![]() |
|
dsn të përfundoj karierën me fnatic - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: dsn të përfundoj karierën me fnatic (/thread-566.html) |
dsn të përfundoj karierën me fnatic - XLN7 - 07-18-2020 Harley "dsn" Örwall ka pasur një intervistë për fnatic.com, ku ka rrëfyer se karierën e tij do t'a përfundoj me ekipin e dhe organizatën aktuale. Lojtari i fnatic nga viti 2005, 24-vjeçari Harley "dsn" Örwall në intervistën që pati për fnatic.com, tregoi se fnatic do të jetë ndalesa e tij e fundit. Kur Örwall ishte pyetur nëse ai do të vazhdonte në qoftë se shokët e tij të tanishëm do të linin Counter -Strike, ai u përgjigj: "Jo, unë nuk do të vazhdojë. Jam i sigurt se do të përfundoj periudhën time si lojtar profesionist me FnaticMSI. Për mua, të filloj me një ekip të ri në këtë pikë të karierës sime, do të ishte e pamundur" Örwall është në përbërjen aktuale të fnatic, dhe njëri nga ata që ka qenë me organizatën për kohën më të gjatë. Pavarësisht që theksoi se kariera e tij do të përfundoj me fnatic, Örwall nuk ka përmendur asgjë në lidhje me planet e daljës në pension. Me titujt kryesor nga turnet gjatë kohës nën brezin e fnatic, nuk duhet të ketë arsye të tërhiqet ende. Për të lexuar të gjithë intervistën, vizitoni fnatic.com. |