Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Full Gaming nënshkruan me p00nhandlers
#1
Full Gaming kanë nënshkruar me fituesit e WCG Denmark, p00nhandlers për pjesën e mbetur të vitit.

Danezët qëndruan në këmbët e tyre në fillim të këtij muaji, pas prishjes me organizatën franceze, wCrea. Ekipi u strehuan në p00nhandlers, derisa njëkohësisht kërkonin një organizatë të re.

Organizata daneze, Full Gaming tani ka bërë të ditur nënshkrimin me ekipin për pjesën e mbetur të vitit 2010. Full Gaming kishin mundësi të financonin ekipin për turnet që ata kishin planifikuar të merrnin pjesë këtë vit, dhe për këtë erdhën deri tek marrëveshja.

"p00nhandleRs për pjesën e mbetur të 2010 do të quhen Full Gaming dhe kështu do të kenë mundësi të marrin pjesë në turnet më prestigjoz në Evropë këtë dimër.

Pas gabimit me organizatën wCrea, ne ishim duke kërkuar për një organizatë të respektuar, që do të mund ti plotësonte nevojat tona. Dhe, edhe pse Full Gaming nuk është më e madhja dhe më e njohura organizatë përreth, ata tashmë na kanë treguar se janë të gatshëm për këtë. Ne, lojëtarët suraNga, karrigan, Friis, wazorN dhe ArcadioN jemi të gjithë dakord me marrëveshjen, dhe tani mundemi së bashku me trajnerin tonë, MarcK të fokusohemi në lojën tonë 100%.

Marrëveshja ka bërë të sigurtë se përveç udhëtimit tonë për në WCG finals në Los Angeles si Team-Denmark #1, tani ne do të kemi mundësinë të marrim pjesë në DSrackLAN, SLAPLIVE/Komplett Gamer Challenge, Dreamhack Winter 2010 dhe Arbalet Cup këtë dimër.

Ne jemi aktualisht duke bërë bootcamp në vendin e ArcadioN, për të përfunduar përgatitjet tona të fundit për WCG 2010 në L.A. Shpresojmë ju djema të gëzoheni për ne!"


[Image: 1283022271.37.jpeg]

Tani përfaqësuesit e Full Gaming janë:

[Image: dk.gif] Finn "karrigan" Andersen
[Image: dk.gif] Jack "wazorN" Henriksen
[Image: dk.gif] Michael "Friis" Jørgensen
[Image: dk.gif] Morten "suraNga" Jensen
[Image: dk.gif] Timm "ArcadioN" Henriksen

Ekipi ka arritur të siguroj pjesëmarrjen në IEM5 European Championship, pas fitorës 2-0 kundër eSuba në QR2. Veç kësaj, ekipi do të paraqitet në Los Angeles javën e ardhshme, kur prezanton Danimarkën në World Cyber Games 2010.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)