Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856

Full Statistics

Online Users
There are currently 447 online users.
» 0 Member(s) | 445 Guest(s)
Applebot, Google

Latest Threads
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 122
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 307
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 273
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 251
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,054
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 85,460
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 82
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,170
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 651
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 638

 
  DreamHack Winter me $35,400
Posted by: XLN7 - 07-13-2020, 06:39 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Organizatorët e DreamHack kanë dhënë lajme rreth turneut të tyre, duke deklaruar $35,400 për edicionin dimëror.

DreamHack Winter 2010 do të zhvillohet në Elmia, Jönköping, nga data 25-28 Nëntor, me 32 ekipe të përfshira në garën e Counter-Strike.

Çmimi tronditës prej $35,400 është paralajmëruar për turneun, duke përfshirë një kreditë dhuratë që do të mundësohet nga ankandi i makinave KVD me vlerë $14,100, që i jepet ekipit që do të renditet në vendin e parë.

Turneu do të shoh tetë grupe me nga katër ekipe, ku dy ekipet e para avancojnë për në playoff. mTw, të cilët fituan DreamHack Summer 2010 pasi mposhtën H2k në finale, i është dhënë qasje direkte në turneun kryesor.

Cilido ekip që arrinë vendin e parë në DreamHack Skellefteå do të pranoj një kreditë dhuratë për në turneun kryesor, derisa organizatorët do të ofrojnë edhe disa ftesa të tjera për disa nga ekipet profesionale.

Ashtu si DreamHack Summer 2010, finalja e madhe do të zhvillohet në DreamArena Extreme, që pranon rreth 1,000 spektatorë.

Ndarja e çmimeve në DreamHack Winter 2010:

1. $14,100 + gift card worthy $14,100
2. $4,250
3. $2,800

Print this item

  99 Emrat e ALL-LLAHUT
Posted by: TCO, - 07-13-2020, 04:49 PM - Forum: Feja Islame - No Replies


99 Emrat e Allahut
(Bismil-lahi Rrahmani Rrahim)

2. ER-RRAHMAN - i Gjithëmëshirëshmi. Ai që shtrin mëshirën e Tij mbi të gjitha krijesat, pa dallim në mes besimtarëve dhe pabesimtarëve.

3. ER-RRAHIM – Mëshirëploti. Ai i Cili shpërblen besimtarët me mëshirën e Vet, sidomos në botën e ardhshme.

4. EL-MELIK – Sunduesi. Ai i cili sundon këtë gjithësi ashtu siç dëshiron Vetë.

5. EL-KUDDUS - i Pastri , i Shenjti, i Shndritshmi – Allahu është i pastër dhe i zhveshur nga çdo e metë a mangësi që mund t’i mvishet.

6. ES-SELAM – Paqedhënësi – Ai jep paqe dhe qetësi, vetëm tek Ai është shpëtimi.

7. EL-MU’MIN – Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit. Allahu i madhërishëm nuk e thyen premtimin e Vet, do të thotë se në Ditën e Gjykimit, Ai do t’i mbrojë robërit e Vet të sinqertë nga ndëshkimi i zjarrit.

8. EL-MUHEJMIN – Mbizotëruesi, Mbikëqyrësi. Kuptim tjetër i këtij emri është se Allahu është Mbrojtës dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje që ndodh në këtë ekzistencë.

9. EL-AZIZ – Fuqiploti, Madhështori. Fuqia e Tij mbulon këtë gjithësi; askush nuk është i barabartë me Fuqinë e Tij.

10. EL-XHEBBAR - i Gjithëfuqishmi. Mbizotëruesi ndaj çdo gjëje.

11. EL-MUTEKEBBIR - i Madhërishmi. Madhështia e Tij nuk mund të krahasohet me të përceptuarit e mendjes njerëzore.

12. EL-KHALIK – Krijuesi, i Cili ka krijuar tërë këtë ekzistencë, që e shohim dhe nuk e shohim. Krijues i vetëm dhe i Pashoq.

13. EL-BARIU – Filluesi, i Cili krijoi krijesat pa ndonjë model paraprak, dhe Vullneti i Tij është zbatuar dhe zbatohet nëpërmjet urdhrit hyjnor: “Bëhu”!

14. EL-MUSAVVIR – Formëdhënësi. Ai i Cili u dha formë të gjitha krijesave, e ndër këto krijesa e dalloi njeriun, të cilin e krijoi në formën më të bukur.

15. EL-GAFFAR – Gjithëfalësi. Ai i Cili fal robërit e Tij, sa herë që ata i drejtohen për falje. Emri Gaffar ka edhe domethënien se Allahu i mbulon të këqijat e njerëzve-robërve të Tij, dhe i fal ato në Ahiret.

16. EL-KAHHAR – Mposhtësi, i Cili mposht çdo kriminel dhe e shkatërron si në këtë jetë, ashtu edhe në Ahiret.

17. EL-VEHHAB – Dhuruesi. Ai i Cili krijesave të Tij u dhuron mirëqenie dhe mirësi të panumërta.

18. ER-RREZAK – Furnizuesi. Ai i Cili furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore, pa marrë parasysh nëse është besimtar apo pabesimtar.

19. EL-FETTAH – Zgjidhjedhënësi. Është Ai i Cili hap depot e mëshirës së Tij për robërit e sinqertë, por edhe Që gjykon me drejtësi në çdo çështje.

20. EL-’ALIM - i Gjithëdituri. Dijes së Tij nuk mund t’i shmanget asnjë veprim në këtë gjithësi. Ai di çdo gjë, të fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija e Tij përfshin tërë këtë ekzistencë.

21. EL-KABID – Shtrënguesi. Në Kur’an ka ardhur me disa kuptime. Ndër të tjera, marrja e shpirtrave. Pastaj vjen në kuptim të ndaljes së mëshirës së Tij në Ditën e Gjykimit për pabesimtarët, etj.

22. EL-BASIT – Dhënësi. Ai që shtrin mëshirën dhe rrëskun-furnizimin për robërit e devotshëm.

23. EL-HAFIDU – Përulësi. Ai që përul dhe nënçmon çdo mendjemadh e tiran.

24. ER-RAFIU – Lartësuesi. Është Ai që ngre dhe lartëson të dashurit e Tij.

25. EL-MUIZZU – Ngritësi. Ai që përkrah dhe fuqizon robërit e Tij të devotshëm, të cilët synim e kanë përfitimin e dashurisë dhe të mëshirës së Tij.

26. EL-MUDHIL-L – Nënshtruesi. Është Ai që nënshtron dhe poshtëron pabesimtarët për shkak të kufrit-mosbesimit të tyre

27. ES-SEMI’U – Dëgjuesi, që dëgjon çdo gjë, madje edhe pëshpëritjen më të vogël. Atij nuk mund t’i shmanget asnjë zë e të mos e dëgjojë.

28. EL-BESIR – Vështruesi. Ai që sheh çdo gjë, dhe që mbikëqyr çdo gjë në këtë ekzistencë. Atë nuk e merr as gjumi e as kotja. Në Dorën (kujdesin) dhe vigjëlimin e Tij është tërë ekzistenca.

29. EL-HAKEM – Gjykuesi. Është gjykuesi më i drejtë që nuk i bën askujt të padrejtë në gjykimin e Tij.

30. EL-’ADL - i Drejti. Ai nuk ndikohet nga ndjenjat dhe emocionet që dikujt t’i bëjë padrejtësi. Drejtësia e Tij është absolute.

31. EL-LETIF - i Buti. Bëmirës ndaj robërve të Tij.

32. EL-KHABIR - i Gjithinformuari, i Cili është i njohur dhe i dijshëm për çdo gjë që ka ndodhur dhe do të ndodhë. Është Ai i Cili i di të fshehtat dhe të hapurat, dhe është i informuar për çdo imtësi në këtë gjithësi.

33. EL-HALIM – Përdëllimtari. Ai që nuk ngutet për hakmarrje, është i dhimbshëm për robërit e Vet.

34. EL-ADHIM – Madhështori, Madhështia e të Cilit nuk mund të perceptohet kurrsesi nëpërmjet shqisave njerëzore.

35. EL-GAFUR – Falësi. Ai që fal robërit e Tij dhe pranon pendimin e tyre.

36. ESH-SHEKUR – Mirënjohësi. Ai i Cili i shpërblen pa masë robërit e Vet të devotshëm me shpërblime, për hir të veprave të tyre të kryera në emër të Tij.

37. EL-ALIJJ - i Larti. Allahu është i përsosur në madhështinë e Tij. I lartësuar me cilësitë e përhershme hyjnore që tregojnë mbizotërimin dhe madhështinë ndaj krijesave.

38. EL-KEBIR - i Madhi. Allahu është i përsosur në cilësitë e Tij. Nuk ka nevojë për asnjë nga krijesat e Tij.

39. EL-HAFIDH – Ruajtësi. Allahu është Ai që ruan këtë gjithësi nga çrregullimet.

40. EL-MUKIT – Ushqyesi. Allahu është krijuesi i ushqimit, qoftë fizik, qoftë shpirtëror. Është Ai Qëi çdo krijese i ka caktuar ushqimin dhe furnizimin, pa dallim.

41. EL-HASIB – Llogarimarrësi. Ai i Cili do t’i marrë të gjitha krijesat për llogarinë.

42. EL-XHELIL – Fisniku. Madhështori dhe i përsosuri në cilësitë e Tij. Dallimi ndërmjet emrit El-Xhelil dhe El-Kebir, është se El-Xhelil do të thotë i përsosur në cilësitë e Tij, kurse El-Kebir - i përsosur në Qenësinë e Tij, ndërsa emri El-Adhim përfshin që të dyja këto kuptime.

43. EL-KERIM – Bujari. Mirësitë e Tij nuk kanë të sosur, fisnikëria e Tij është e pashembullt.

44. ER-RREKIB – Vigjëluesi.Ai i Cili mbikëqyr çdo proces në këtë ekzistencë.

45. EL-MUXHIB – Lutjepranuesi. Mëshira e Tij i ka paraprirë hidhërimit të Tij, prandaj Ai i përgjigjet lutjes së atij që e thërret duke iu lutur me përultësi dhe devotshmëri.

46. EL-VASIU – Gjithëpërfshirësi. Dija dhe sundimi i Tij janë gjithëpërfshirës.

47. EL-HAKIIM - i Urti. I zhveshur nga çdo veprim që nuk përkon me madhështinë dhe përsosmërinë e Tij. Me urtësinë e Tij hyjnore mbikëqyr dhe udhëzon krijesat.

48. EL-VEDUD - i Dashuri. Allahu i do krijesat e Tij, të cilat njohin madhështinë e Tij.

49. EL-MEXHID - i Lavdishmi. Lavdia e Tij është e përjetshme. Ai është Fisnik dhe i Ndershëm. Ai nuk i bën askujt të padrejtë.

50. EL-BAITH – Ringjallësi.

51. ESH-SHEHID – Dëshmuesi. Të cilit nuk mund t’i shmanget asnjë vepër e krijesave, pa qenë dëshmues dhe dëshmitar, dhe kjo nënkupton se Ai është i Gjithëdijshëm në madhërinë e Tij.

52. EL-HAKK - I Vërteti. Ai i Cili ka krijuar çdo gjë me Urtësinë e Tij të përsosur. Çdo gjë në këtë gjithësi, dëshmon për ekzistencën e Tij të vërtetë e të pamohueshme.

53. EL-VEKIL – Përkujdesësi. Ai i Cili përkujdeset për rrëskun dhe furnizimin e krijesave të Tij. Çdo krijesë mbështetet tek Ai për kujdesje dhe strehim pranë mëshirës së Tij.

54. EL-KAVIJJ - i Forti. Është Ai, për të Cilin nuk ka ndonjë pengesë, që të realizojë Vullnetin dhe përcaktimin e Vet. Është Ai që ka mundësi dhe forcë të plotë për të nënshtruar çdo gjë në këtë ekzistencë.

55. EL-METIN - i Pathyeshmi. Ai që nuk mund të mposhtet. Është i Gjithëfuqishëm i Cili në veprimet e Tij nuk ndien lodhje.

56. EL-VELIJJU – Mbrojtësi, Përkujdesësi, Ngadhënjimtari i Cili i do dhe i bën të ngadhënjejnë të dashurit e Tij ndaj çdo armiku.

57. EL-HAMID - i Falënderuari. I vetmi i Cili meriton falënderimin dhe lavdërimin nga çdo krijesë.

58. EL-MUHSI – Gjithënjohësi. Gjithpërfshirësi dhe i Gjithëdijshmi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë pa evidencuar asnjë proces, sado i vogël, në këtë gjithësi.

59. EL-MUBDI – Nismëtari. Është Allahu i Cili e krijoi këtë gjithësi nga mosekzitenca.

60. EL-MU’ID – Rikrijuesi. Është Ai Që rikrijon (ringjall) së dyti krijesat pas vdekjes.

61. EL-MUHJI – Jetëdhënësi. Ai i Cili i ringjall të gjitha krijesat dhe u jep jetë, pasi ato të jenë bërë hi e pluhur.

62. EL-MUMIT – Jetëmarrësi. Ai i Cili i vdes të gjitha krijesat, duke i ndarë shpirtrat nga trupat.

63. EL-HAJJ - i Gjalli. Ky është Allahu, i Gjallë në gjallërinë e Tij të përhershme, pa fillim dhe të përjetshme, pa mbarim.

64. EL-KAJJUM - i Përjetshmi. Të Cilit nuk i ka paraprirë mosekzistenca dhe është i përjetshëm e i Gjithmonshëm në sundimin e Tij.

65. EL-VAXHID – Kreatori i këtij Universi. Në dorën e Tij është sundimi, është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Ai mbikëqyr çdo proces. Tek Ai nuk humb asnjë shënim.

66. EL-MAXHID - i Nderuari. Ai i Cili është i Ndershëm, Bujar e Fisnik.

67. EL-VAHID - i Vetmi. Allahu nuk ka shok në sundim. Ai nuk ka fëmijë, bashkëshorte e as rival në sundim.

68. ES-SAMED - Strehimtari. Është Ai, tek mëshira e të Cilit gjen strehim besimtari i përulur para madhështisë së Tij.

69. EL-KADIR - i Fuqishmi. I Vetmi Ngadhënjimtar, Fuqia e të Cilit nuk mund të krahasohet. Me fuqinë e Tij ka krijuar të gjitha krijesat.

70. EL-MUKTEDIR - i Gjithëmundshmi. I Cili realizon tërë atë që ka përcaktuar.

71. EL-MUKADDIM – Nismëtari, Përparësidhënësi. Është Allahu Ai Që sjell çdo send në vendin e vet të duhur.

72. EL-MUEHHIR – Paslënësi. Ai i Cili vonon ndonjë dënim ose ndëshkim.

73. EL-EVVELU - i Pari. Atij nuk i ka paraprirë ekzistenca.

74. EL-AKHIRU - i Fundit. Ai është i përjetshëm edhe pas shkatërrimit të gjithësisë dhe të krijesave të cilat i shpërndau në të.

75. EDH-DHAHIRU - i Dukshmi, me argumentet dhe Shenjat e Fuqisë së Tij mbi çdo gjë.

76. EL-BATINU - i Padukshmi. Atë nuk mund ta arrijnë shikimet e krijesave.

77. EL-VALI– Udhëheqësi. Ai Që kontrollon dhe mbikëqyr çdo gjë.

78. EL-MUTEALI - i Gjithëlartësuari. Është Ai i Cili është i zhveshur nga çdo përgjasim me krijesat.

79. EL-BERR – Mirëbërësi. Ai i Cili shtrin mirësinë dhe bereqetin ndaj robërve të Vet.

80. ET-TEVVAB – Pendimpranuesi. Allahu është Ai i Cili pranon pendimin e sinqertë nga robërit e Vet dhe i shlyen gabimet.

81. EL-MUNTEKIM – Ndëshkuesi. I Vetmi Që mund të ndëshkojë krijesat për mëkatet e bëra.

82. EL-AFUVVU – Mëkatfalësi. Ai që fshin gabimet dhe mëkatet. Ai që fal robërit e Tij pas pendimit.

83. ER-RREUF - i Dhembshuri. Mëshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave është gjithherë e pranishme.

84. MALIKUL-MULK – Pushtetmbajtësi. Ka fuqi dhe kontroll absolute mbi çdo gjë që krijoi.

85. DHUL-XHELALI VEL IKRAM - Atij i takon madhështia dhe nderi. I Vetmi absolut, i përsosur në cilësitë e Tij.

86. EL-MUKSIT – Drejtësidhënësi. Është i drejtë në gjykimin e Tij. Ai nuk i bën të padrejtë askujt.

87. EL-XHAMIU – Tubuesi. Është Ai që i tubon të gjitha krijesat për të dhënë llogari para Madhërisë së Tij.

88. EL-GANIJ - i Pasuri. Ai i Cili nuk ka nevojë për asgjë në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij e as në veprimet e Tij.

89. EL-MUGNI – Pasuridhënësi. Ai Që i jep mirësi e pasuri atij që do prej krijesave.

90. EL-MANI’U – Privuesi. Është Ai Që ndalon të këqijat dhe sprovimet duke e mbrojtur dhe ruajtur atë që do.

91. ED-DARRU – Dëmsjellësi. Me dëmin e Tij godet atë që do prej krijesave nëse ato janë mosmirënjohëse ndaj dhuntive të Tij.

92. EN-NAFI’U – Dobiprurësi. Në kompetenca të Tij është dobia, dhe i sjell të mira e dobi atij që do nga robërit e Vet.

93. EN-NUR – Drita. Allahu është dritë e qiejve dhe e Tokës.

94. EL-HADI – Udhëzuesi. Ai Që krijoi çdo gjë e pastaj i udhëzoi.

95. EL-BEDIU – Shpikësi. Krijuesi i ekzistencës nga mosqenia.

96. EL-BAKI - i Përhershmi. I Gjithmonshmi pa fillim dhe pa mbarim.

97. EL-VARITH – Trashëguesi. I Përhershmi pas shkatërrimit të krijesave.

98. ER-RESHID – Frymëzuesi. Udhëzuesi, I Urti.

99. ES-SABUR – Durimtari. Është Ai Që nuk shpejton me dënim, por shikon, pret dhe vonon, e megjithatë ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shmanget askush që e ka mohuar dritën e Tij dhe udhëzimin hyjnor.

Print this item

  Feja Islame
Posted by: TCO, - 07-13-2020, 04:46 PM - Forum: Feja Islame - No Replies

Feja Islame (ar. : Tondokument إسلام islām nënshtrim ndaj Zotit; الإسلام al-islām Islami në kuptimin feja e të nënshtruarve ndaj Zotit) me përafërsisht 1,2 miliardë besimtarë, është feja e dytë me radhë sipas numrit të besimtarëve, pas fesë krishtere (2,0 miliard). Besimtarët e kësaj feje thirren mysliman.

Islami është fe monoteiste, që definohet në bazë të Kuranit, i cili për myslimanët është fjala e pakorrigjueshme e Zotit. Burimi i dytë për myslimanët janë fjalët e Profetit Muhammed dhe praktika e tij (Sunneti).

Islami pretendon të jetë praktikë jetësore e njeriut dhe metodologji e të menduarit të tij. Islami është fe e cila përfshin në përgjithësi çdo çështje jetësore. Me termin "Islam" nënkuptojmë-nënshtrim, dorëzim, ndërsa me termin "mysliman" nënkuptojmë atë që i është nënshtruar (dorëzuar) urdhrave të Allahut dhe njëkohësisht zbaton ligjet e Tij.

Print this item

  Game Booster v2
Posted by: destroy - 07-13-2020, 04:29 PM - Forum: Applications - Replies (20)

[Image: 6.png]
[Image: 5-1.png]
[Image: 1-1.png]
[Image: 4-1.png]


-Ky osht gameboster v2 mu shum um ka ndihmu skom llag edhe +10 fps um ka jep

Free and Total Solution for better gaming experience!

Designed to help optimize your PC for smoother, more responsive game play in the latest PC games with the touch of a button, Game Booster helps achieve the performance edge previously only available to highly technical enthusiasts.

It works by updating hardware drivers, downloading essential gaming tools, tweaking system settings for gaming, defragmenting game directories, temporarily shutting down background processes, cleaning RAM, and intensifying processor performance.

Works compatible with PunkBuster, Cheating-Death, VAC, and any other anti-cheat software, Game Booster makes it simpler to enjoy the latest games and take your experience to a new level. All systems go!

Operating Systems Supported

* Microsoft® Windows® 7 (32-bit and 64-bit) Starter/ Home Basic/Home Premium/Professional/Ultimate
* Microsoft® Windows® Vista (32-bit and 64-bit) Starter/Home Basic/Home Premium/Business /Ultimate
* Microsoft® Windows® XP (32-bit and 64-bit) with SP2/SP3 or Home/Professional/Media Center
* Microsoft® Windows® 2000 (32-bit and 64-bit)

Hardware Requirements

* 300 MHz processor or faster processor
* 256 MB of RAM
* 30 MB of free hard disk space

Required For All Installations

* DVD or CD-ROM drive


Download : <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.majorgeeks.com/Game_Booster_d5952.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.majorgeeks.com/Game_Booster_d5952.html</a><!-- m -->

Print this item

  SNOGARDS merr në rradhet e veta loomit
Posted by: braindamaged - 07-12-2020, 10:46 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

SNOGARD Dragons kanë njoftuar shtimin e Christoph "loomit" Norman në rradhët e tyre të Counter-Strike.

Ish Lojtari i Alternate dhe Mousesports tani do të jet në
rradhët e SNOGARDS të cilët aktualisht jan në EAS në vendin e 9 ne ligën
Gjermane.

Ardhja e loomit ne rradhët e SNOGARDS do jet nxitse për ekipen të
cilët do të jen më të motivuar për të siguruar kalimin ne EPS
ku do te ballafaqoheshin me lojtarët e tjer me eksperienc më të lart në vend.

SNOGARD Dragons tani janë:

Lucas "recki" Reckermann
Martin "crvny" Cerveny
Marko "ceLL" Knist
Arnt-Peter "night" Schuldt
Tim "Xavi" Stubter
Christoph "loomit" Normann

Print this item

  Wild Ineters heqin dorë nga IEM America
Posted by: XLN7 - 07-12-2020, 07:57 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Duke u bazuar në webfaqen mibr.com.br, Wild Ineters kanë konfirmuar se ata nuk do të marrin pjesë në Intel Extreme Masters American Championship.

Ekipi nga Argjentina, fitues i KODE5 Latin America, kishin siguruar një vend për në turne, pasi mposhtën këtë javë Punto cL 2-0, në kualifikimin nga Amerika Jugore.

Wild Ineters janë ftuar të marrin pjesë në FIRE, turne në Brazil që do të zhvillohet në kohën e njejtë me IEM, kështu që ishte e pritur se ata nuk do të heqnin dorë nga vendi i siguruar për turneun në qytetin e New York-ut.

Megjithatë, raportet në Brazil sugjerojnë se Wild Ineters kanë kontaktuar organizatorët e FIRE, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në turne, pasi ata nuk do të jenë në gjendje të paguajnë udhëtimin për në garën e IEM.

Me IEM American Championship, i planifikuar të zhvillohet nga data 8 Tetor, e vendosur të ketë dy ekipe nga Amerika Jugore, është ende e panjohur se çka do të bëjnë organizatorët e turneut.

Në ndeshjen tjetër kualifikuese, compLexity dhe Artyk kanë barazuar 1-1, ndeshje e cila përfundoj para mapit të tretë përshkak të problemeve me gjetjen një serveri të përshtatshëm për të luajtur.

Ekipet në vazhdim janë paralajmëruar për në FIRE:

[Image: br.gif] mibr
[Image: br.gif] compLexity
[Image: br.gif] CNB Gaming
[Image: br.gif] semXorah
[Image: br.gif] FEDENCIA
[Image: br.gif] Fatality
[Image: br.gif] eNerGy
[Image: br.gif] SYS
[Image: br.gif] GoldenGlory
[Image: br.gif] PREMONITION
[Image: py.gif] Blacksheeps
[Image: py.gif] Sick Gaming
[Image: ar.gif] Wild Ineters
[Image: pe.gif] Artyk

Print this item

  strike largohet nga ARENA
Posted by: XLN7 - 07-11-2020, 05:36 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Juriy "strike" Tereshenko ka konfirmuar për GameInSide.ua se ai ka lënë ekipin e tij, ARENA.

Ekipi Ukranian, i cili më parë këtë muaj fitoi kualifikimet nga Ukraina për në IEM5, tani ka humbur lojtarin e tij për një kohë të gjatë, Juriy "strike" Tereshenko. Tereshenko sot ka konfirmuar për portalin Ukranian të lajmeve, GameInSide.ua se ai nuk do të luaj më me ARENA, duke mos deklaruar asgjë në lidhje me vendimin dhe për të ardhmen e tij.

[Image: 1273935784.61.jpeg]

Kjo lë ekipin ARENA me vetëm katër lojtarë dhe me një vend për në IEM5 European Championship, derisa komuniteti Ukranian tregon se ekipit ndoshta mund ti bashkohet Andrew "B1ad3" Gorodenskiy, i cili aktualisht luan me ekipin Ukranian, GetHard, në mënyrë që ketë një ekip konkurues.

Për momentin, ARENA ka këtë përbërje:

[Image: ua.gif] Kiril "ANGE1" Karasiow
[Image: ua.gif] Alexey "xaoc" Kucherov
[Image: ua.gif] Taras "craft1k" Voitenko
[Image: ua.gif] Emil "Kucher" Akhundov

Print this item

  IEM On Eurosport
Posted by: braindamaged - 07-11-2020, 01:43 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

ESL Njoftoi se sezonin e 5te e "INTEL EXTREME MASTERS" do mundemi ta shikojm dhe ne Eurosport sot , per nje njoftim per shtyp Turtle Entertainment konfirmoi detajet e para te programit "INTEL EXTREME MASTERS".

Seritë do të jenë nga gjashtë episode,
duke filluar qysh në tetor të 2010, dhe duke përfunduar me finalet në mars 2011.
Secili episod do zgjas nga 25 minuta dhe do të shfaqet në 15 gjuhë
në 47 shtete dhe gjithmonë do te përsëritet 2 herë para shfaqjes ne Eurosport International në 59 shtete dhe 20 gjuhë,
e gjitha kjo do ndodh per her të par në vendet perreth.

Nuk ka pasur informata se a do përfshihen lojat si : Counter-Strike: 1.6, Starcraft 2 and Quake Live apo do fokusohen
veten ne nje.

Print this item

  Alchemists largohen nga gamerzone.
Posted by: braindamaged - 07-11-2020, 09:07 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Alchemists unleashed kane njoftuar largimin e tyre nga Gamerzone , organizates qe iu bashkuan vetem 4 dit me pare.

Kohezgjatja e Ekipes Norvegjeze ne gamerzone ishte shum e shkurter
ekipi norvegjez ka njoftuar largimin nga organizata.

Sipas Gunner "zen" Eng , gamerzone i premtoi ekipes qe shpenzimet e tyre per DSRack #3 do ti mbulonin ata.
Por doli qe Gamerzone nuk ishte ne gjendje ti mbulonin shpenzimet e alchemists per DSRack dhe keshtu ata njoftuan largimin e tyre nga organizata.

Tani prap Alchemists jan ne kerkim te nje organizate te re

Nese ekipi do te jet ne gjendje qe te bej debutimin zyrtar ne DSRack #3 ne Kopenhag eshte aktualisht i pasigurt.

Alchemist Unleashed jan:

Gunnar "zEn" Eng
Anders "bjERKE" Bjerke
Thomas "DaY" Rudstrøm
Kristian "KORN" Hokland
Kenneth "REASTEN" Kristiansen

Print this item

  Punimet e juja Vetem per GAMES!
Posted by: iRuLe - 07-10-2020, 09:34 PM - Forum: Punimet - Replies (29)

Djem ketu mundeni me i postu punimet e juaja amo ce kan te bojn vetem me gaming.
si psh me Counter Strike 1.6 me DOTA (warCraft) me WOW me n4s etc..

punimet e juja mujn me kan te vleres per ata qe kan net cafe se mujn me i perdor ne tinasoft apo handycafe
poashtu mujn me u perdor ketu ne forum apo ne forume e webe tjera.

Cka te keni lidhje me gaming apo esk + gaming postoni Smile.

Print this item