eSportsKosova - Gaming Community
DreamHack Winter me $35,400 - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: DreamHack Winter me $35,400 (/thread-540.html)



DreamHack Winter me $35,400 - XLN7 - 07-13-2020

Organizatorët e DreamHack kanë dhënë lajme rreth turneut të tyre, duke deklaruar $35,400 për edicionin dimëror.

DreamHack Winter 2010 do të zhvillohet në Elmia, Jönköping, nga data 25-28 Nëntor, me 32 ekipe të përfshira në garën e Counter-Strike.

Çmimi tronditës prej $35,400 është paralajmëruar për turneun, duke përfshirë një kreditë dhuratë që do të mundësohet nga ankandi i makinave KVD me vlerë $14,100, që i jepet ekipit që do të renditet në vendin e parë.

Turneu do të shoh tetë grupe me nga katër ekipe, ku dy ekipet e para avancojnë për në playoff. mTw, të cilët fituan DreamHack Summer 2010 pasi mposhtën H2k në finale, i është dhënë qasje direkte në turneun kryesor.

Cilido ekip që arrinë vendin e parë në DreamHack Skellefteå do të pranoj një kreditë dhuratë për në turneun kryesor, derisa organizatorët do të ofrojnë edhe disa ftesa të tjera për disa nga ekipet profesionale.

Ashtu si DreamHack Summer 2010, finalja e madhe do të zhvillohet në DreamArena Extreme, që pranon rreth 1,000 spektatorë.

Ndarja e çmimeve në DreamHack Winter 2010:

1. $14,100 + gift card worthy $14,100
2. $4,250
3. $2,800