![]() |
|
Kapio aludon në pensionim - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Kapio aludon në pensionim (/thread-613.html) |
Kapio aludon në pensionim - XLN7 - 07-25-2020 Ylli i mousesports, Navid "Kapio" Javadi ka zbuluar se ai është duke konsideruar t'i jap fund karierës së tij në të ardhmen e afërt. Njoftimi është bërë në kanalin gjerman GameSports, i cili është duke mbështetur 2010 WCG Finals. "Muaji i ardhshëm ndoshta do të jetë muaji i fundit i karierës sime në Counter-Strike," kishte thënë Javadi. E ardhmja e ekipit të Counter-Strike, mousesports ka qenë në ajër që kur ata u goditën nga vdekja tragjike e Antonio "cyx" Daniloski në një aksident trafiku në Korrik. Lojtari rezervë, Christian "Blizzard" Chmiel lëvizi para dhe u bë lojtari i pestë i ekipit, por me sa duket nuk ka gjasa që ai të vazhdoj pas këtij sezoni. ![]() mousesports nuk kanë konfirmuar akoma ndonjë plan për turnet e ardhshëm LAN, por përfshirja e tyre në IEM European Championship nuk duhet të jetë në rrezik. Raportet në gjermani thonë se edhe dy lojtarët tjerë, Manuel "Tixo" Makohl dhe Fatih "gob b" Dayik janë gjithashtu duke konsideruar mundësinë e përfundimit të karierës, që do të linte Roman "roman" Ausserdorfer si lojtarin e vetëm me dëshirën për të vazhduar të luaj. |