj më vonë, një ekip i ri që do të mbroj ngjyrat e kësaj organizate është krijuar nga Egor "pops" Zinoviev, i cili ka sjellë me vete lojtarin e KerchNET, Ivan "Johnta" Shevcoc.
Tre lojëtarët e fundit që do të lidhen me projektin e ri të DTS janë Alexey "xaoc" Kucherov, Taras "craft1k" Voitenko dhe Emil "Kucher" Akhundov, të cilët që të gjithë kanë kaluar nga ARENA.
"Ne jemi të lumtur që kemi arritur të mledhim një përbërje të mrekullueshme me eksperiencë dhe lojtarë me motivim të lartë. Me eksperiencën tonë të mëparshme, që e patëm me ish-skuadrën e dts, ne do të mundohemi shumë që të dërgojmë një tjetër ekip ukranian në nivelin më të lartë", tregoi Shevcov për HLTV.org
DTS.chatrix tani përbëhet nga këta lojëtarë:
Egor "pops" Zinoviev
Ivan "Johnta" Shevcov
Alexey "xaoc" Kucherov
Taras "craft1k" Voitenko
Emil "Kucher" Akhundov
|
|
|
| NP! nënshkruan me XayaGaming |
|
Posted by: XLN7 - 07-19-2020, 05:29 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- No Replies
|
 |
Organizata daneze, XayaGaming kanë paralajmëruar No Problem! si ekipin e tyre të ri të Counter-Strike.
Ekipi më parë këtë muaj kishte liruar Samal "SFM" Mikkelsen dhe Martin "qUICKN" Hvass nga detyrat e tyre, në mënyrë që të sillte në përbërje ish-lojtarin e Roskilde Ravens, Baljit "zE-" Lal, së bashku me Ali "Bazooun" Asadi.
Aktualisht duke mbajtur vendin e nëntë në ESL Pro Series Nordic III, ekipi ka arritur të siguroj vetëm një fitore, derisa ka mbledhur tri humbje.
Pavarësisht të qenitë një organizatë e re në skenë, Daniel "dalle" Kjersgaard është i ngazëllyer në lidhjen me ta, duke shfaqur gëzimin e tij për mbështetjen e tyre.
"Ne jemi të lumtur të njoftojmë bashkëpunimin tonë me XayaGaming.org. Ata janë në gjendje të na ndihmojnë neve me turnet e ardhshëm, dhe kjo është ajo çfarë ne na duhej", tha Daniel "dalle" Kjersgaard për HLTV.org.
XayaGaming tani ka:
Danny "BERRY" Krüger
Daniel "dalle" Kjersgaard
Taymaz "TAY" Babaiasl
Baljit "zE-" Lal
Ali "Bazooun" Asadi
Veç kësaj, ekipi do të paraqitet në dy turne danezë, si DSRack #3 dhe SLAP LIVE #21.
|
|
|
| BenQ interviston Heaton & SpawN |
|
Posted by: XLN7 - 07-19-2020, 03:56 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- No Replies
|
 |
Kompania elektronike nga Taiwani, BenQ ka kryer një video intervistë me ish-lojtarët, Emil "HeatoN" Christensen dhe Abdisamad "SpawN" Mohamed.
Dyshja suedeze tashmë e pensionuar kanë ndihmuar në zhvillimin e monitorit të ri nga BenQ, 23.6”, 120Hz LED Gaming Monitor i quajtur XL2410, që do të arrijë në Evropë në fillim të Tetorit.
Në këtë video intervistë, Christensen dhe Mohamed flasin për të kaluarën e tyre si lojtar profesionist si dhe diskutojnë për avantazhet e të pasurit një monitor të tillë nëpër ndeshje.
Intervistën mund t'a gjeni më poshtë:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=64L08FXDjvU[/youtube]
|
|
|
| Iron Will fiton KODE5 Russia |
|
Posted by: XLN7 - 07-19-2020, 03:30 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- No Replies
|
 |
Iron Will janë kualifikuar për në KODE5 Global Finals pas fitores 2-0 kundër ekipit tjetër rus, forZe.
Kualifikimi, që u zhvillua në internet cafe Playground në Moskë, mblodhi një total prej tetë ekipeve nga e gjithë Rusia, të cilat luftuan për një vend në Global Finals më vonë këtë vit.
Në fazën semi-finale, Meet Your Makers, favoriti kryesor për titull, u tregua i dobët ndaj forZe, duke humbur me rezultat 2-1. Në ndeshjen tjetër, Iron Will mposhtën MECTb 2-0.
Finalja e madhe u luajt në dy mapa, de_nuke dhe de_inferno, meqë Iron Will arritën me qetësi të vendosnin autoritetin e tyre mbi kundërshtarin dhe dolën në krye me rezultatet 16-9 dhe 16-7.
![[Image: 41399769.png]](http://img299.imageshack.us/img299/4922/41399769.png)
Kjo do të thotë se Iron Will janë kualifikuar për KODE5 Global finals, që do të mbahet në Miraflores, Peru, nga 3 deri më 5 Nëntor, me këtë përbërje:
Alexey "LeX" Kolesnikov
Johan "F_1N" Kochugov
Anton "mash" Petrov
Artem "Fierce" Ivanov
Alan "Fly" Temirov
|
|
|
| EG zëvendëson gfn me dboorN |
|
Posted by: XLN7 - 07-18-2020, 05:44 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (1)
|
 |
Evil Geniuses kanë bërë të ditur pensionimin e Ediz "goodfornothing" Basol, derisa në të njejtën kohë kanë shtuar Derek "dboorN" Boorn në zëvendësim të tij.
Pas pensionimt të Matt "Warden" Dickens' në Nëntor të vitit të kaluar, Ediz "goodfornothing" Basol bëri kalimin nga Turmoil në Evil Geniuses në mënyrë që të kompletoj skuadrën.
Së bashku me ekipin, Basol arriti drejt dy fitorëve në finale të ESEA LAN dhe të mposhtë më parë këtë muaj fnatic, për të fituar MSI BEAT IT. Basol bëri edhe disa paraqitje ndërkombëtare derisa mbronte ngjyrat e Evil Geniuses. Magjia e tij megjithatë tani ka ardhur në fund, pasi tërheqja e tij u paralajmërua sot.
Për të plotësuar vendin e Basol, Evil Geniuses kanë ftuar lojtarin e compLexity, Derek "dboorN" Boorn, me të cilin ata do të marrin pjesë në World Cyber Games 2010 në Los Angeles në fund të këtij muaji.
"Derek është lojtar që ne ishim duke e vëzhguar për një kohë dhe ne së fundi patëm mundësinë që t'a kemi. Ne jemi shumë të dëshpëruar të shohim largimin e Ediz, pasi ai ka qenë një lojtar, shok dhe njeri i jashtëzakonshëm.
Por me vendimin e tij për largim, ne jemi të emocionuar të mirëpresim talentin, personalitetin dhe pasionin e Derek, duke i dhënë atij mundësinë për t'u përqafuar nga shokët e tij të ri. Ne jemi të sigurtë që aftësitë e ekipit do të rriten nga prania e tij", tha Alex Garfield për webfaqen e ekipit."
Evil Geniuses tani ka:
Danny "fRod" Montaner
Tyler "Storm" Wood
Jordan "n0thing" Gilbert
Tomi "lurppis" Kovanen
Derek "dboorN" Boorn
Për shkak të kufizimeve vendore në World Cyber Games, Evil Geniuses do të jenë të detyruar të përdorin Travis "tuBBy" Bechtol në vend të kapitenit të tyre, Tomi "lurppis" Kovanen, për turneun në Los Angeles. Gjithashtu, ekipi janë grupuar së bashku me Immunity, Lions dhe FACE2FACE.
|
|
|
| Full Gaming nënshkruan me p00nhandlers |
|
Posted by: XLN7 - 07-18-2020, 05:15 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- No Replies
|
 |
Full Gaming kanë nënshkruar me fituesit e WCG Denmark, p00nhandlers për pjesën e mbetur të vitit.
Danezët qëndruan në këmbët e tyre në fillim të këtij muaji, pas prishjes me organizatën franceze, wCrea. Ekipi u strehuan në p00nhandlers, derisa njëkohësisht kërkonin një organizatë të re.
Organizata daneze, Full Gaming tani ka bërë të ditur nënshkrimin me ekipin për pjesën e mbetur të vitit 2010. Full Gaming kishin mundësi të financonin ekipin për turnet që ata kishin planifikuar të merrnin pjesë këtë vit, dhe për këtë erdhën deri tek marrëveshja.
"p00nhandleRs për pjesën e mbetur të 2010 do të quhen Full Gaming dhe kështu do të kenë mundësi të marrin pjesë në turnet më prestigjoz në Evropë këtë dimër.
Pas gabimit me organizatën wCrea, ne ishim duke kërkuar për një organizatë të respektuar, që do të mund ti plotësonte nevojat tona. Dhe, edhe pse Full Gaming nuk është më e madhja dhe më e njohura organizatë përreth, ata tashmë na kanë treguar se janë të gatshëm për këtë. Ne, lojëtarët suraNga, karrigan, Friis, wazorN dhe ArcadioN jemi të gjithë dakord me marrëveshjen, dhe tani mundemi së bashku me trajnerin tonë, MarcK të fokusohemi në lojën tonë 100%.
Marrëveshja ka bërë të sigurtë se përveç udhëtimit tonë për në WCG finals në Los Angeles si Team-Denmark #1, tani ne do të kemi mundësinë të marrim pjesë në DSrackLAN, SLAPLIVE/Komplett Gamer Challenge, Dreamhack Winter 2010 dhe Arbalet Cup këtë dimër.
Ne jemi aktualisht duke bërë bootcamp në vendin e ArcadioN, për të përfunduar përgatitjet tona të fundit për WCG 2010 në L.A. Shpresojmë ju djema të gëzoheni për ne!"
![[Image: 1283022271.37.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2891-medium/1283022271.37.jpeg)
Tani përfaqësuesit e Full Gaming janë:
Finn "karrigan" Andersen
Jack "wazorN" Henriksen
Michael "Friis" Jørgensen
Morten "suraNga" Jensen
Timm "ArcadioN" Henriksen
Ekipi ka arritur të siguroj pjesëmarrjen në IEM5 European Championship, pas fitorës 2-0 kundër eSuba në QR2. Veç kësaj, ekipi do të paraqitet në Los Angeles javën e ardhshme, kur prezanton Danimarkën në World Cyber Games 2010.
|
|
|
|