eSportsKosova - Gaming Community
ESL Wire Anti-Cheat lëshohet për testim - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: ESL Wire Anti-Cheat lëshohet për testim (/thread-553.html)



ESL Wire Anti-Cheat lëshohet për testim - XLN7 - 07-15-2020

Electronic Sports League kanë bërë të ditur se anti-cheat i tyre i ri është lëshuar për testim në versionin beta.

Pas raportit të djeshëm që tregonte se ESL po punonte në drejtim të krijimit të një anti-cheat të ri, organizatorët tani kanë lëshuar programin për testim publik.

Versioni beta ka për qëllim të siguroj një ndryshim të qetë për përdoruesit e saj, të cilët duhet të bëjnë kalimin nga Aequitas në ESL Wire Anti-Cheat.

Përveç kësaj, duke lëshuar programin për testim publik, organizatorët duan të testojnë përformancën e serverëve të tyre para lansimit zyrtar, si dhe zgjidhjen e problemeve potenciale në lidhje me sistemet e ndryshme të përdoruesve të kompjuterit.

Vizitoni webfaen e ESL për të shkarkuar versionin beta, dhe ndiqni udhëzimet e dhëna në mënyren e përdorimit të programit.